• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
INTERVISTA/ Krichbaum: Nuk do të bashkëpunojmë me PD-në nëse i kthehet të djeshmes
Home
Intervista

INTERVISTA/ Krichbaum: Nuk do të bashkëpunojmë me PD-në nëse i kthehet të djeshmes

19 May, 2022 s.autor Intervista, Politikë

Intervistë ekskluzive e DW me deputetin kristiandemokrat në Parlamentin Gjerman, Gunther Krichbaum, folës i grupit parlamentar CDU/CSU për çështje të Bashkimit Evropian

Deutsche Welle: Sot në Bundestag ju hodhët idenë e një modeli të ri për vendet që janë më afër BE-së, por nuk mund ose nuk duan të jenë anëtare të BE-së. A është kjo përgjigja juaj ndaj propozimit të fundit të presidentit francez Macron për krijimin e një formacioni të ri politik përtej BE-së?

Gunther Krichbaum: Sigurisht që ka të bëjë edhe me sugjerimet e zotit Macron dhe mendoj se do të ishte pozitive që Gjermania dhe Franca  të bashkëpunojnë në këtë drejtim. Sfondi është se vendet që duhet të pranohen sot janë pak më larg standardeve të Bashkimit Evropian sesa ishin dikur vendet kandiduese si Finlanda, Republika Çeke ose Sllovakia. Pra, të mos e gënjejmë veten: sa i përket Ukrainës – dhe unë do të doja që Ukrainës t’i jepej statusi i kandidatit – procesi i anëtarësimit do të kërkojë dekada. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme që ne të ofrojmë një perspektivë të besueshme evropiane, një model për vendet që nuk duan ose nuk mund të bëhen anëtarë të Bashkimit Evropian.

Cilat vende keni parasysh konkretisht?

Për shembull, vendet e Zonës Ekonomike Evropiane (EEA), si Lihtenshtajni, Zvicra, Norvegjia, Islanda dhe Britania e Madhe. Këto vende nuk duan të bëhen anëtarë të Bashkimit Evropian. Por duhet të kemi edhe një model për vendet që ende nuk janë anëtarë të BE-së. Por kjo ide duhet elaboruar. Për mua është e rëndësishme që ky model të kuptohet si një stacion përgjatë rrugës drejt Bashkimit Evropian. Këto vende do të mund ta vendosin vetë, nëse duan të anëtarësohen apo  preferojnë të qëndrojnë aty përgjithmonë, siç janë vendet e EEA, të cilat nuk synojnë të anëtarësohen. Në këtë rast do të kishim një anëtarësim të asociiuar. Ky është një model që nënkupton që në titull se këto vende i përkasin që tani BE-së. Ky anëtarësim i asociuar mund të zgjerohet për shembull me pjesëmarrje në tregun e përbashkët, ose me pjesët e kapitujve që janë të hapur ose që janë përmbyllur. E mundshme ështsë një pjesëmarrje në tregun e brendshëm, ose bashkim doganor. Ky model ende duhet të elaborohet, por mendoj se është një perspektivë e besueshme evropiane.

Ju nuk e përmendët Ballkanin Perëndimor. A do të ishin edhe vendet Ballkanit Perëndimor pjesë e këtij modeli?

Preferoj të flas për Evropën Juglindore ose për vendet e Ballkanit e jo për Ballkanin Perëndimor. Aty ka vende si Sllovenia dhe Kroacia, të cilat tashmë janë anëtare të Bashkimit Evropian, vende, me të cilat tashmë po negociojmë, si Serbia dhe Mali i Zi, vende që janë ante portas (duke hyrë , shën.i red.), pra, drejt çeljes së negociatave të anëtarësimit, të cilat, siç e dini, janë Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut. Ka edhe vende si Kosova dhe Bosnja e Hercegovina, të cilave nuk mund t’u  jepet asnjë perspektivë garantuese për momentin. Pra, kemi të bëjmë me gjendje të ndryshme. Pra ky model vlen edhe për shtetet e Ballkanit, në mënyrë që edhe ato të marrin diçka gjatë procesit të negociatave dhe t’u jepet sinjali: Ju do të hyni në BE, edhe pse kjo mund të zgjasë ca. Më lejoni t’ju kujtoj se vendi i fundit që iu bashkua BE-së, Kroacia, kishte negociuar 8 vjet e gjysmë me BE.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LUFTA/ Amerika do të ofrojë 100 milionë dollarë për Ukrainën
Previous article NUK PËRMBAHET/ Militantja e Berishës: Këta qeveritarë janë për në burg, kanë nga 100 dashnore. Qaja kur të ndiqja në FB

s.autor

Postime të ngjashme

MILOT-BALLDRE/ Ministri Nufi: Investim i rëndësishëm për veriun e Shqipërisë Politikë

MILOT-BALLDRE/ Ministri Nufi: Investim i rëndësishëm për veriun e Shqipërisë

"FLAMINGOT MES PAQES..."/ Rama reagon sërish për protestuesit: Budallallëku që e ka mbajtur Shqipërinë peng 100 vjet... Politikë

"FLAMINGOT MES PAQES..."/ Rama reagon sërish për protestuesit: Budallallëku që e ka mbajtur Shqipërinë peng 100 vjet...

LIQENI I SHKODRËS NE UNESCO/ Rama: Dëshmi se Shqipëria nuk abuzon me mjedisin! Projekti në Zvërnec do të bëhet Breaking News

LIQENI I SHKODRËS NE UNESCO/ Rama: Dëshmi se Shqipëria nuk abuzon me mjedisin! Projekti në Zvërnec do të bëhet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT