• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
INTERVISTA/ Pas kallëzimit ndaj Bashës, Balla: Shqiptarët se hanë sapunin për djathë për negociatat
Home
Intervista

INTERVISTA/ Pas kallëzimit ndaj Bashës, Balla: Shqiptarët se hanë sapunin për djathë për negociatat

27 June, 2018 g.autor Intervista, Politikë, Shqipëri

Akuzave të Lulëzim Bashës për lidhje të tij me milionat e eurove që erdhën me “Toyota Yaris”, Taulant Balla iu përgjigj ligjërisht me dy padi.

Ato i bëri publike në emisionin “Politika Online” të gazetares Marsela Karapanço, ku ndër të tjera foli edhe për negociatat.

“Kallëzim penal kundër Lulzim Bashës. Dua që ta bëj një shembull në politikë këtë person. Ai ka vënë në rrezik një operacion të organeve ligjzbatuese. Informacionin që ai kishte të enjten në kuvend, tre institucione që ishin në dijeni para tij, kishin marrë të gjitha masat për vijimin e aksionit që prej së mërkurës. Dyshimet se Basha ka lidhje me këta persona të grupit kriminal, do t’i them të enjten në parlament. Njëri prej funksionareve të organeve ligjzbatuese, duke pirë kafe me Lulzimin, Kuliçin, a ku di unë, ndan informacione me ta. I papërgjgjshmi del në TV dhe i thotë delinkuentëve se është një Toyota Yaris me kaq lekë. Fat i mirë që delinkuentët nuk e dëgjuan kolegun e tyre në kuvend.” tha Balla.

INTERVISTA

Gazetarja: Ju thatë se në Gjermani ka qenë Basha, Berisha e Kodheli. S’besoj se e thatë për t’ja kaluar asaj topin për këtë çështje?

Balla: Jo absolutisht. Kodheli ka qenë në një vizitë të suksesshme në Bundestag, ku ka parë edhe Bashën në korridoret e parlamentit duke shpërndarë traktet për të mirën e integrimit të Shqipërisë (qesh)

Numri dy i Partisë Socialiste u pyet edhe në lidhje me vendimin e një dite më parë për negociatat e Shqipërisë.

Gazetarja: Vendimin e djeshëm, a mendoni se po ja u shisni shqiptarëve si sapunin për djathë këtë cështjen e negociatave, kur thoni se keni marrë një datë?

Balla: Nuk ka dalë burrë nëne deri sot që t’u shesë shqiptarëve sapunin për djathë. Jemi rracë tepër e zgjuar ne shqiptarët… shqiptarët e dinë

Gazetarja:…që nuk janë çelur negociatat dje…

Balla: Dje shqiptarët kanë marrë urime nga përfaqësuesit më të lartë të BE.

Gazetarja: Së bashku me një listë të gjatë kushtesh që nuk i kanë plotësuar.

Balla: Të lutem…

Gazetarja: A ka dështuar qeveria me negociatat?

Balla: Ne nuk prisnim datë, për të thënë të vërtetën. Dhe këtë e kemi komunikuar shpesh herë. Dhe brenda pritshmërive tona kemi marrë dhe datën dhe dakortësinë për punën përgatitore.

Gazetarja: Pra që do të lindë, do lindë, por se kur do ngelë me barrë thote populli, s’i dihet…

Balla: Asnjë prej vendeve që kanë kaluar përmes këtij procesi, nuk kanë marrë një vendim, që sot është mbledhja e Këshillit, dhe nesër hapen negociatat…

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NDODH NË DURRËS/ 38-vjeçari BLLOKON rrugën: E kam vendosur, është për PARKIM
Previous article U largua me lot në sy/ Marselo ka pësuar një dëmtim të rëndë dhe...(VIDEO)

g.autor

Postime të ngjashme

“SHQIPËRIA NË RRUGËN E DUHUR DREJTË BE”/ Kancelari i Austrisë: Unioni të mbajë premtimet për vendet kandidate Politikë

“SHQIPËRIA NË RRUGËN E DUHUR DREJTË BE”/ Kancelari i Austrisë: Unioni të mbajë premtimet për vendet kandidate

“SISTEM PROKURORIMI ME AI”/ Rama në Gjermani: Shqipëria, laboratori inteligjent në Europë Politikë

“SISTEM PROKURORIMI ME AI”/ Rama në Gjermani: Shqipëria, laboratori inteligjent në Europë

PROTESTAT NË TIRANË/ Rama: Në atë Bulevard ku sot festojnë lirinë flamingot, janë vrarë njerëz Breaking News

PROTESTAT NË TIRANË/ Rama: Në atë Bulevard ku sot festojnë lirinë flamingot, janë vrarë njerëz

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT