• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
INTERVISTA/ Kreu i LZHK, Shehi flet për ndryshimet ligjore: Të ndryshohet Kushtetuta. Ka një përgjigje edhe për…
Home
Intervista

INTERVISTA/ Kreu i LZHK, Shehi flet për ndryshimet ligjore: Të ndryshohet Kushtetuta. Ka një përgjigje edhe për…

23 July, 2018 g.autor Intervista, Politikë, Shqipëri

“Ligj i ri zgjedhor dhe reformë në drejtësi në një shtrat të ri kushtetues”. Kjo është zgjidhja sipas Dashamir Shehit për situatën aktuale që po kalon vendi, kur gjyqësori është futur në kolaps, pas të larguarve nga Vettingu, ndërsa ligji për Magjistraturën u shty për në shtator në mungesë të konsensusit të opozitës.

I ftuar te “5 pyetjet nga Babaramo”, Shehi tha se nevojitet një Kushtetutë e re, ndërsa solli në vëmendje gabimin sipas tij që u bë me ndryshimet e 2008-ës.

Qytetarëve u kemi hequr të drejtën të votojnë, u kemi thënë ky është flamuri i partisë, kjo është lista, mund të jetë një qorr, një budalla, kjo është lista e kryetarit. Një ligj i ri zgjedhor, reformë në drejtësi në një shtrat të ri kushtetues, dhe ndryshimi i kësaj kushtetutës, balancimi i disa institucioneve. Kishim një kushtetutë të mirë në 1998 edhe pse PD nuk e pranoi atëherë. U bë një gabim i madh që u ndryshua në 2008, u ndryshua edhe ligji zgjedhor, solli president më të dobët, një ligj zgjedhor që provokoi këtë situatë. Ne si opozitë duam që në vjeshtë t’u ofrojmë shqiptarëve një platformë të qartë se çfarë do bëjmë. 

Duke e cilësuar prioritare reformën elektorale, Shehi thotë se sistemi aktual nuk garanton votën dhe përfaqësimin e qytetarëve.

Duhet të ketë një element maxhoraitar, ose listë të hapur, ose një deputetësh prej 70 ose 100 në maxhoritar.

I pyetur për skenarin e shumë diskutuar në qarqet mediatike, atë të një bashkëqeverisje PD-PS për integrimin në BE, Shehi thotë se kjo do zhdukte opozitën dhe do thellonte korrupsionin.

Nuk ka nevojë për qeveri të përbashkët, ato bien në korrupsion, zhdukin opozitën. Ajo që për të cilën kemi nevojë, është një platformë për integrimin. Qeveria duhet të bëjë ato punë që duhen bërë, sikur kjo qeveri t’i kishte bërë ato punë, sot do kishim marrë statusin kandidat. Unë përfaqësoj një parti shumë të vogël, nuk është se imponoj unë zërin opozitar, por s’kam qenë kurrë pro kësaj ideje. Për mua është një zgjedhje pavlerë. Mjafton një platformë e përbashkët për integrimin europian, deri në dhjetorin e vitit të vjen, ku të binim dakord për sistemin e drejtësisë, kemi përpara një ligj zgjedhor që na e ka vënë si kusht europa.

Dash Shehi kandidat për kryetar Bashkie në Tiranë?

Jam katër vjet më i madh. Kjo është një temë ku nuk është momenti për ta gjykuar tani, por nuk është momenti, por do ta diskutojmë… Unë gjykojmë që në radhët e opozitës mund të ketë të rinj më energjikë sesa unë. Duhet të bëhemi gati që të votohet me ligje të tjera, ndarja territoriale është penalizuese. Kam insistuar që të bëhej edhe opozita pjesë e ndarjes territoriale, u gabua që nuk mori pjesë. 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E HËNA E "ÇMENDUR" ME SHI DHE ERË/ Meterologët shpjegojnë fenomenin: Mbani çadrën me vete se...
Previous article Meghan Markle dhe Princi Harry duhet të marrin kurorën në vend të William dhe Kate?

g.autor

Postime të ngjashme

PËRFSHIRJA NË PROTESTA/ Ministri Demo: Fëmijët nuk e kanë vendin mes dhunës, së shpejti platforma “Help for You” kundër abuzimeve online Politikë

PËRFSHIRJA NË PROTESTA/ Ministri Demo: Fëmijët nuk e kanë vendin mes dhunës, së shpejti platforma “Help for You” kundër abuzimeve online

TRYEZA KOMBËTARE/ Nga rrjetet sociale te përgjegjësia e prindërve, Rama prezanton masat për mbrojtjen e fëmijëve: Së shpejti nisim diskutimin publik Politikë

TRYEZA KOMBËTARE/ Nga rrjetet sociale te përgjegjësia e prindërve, Rama prezanton masat për mbrojtjen e fëmijëve: Së shpejti nisim diskutimin publik

"BUXHET HISTORIK, MBI 10 MILIARDË EURO"/ Rama: Mesazhi i qartë, duam më shumë biznese e investime vendase e të huaja Politikë

"BUXHET HISTORIK, MBI 10 MILIARDË EURO"/ Rama: Mesazhi i qartë, duam më shumë biznese e investime vendase e të huaja

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT