Zëvëndës ministrja e punëve të Brendshme Romina Kuko ka qenë e ftuar sot në “Intervista” në ERTV.
Duke folur për çështjen e vizave që u votua në Parlamentin Holandez por që për të cilën duhet të vendose Bashkimi Europian, Kuko u shpreh se kërkesa është populiste dhe ka lidhje me kontekstin e brendshëm në Holandë.
Duke ju referuar deklarates se KE Kuko u shpreh se “Komisioni europian foli qe nuk ka kerkese nga Hollanda.”.
Zevendesministrja duke sjelle ne vemendje deklaraten e qeverise holandeze e cila thoshte se nuk do e coje mocionin ne KE theksoi “Kërkesa është e disa deputetëve dhe jo e qeverisë së Holandës.”
Me tej Kuko duke shigjetuar Bashen e Kryemadhin shtoi se “Elementë të politikës këtu në Shqipëri po e përdorin në mënyrë dashakeqe gjithë këtë ngjarje.”.


