Kryeministri Edi Rama në një intervistë për France 24 u shpreh se BE-së nuk i kushton asnjë cent çelja e negociatave me Shqipërinë. Rama tha se Shqipëria kërkon çeljen e negociatave jo për tu bërë anëtar por një rrugë për të vijuar reformat dhe monitoruar ata.
Kryeministri i Shqipërisë u pyet dhe për protestën javën e kaluar si dhe për praninë e investimeve turke në Shqipëri dhe nëse presidenti Erdogan kërkonte të rriste influencën e tij në Ballkan dhe në Shqipëri.
Gazetarja: E nisim me një incident që ndodhi javën e kaluar, është plagosur një gazetar gjatë një proteste të opozitës. Ata kërkojnë dorëheqjen tuaj dhe dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, çfarë po ndodh?
Edi Rama: Mendoj se nuk është një lajm që duhet të zërë faqet e para të gazetave ndërkomëbtare. Është jeta e brendshme e vendit, opozita është duke protestuar dhe ka një qeveriqë është në fuqi
Gazetarja: Nuk keni ndërmend të dorëhiqeni?
Edi Rama: Të kërkosh dorëheqjen e kryeministrit në Shqipëri ndodh shpesh herë që kur jemi futur në demokraci
Gazetarja: Pse këtë herë kërkojnë hapur dorëheqjen dhe kritikuar ministrin e brendshëm. Ju thoni se është jeta e brendshme e vendit tuaj?
Edi Rama: Po kur flas në një gjuhë të huaj nuk flas ndonjëherë për opozitën sepse mendoj se është jeta demokratike e Shqipërisë.
Gazetarja Nuk ka asgjë për tu befasuar sepse kjo është jeta e brendshme e vendit tuaj dhe nuk do të jepni dorëheqjen?
Edi Rama: Po është e drejtë. Shqipëria ka parë manifestime të mëdha. Kjo është jeta demokratike e vendit dhe është normale
Gazetarja: A keni rezultate konkrete në luftën kundër krimit të organizuar dhe luftën kundër drogës, sepse është ndër angazhimet që Shqipëria duhet të përmbushë për të hyrë në BE
Edi Rama: Kemi shumë rezultate që janë themelore, se ndryshe KE nuk do të bënte rekomandimin për çeljen e negociatave me Shqipërinë. Nga ana tjetër jemi të ndërgjegjshëm se ka ende për të bërë. Nuk është se jemi duke trokitur në dyert e BE-së për tu bërë anëtarë, jemi duke u përgatitur për hapjen e negociatave të cilat do të vazhdojnë shumë vite për të vendosur në jetë të gjithë reformat e nevojshme dhe përmirësuar nga pikëpamja e ligjëvënies. Është një punë në vazhdim
Gazetarja: Europa është duke vuajtur nga kriticizmi?
Edi Rama: Po vuan nga kriticizmi që vjen nga brenda BE. Mendoj se ka shumë arsye, një prej tyre, më themelori, është se sot për herë të parë në historinë e saj Europa po jeton një çast që brezi i ri europian nuk e ka njohur luftën. Unë e kam njohur luftën. Unë isha i rritur madje dhe ministër i Kulturës kur patëm një luftë të tmerrshme që detyroi 500- 600 mijë shqiptarë nga Kosova të vinin në Shqipëri. Ne e njohim luftën. Kjo është pse Evropa është vend i paqes dhe i sigurisë.
Gazetarja: A patët përshtypjen se dyert e BE-së u hapën për ju në samitin e Ballkanit kur dihet se sot është ky kriticizëm.
Edi Rama: Nuk bëhet fjalë për zgjerim të BE-së por për të vazhduar në të njëjtën linjë mbi atë çka thënë presidenti juaj, Macron. Të shkojmë drejt thellimit të BE-së përpara se të zgjerohemi, nga ana tjetër dhe një thellim të reformave nga ana tjetër, para se të bëhemi anëtarë.
Gazetarja: Nuk është se është zgjerim faktik?
Edi Rama: Jo nuk është zgjerim faktik. Ndodh kur ka anëtarë të rinj, por sot për sot nuk bëhet fjalë për anëtarë të rinj, por për të ndihmuar vendet e Ballkanit si Shqipëria, Maqedonia e Bosnja për ti çuar ata drejt integrimit
Gazetarja: Pra nuk kërkoni para nga Europa?
Edi Rama: Nuk kërkojmë asnjë para nga Europa. Negociatat nuk i kushtojnë asnjë qindarkë Europës. Janë rrugëtim për të vazhduar drejt reformave, janë dhe inspektime për të parë nëse ne i kemi përmbushur apo jo.
Gazetarja: Ka shumë reforma që duhen ende përmbushur?
Edi Rama: Po ka shumë kapituj është një rrugë besimi për vendin tonë. Ne jemi duke e kryer këtë gjë jo për tu bërë anëtarë por më së shumti për fëmijët tanë, me qëllim që të shkëputemi një herë e mirë nga e kaluara duke u bërë shtete të së drejtës, njësoj si vendet e BE-së.
Gazetarja: Për ju e vetmja e adhme është Europa?
Edi Rama: Është e vetmja e ardhshme e mundshme
Gazetarja: Shqipëria ka përqindjen më të madhe të të rinjve që emigrojnë në BE, cila është arsyeja mendoni?
Edi Rama: Ka një periudhë e cila vijoi pas izolimit të Shqipërisë, njerëzit largohen dhe kthehen sërish. Është ndryshimi i sistemeve që e sjell. Mendoj se është normale që njerëzit të largohen e të kthehen.
Gazetarja: Nuk ju vjen keq për këtë?
Edi Rama: Nuk na vjen keq se historia na tregon se vendet, ato që janë më të pasurat sot në Evropë kanë qenë më të varfra dhe njerëzit kanë emigruar, dhe më pas janë kthyer me kapacite të reja
Gazetarja: Presidenti Erdogan deklaroi se ka investuar 3 miliardë euro në Shqipëri ndër to dhe një aeroport në Vlorë. A i mbështesni këto projekte?
Edi Rama: Bëhet fjalë për një bilanc prej 30 vitesh bashkëpunimi. Nuk ështe se janë 3 miliardë të ditës së sotme. Janë 30 vite bashkëpunim. Ashtu sic ndodh në vende të tjera. Secili ka lirinë për të bërë biznese qofshin ato kineze, turke, europiane, të gjitha janë të mirëpritura. Të vijnë e të investojnë në Shqipëri
Gazetarja: Pra Erdogan nuk po kërkon të rrisë influencën e tij në Ballkan dhe në Shqipëri?
Edi Rama: Me Shqipërinë, Turqia ka një lidhje miqësore që daton prej kohësh. Shqipëria është një vend i orientuar drejt BE-së. Është një vend me myslimanë, të krishterë por feja e sotme është Europa.


