• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
INTERVISTA/ Kreshnik Spahiu: Bashës janë pezulluar vizat për shkak të qëndrimit anti-amerikan dhe “lobimit rus” (EKSKLUZIVE)
Home
Intervista

INTERVISTA/ Kreshnik Spahiu: Bashës janë pezulluar vizat për shkak të qëndrimit anti-amerikan dhe “lobimit rus” (EKSKLUZIVE)

17 January, 2020 k.autor Breaking News, Ekskluzive, Intervista, Politikë

Kreshnik Spahiu në një intervistë ekskluzive për AlpeNEWS.al, foli për pezullimin e vizave në SHBA përkohësisht për Lulzim Bashën.

Spahiu foli dhe për reformën zgjedhore ku tha se:  marrveshjen nuk e ka bërë Basha por Sali Berisha në vitin 2008. Basha thjesht po e rikonfirmon në vitin 2017 dhe aktualisht në 2020 – Basha nuk rikthehet dot në parlament para 2021 sepse mandatet janë plotësuar! – Zgjedhje të parakohshme nuk varen nga Basha por nga Rama.

I pyetur nëse do i kthehet sërish Alencës Kuq e Zi, ai u shpreh se: Me këtë sistem vote, ky sistem nuk bie me vota! Unë do rikthehesha atë ditë kur populli të kish nevojë pēr njē Revolucion “Rama-Basha-Meta-Berisha ik” Shqipëria s’ka nevoj për rotacion por për revolucion.

1.Thatë ne emisionin “Open” se Lulzim Bashes i është anuluar viza nga SHBA. Nga i ka burimet ky informacion?

Miku im diplomat në Washington më ka treguar dy ftesat dhe axhendën e takimeve të Lulzim Bashës në Washington në dy kohë të ndryshme, në shtator dhe dhjetor 2019. Të dyja axhendat dështuan për shkak se Lulzim Basha nuk mund të fluturonte drejt SHBA. Të dyja vizitat u bënë publike në SHBA dhe Shqipëri por Lulzim Bashës nuk ju mundësia viza. Nuk ka një vendim për heqje vize të përjetshme por një vendim i brendshëm pezullimi të përkohshēm për shkak të qëndrimit anti-amerikan në 6 muajt e parē 2019 dhe monitorimit të proçedurave penale të pastrimit parave dhe “lobimit rus” në Washington. Pezullimi i vizës dhe anullimi vizitave ka qen një paralajmërim i fundit për të ardhmen politike personale të Lulzim Bashës

2. Si e shihni uljen ne tryezë të palëve për Reformën Zgjedhore?

E shikoj si një vazhdim të marrveshje 10 vjeçare mes Berishës dhe Ramës, e cila po firmoset nga ushtari Lulzim Basha. Marrveshja Rama-Basha-Meta ka 4 pika kryesore: – Futjen në zgjedhje sërish me Ramën kryeministër dhe pa mdryshuar sistemin zgjedhor – Mos lejimin e forcimit të partive të reja apo të vogla dhe polarizimjn e sistemit – Lënien e Ilir Metës si president dhe heqjen dorë nga shkarkimi i tij – Mos arrestimin e njëri-tjetrit dhe mbylljem e dosjeve të vjetra. Një amnisti juridike, politike dhe finaciare për vete (Basha, Berisha, Rama, Meta)

3. Ku po gabon Lulzim Basha?

Basha ka një gabim thelbësor, prejt të vilit rrjedhin të gjithë gabimet e tjera. – marrveshjen nuk e ka bërë Basha por Sali Berisha në vitin 2008. Basha thjesht po e rikinfirmon në vitin 2017 dhe aktualisht në 2020 – Basha nuk rikthehet dot në parlament para 2021 sepse mandatet janë plotsuar! – Zgjedhje të parakohshme nuk varen nga Basha por nga Rama. Ato mundë të ndodhin vetëm kur kalkulimet e Ramës e nxjerrin fitues. Zgjedhjet i shpalla parlamenti dhe jo opozita jashtë parlamentare. Basha s’ka asnje deputet në Kuvend Nderkohë nje gje eshte e sigurtë që pas dajakut amerikan kundër PD e cila ishte objekt i destabilizimit rajonal dhe lidhjeve të dushimta me Moskën do kemi dy ngjarje që nuk do përsëritem më kurrë: – Partia Demokratike kurrë s’do guxoj të bojkotoj më zgjedhjet – Partia Demikratike s’do guxoj kurrë të djeg më mandatin

4. Kreu i PD ka njoftuar së fundmi se opozita do i rikthehet protestave. Ky është një “hap fals” apo rruga e duhur për Partine demokratike që të vij në pushtet?

Hahahahaha komike! Protesta kundēr kujt dhe pēr çfarē? Protesta ka kauz dhe motiv. Kauzat u shitēn. Protestat u ndërpren Protestat i braktisēn. Çfarë kërkojnë? Dogji mandate për një dosje Dogji zgjedhjet për një dosje Dogji kauzat për një dosje Dogji 61 bashki për një dosje Dogji mardhëneiet me SHBA për një dosje Dogji intergimin në BE për një dosje Dogji bulevardin për një dosje Dogji qindra protestues që u arrestuan për një dosje. Dogji aleatët për një dosje Dogji edhe mandatin 2021-2025 për një dosje! Përfundimisht Basha i ka dhuruar mandatin e 3 qeverisës Edi Ramës. Sot Rama është njeriu më i interesuar për zgjedhje të parakohshme sepse i fiton përball njeriut mē të dësjtuar në politik, i ciki kauzën “Rama ik” e ktheu “Rama mik” Për këtë arsye i propozoj demikratve që në 20 shkurt të protestojnë në bulevard me parrullat “Rama mik”

5. A do i rikthehet Kreshnik Spahiu politikes ne terren me Aleacen Kuq e Zi?

Unë punoj si jurist në Gjermani dhe ushtroj profesionin tim. Jam i qetë dhe i lumtur. Me këtë sistem vote, ky sistem nuk bie me vota! Unë do rikthehesha atë ditë kur populli të kish nevojë pēr njē Revolucion “Rama-Basha-Meta-Berisha ik” Shqipëria s’ka nevoj për rotacion por për revolucion.

AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “NËSE I SHIHNI, MOS IU AFRONI”/ Policia britanike shpall në kërkim dy shqiptarët. Nxjerr fotot dhe emrat, ja pse akuzohen
Previous article SHËNDETI I KOCKAVE/ Ja se çfarë ushqimesh duhet të përmbajë regjimi juaj

k.autor

Postime të ngjashme

22 DITË PROTESTË/ Qytetarët mblidhen në sheshin “Skënderbej”, pritet marshimi i përhershëm drejt Kryeministrisë Aktualitet

22 DITË PROTESTË/ Qytetarët mblidhen në sheshin “Skënderbej”, pritet marshimi i përhershëm drejt Kryeministrisë

FJALIMI I RAMËS/ Reagon Spiropali: Mblidh trutë e kokës! Partia duhet të pastrohet Politikë

FJALIMI I RAMËS/ Reagon Spiropali: Mblidh trutë e kokës! Partia duhet të pastrohet

"SPONSORËT E PROTESTËS PO HARXHOJNË SHUMË PARA..."/ Rama: Sa për mua dhe PS-në, le të vazhdojnë të paguajnë naftë e qeleshe deri në maj 2029 Breaking News

"SPONSORËT E PROTESTËS PO HARXHOJNË SHUMË PARA..."/ Rama: Sa për mua dhe PS-në, le të vazhdojnë të paguajnë naftë e qeleshe deri në maj 2029

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT