• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
INTERVISTA/ Nard Ndoka: Basha nuk mund ti kthej pas qytetarët në PROTESTËN e 16 shkurtit
Home
Intervista

INTERVISTA/ Nard Ndoka: Basha nuk mund ti kthej pas qytetarët në PROTESTËN e 16 shkurtit

7 February, 2019 F.autor Intervista, Politikë

Deputeti i Partisë Demokratike, Nard Ndoka i ftuar në emisionin ’45 minuta” në Report TV, foli rreth klimës së protestës së opozitës së bashkuar që pritet të mbahet 16 shkurt.

Teksa ka komentuar deklaratën e Kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha se kjo protestë do të jetë masive deputi Ndoka foli rreth natyrës së kësaj proteste se qytetarët e kanë humbur besimin dhe shpresën tek kjo qeveri e cila sipas tij ka dështuar në rolin e saj udhëheqës.

Deputeti Nard Ndoka u shpreh i bindur se është krijuar një klimë dhe nivel i lartë pakënaqësie e qytetarëve të vendit por nuk është e sigurt se çfarë do të sjellë kjo protestë, pasi do të jenë ata që do të vendosin

“Bëhet fjalë për një protestë që i ka kaluar përmasat e veta politike. Është një akumulim pakënaqësisë se qytetarëve dhe protesta eshte vetmja menyre per ta penguar kete qeveri per taksat ndaj qytetareve dhe të gjithë keqqeverisjen që ka ushtruar deri më tani është protesta.

Protestat kanë treguar që janë vërtet efektive dhe kur ke një kaos të drejtë, ajo fiton gjithmonë. Qytetarët e kanë kuptuar që kjo qeveri ka dështuar , e vetmja mënyrë për të frenuar në keqqeverisje, në keqadministrimin e fondeve publike është protesta.

Keqqeverisja ka ardhur duke u trashur, qeveria e Kryeministrit Edi Rama jo vetëm nuk është treguar tolerante dhe bashkëpunuese dhe nga nismat e veta, ka rritur arrogancën e vet ndaj qytetarëve. Kemi rastin e studentëve që i dha një mësim politikës, që tregon se protesta është nje institucion që sot ka rëndësi. Është abuzuar për hir të së vërtetës në shumë raste, me natyrën e protestave nga politika.

Edhe vete z. Basha është kritikuar për mëyrën e sesi e ka drejtuar politikbërjen e tij. Deri më tani nuk ka një draft . Problemi i standarteve dhe ngritja e një komisionin për reformën zgjedhore, nuk ka patur një vullnet nga ana e maxhorancës në këtë rast nuk është bërë deri më tani asgje dhe e gjitha çfarë deklarohet nga ana e maxhorancës derimë tani për reformën zgjedhore është demagogji”, tha Ndoka.

Sipas deputetit protesta do të jetë radikale dhe se do të jenë qytetarët ata që do përcaktojnë kohëzgjatjen e saj, dhe nëse duan ta rrëzojnë këtë maxhorancë qeverisëse, e cila sipas tij deri më tani ka treguar që nuk ka vesh për të dëgjuar interesat e qytetareve.

“Protesta e 16 shkurtit pritet të jetë një protestë radikale edhe pse ende nuk ka një informacion për detajet e saj. Çdo gjë që është në dorën e qytetarëve, dëshira e tyre, do të jetë si njësi matëse e cila do të vendos vetë kohëzgjatjen e kësaj proteste e cila mund të jetë edhe e pafund deri në largimin e Ramës.

Të vetmen kërkesë që kam është që mos na pengoni që të protestojmë ashtu siç duhet, pafund. Çdo parti politike po merr masat e veta organizative pasi po përgatitemi me një protestë popullore. Kryeministri duhet te pergatitet sepse nuk do të ketë shpulla, por grushta, brryla që do të drejtohen kundra kësaj keqqeverisje dhe në rradhë të parë ndaj vetë kryeministrit Edi Rama.

Rama rrëzoi qeverinë e tij , vetëm në një vit qeverisje. Pra, kemi një kryeministër n agon.Nëse Kryeministri i vëndit nuk do të tregojë një vullnet gadishmërie për të drejtuar vëndin duke qene i gatshëm për të plotësuar kërkesat e qytetarëve që e kanë zgjedhur janë ata që do të vendosin për të marrë në dorë fatet e tyre. Nuk është fjala për një vendimarrje e ngushtë poltike, por do të jetë një protestë e pafund.

Nuk ka shpresë më që kjo maxhorancë do të reagojë ndaj kërkesa të banorëve të studentëve. Nuk ka shpresë më që qeveria do t’u përgjigjet në mënyrën e duhur kërkesavë të studentëve. Në këto vitë pluralizëm politik është e vetmja parti politike që qeveris e vetme. Kjo parti ka një mungesë demokracie të theksuar”, tha Ndoka.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TRAGJIKE/ U sulmua nga QENTË teksa punonte, ndërron jetë gruaja nga Berati
Previous article SHISTE DROGË ME BIÇIKLETË/ Si e pësoi 30 vjeçari SHQIPTAR "i mbytur nga hallet"

F.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT TRAGJIK NË TIRANË-DURRËS/ Koçiu viziton të plagosurit te Trauma Politikë

AKSIDENT TRAGJIK NË TIRANË-DURRËS/ Koçiu viziton të plagosurit te Trauma

"MOS U DORËHIQ, KËTA S'JANË ALTERNATIVË"/ Rama ndan mesazhin e një qytetari Politikë

"MOS U DORËHIQ, KËTA S'JANË ALTERNATIVË"/ Rama ndan mesazhin e një qytetari

BASHKËPUNIM ME ITALINË PËR PRODHIMIN E MJETEVE DETARE/ Rama: 500 vende pune të reja Politikë

BASHKËPUNIM ME ITALINË PËR PRODHIMIN E MJETEVE DETARE/ Rama: 500 vende pune të reja

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT