• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
INTERVISTA PËR “AL JAZEERA”/ Rama: Nuk pretendoj se është një padrejtësi që nuk jemi anëtarë të BE sot. Kur kthej kokën…
Home
Intervista

INTERVISTA PËR “AL JAZEERA”/ Rama: Nuk pretendoj se është një padrejtësi që nuk jemi anëtarë të BE sot. Kur kthej kokën…

16 June, 2019 F.autor Breaking News, Intervista, Politikë

Kriza politike në vend ka shtuar edhe më tej skepticizmin e vendeve të Bashkimit Europian nëse Shqipëria është vërtet gati të hapë negociatat.

Fati i zgjedhjeve ende nuk dihet. Presidenti nga njëra anë kërkon zbatimin e dekretit të tij për anulimin e 30 qershorit, mazhoranca vijon me fushatën, ndërsa opozita kërkon largimin e Ramës.

Kryeministri në një intervistë për “Al Jazeera”,  thotë se ndryshimi i datës së zgjedhjeve lokale do të minonte demokracinë e Shqipërisë

Rama: Nëse do vendosim precedentin që një parti, dy parti, tre parti, një palë, vendos të imponojë kushtet e zgjedhjeve, atëherë këtë precedent do e kemi për shumë vite në vazhdim. Në fund të fundit, zgjedhjet nuk bëhen që të vendosin politikanët, por që njerëzit të vendosin për politikanët.

Një raport i Komisionit Evropian i vitit 2019 thotë se Shqipëria ka bërë reforma të rëndësishme por ende duhet të punojë për të trajtuar çështje të tilla si korrupsioni dhe krimi i organizuar. Raporti  thotë se korrupsioni është ende “mbizotërues në shumë fusha dhe mbetet një çështje shqetësuese”. Edhe Rama e njeh problemin.

Rama: Mendoj se Shqipëria ka një problem me krimin e organizuar dhe korrupsionin, si çdo vend që nuk është ende një shtet modern dhe funksional. Prandaj jemi në këtë proces, prandaj nuk jemi anëtarë të BE-së, prandaj nuk po pretendoj se është një padrejtësi që nuk jemi anëtarë sot.Ne duhet të përgatitemi, të modernizohemi, të luftojmë krimin dhe korrupsionin me vullnet të fortë, por gjithçka ka të bëjë me institucione shumë të forta dhe mekanizma shumë të fuqishëm dhe funksional në çdo drejtim.

Ai thotë se ka shumë punë për t’u bërë.

Rama: Kur e kthej kokën 5 vjet e gjysmë pas dhe shoh nga kemi ardhur, kemi bërë gjëra domethënëse. Por kur shoh përpara, ku duam të shkojmë dhe ku dua ta çoj vendin, ka shumë për të bërë.

Shefi i qeverisë shqiptare deklaron se nëse bisedimet e pranimit do të jenë të suksesshme, do të përfitojnë si Shqipëria ashtu edhe BE-ja.

Rama: Shqipëria dhe Ballkani Perëndimor janë të rrethuar nga kufijtë e BE-së, kështu që ne jemi disi një organ i një trupi që tërhiqet nga trupi. Është një zonë brenda Bashkimit Evropian që nuk duhet lënë si një hapësirë e hapur për aktorët e tjerë që mund të mos jenë shumë të prirur për të parë përparimin e Bashkimit Evropian .

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MESSI DHE CR7 JANË MILIONA LARG/ Fanella më e shtrenjtë në botë është e... Babe Ruth (FOTO)
Previous article E RËNDË NË SARANDË/ Bie nga lartësia ndërsa rregullonte tubin e ujit, vdes punonjësja

F.autor

Postime të ngjashme

DETAJET/ Digjen dy makina në orët e para të mëngjesit në Elbasan, policia heton pistën e zjarrvënies së qëllimshme Aktualitet

DETAJET/ Digjen dy makina në orët e para të mëngjesit në Elbasan, policia heton pistën e zjarrvënies së qëllimshme

"PASQYRË E PUNËS SË PËRKUSHTUAR"/ Rama publikon pamjet nga investimi në Banjat Termale të Bënjës Politikë

"PASQYRË E PUNËS SË PËRKUSHTUAR"/ Rama publikon pamjet nga investimi në Banjat Termale të Bënjës

PARASHIKIMI I MOTIT/ E diela me temperatura të larta, temperaturat ngjiten deri në 39°C! Ja qytetet ku pritet të jetë më nxehtë Aktualitet

PARASHIKIMI I MOTIT/ E diela me temperatura të larta, temperaturat ngjiten deri në 39°C! Ja qytetet ku pritet të jetë më nxehtë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT