• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
INTERVISTA/ Kosova, Vuçiç: Më mirë paqe sesa konflikt nga i cili do të kishim dalë humbës
Home
Intervista

INTERVISTA/ Kosova, Vuçiç: Më mirë paqe sesa konflikt nga i cili do të kishim dalë humbës

17 August, 2018 k.autor Intervista, Rajon

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka deklaruar se qëllimet e tij kryesore në dialogun me Prishtinën janë që të ruajë paqen dhe stabilitetin në Kosovë, të mbrojnë interesat shtetërore dhe të sigurojnë të drejtat pronësore të popullit serb.

“Nëse ka marrëveshje, do të kemi më shumë se sot”, tha Presidenti.

Në një intervistë për Ditarin e RTS-së, Presidenti serb u shpreh se “ata të cilët flasin për konfliktin e ngrirë nuk e kuptojnë se ky është i paqëndrueshëm dhe që për çdo ditë do të shqetësoheshim nëse do të na sulmonin në veri, pastaj të qahemi për të vrarët e të zhvendosurit”.

Më tej, Vuçiç shtoi se “synimi ynë parësor është paqja e stabiliteti, sepse më mirë ta ruajmë paqen, qoftë edhe me çdo çmim, sesa të bëjmë gabime dhe të futemi në konflikte të ashpra dhe të dalim pastaj humbës”.

Vuçiç shtroi pyetjen se “cilat nga tre elemente bazë shtetërore janë në anën tonë, duke konstatuar se Serbia ka kufirin me Kosovën në Jarinj e Brnjak, për ç’gjë ai fajësoi opozitën e tanishme serbe, pastaj nga pjesa jugore e Ibrit kami 3-4 për qind të popullatës serbe atje, duke shtuar se për çfarëdo zgjidhjeje që do të ofrohet në tavolinë, ai premtoi se do të dalë para qytetarëve për t’ë informuar ata”.

“Nëse do të ketë marrëveshje, do të kemi më shumë se kemi tani”, premtoi Vuçiç, “ndonëse Serbia ka pak mbështetës ndërkombëtarë dhe kancelaren Merkel nuk e konsideroj kundërshtare”.

Vuçiç konstatoi se “Serbia nuk komenton qëndrimet e Gjermanisë, por edhe të shteteve tjera, superfuqive botërore, të cilat kanë mbështetur dhe mbështesin Kosovën, që sipas tyre, njohja e Kosovës është çështje e kryer”.

Ndërkaq lidhur me demarkacionin, Vuçiç deklaroi se “SHBA dhe Gjermania prej kohësh e kanë demarkuar kufirin tonë, por megjithatë Serbia ka arritur ta ndryshojë pozicionin e saj ndërkombëtar”.

Kreu i Shtetit serb komentoi sulmet e kundërshtarëve politikë se pse nuk e njeh gjendjen faktike në terren dhe pse kërkoi ende diçka për Serbinë, ku theksoi se “për Serbinë më e rëndësishme është jeta e njerëzve atje dhe në kuptimin territorial Veriu i Kosovës është tjejet i rëndësishëm”.

“Fjala është për 1000 km katrorë, që është çështje tejet strategjike, ku jetojnë 43000 qytetarë e që bëhet fjalë për Kopaonikun dhe Gazivodën”, theksoi Vuçiç.

Ndër të tjera Vuçiç përmendi edhe Trepçën si një pozitë me rëndësi gjeostrategjike, duke shtuar se “kjo megjithatë nuk do të thotë se Veriu është më i rëndësishëm se Rrafshi i Kosovës”.

Në fund, Vuçiç vlerësoi se “për fat shqiptarët ishin të padurueshëm, sepse po të kishin pritur edhe nja 15 vjet, do të kishim një President dhe një Kryeministër nga radhët e tyre”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article I PËRPLASI KAMIONI/ Humb jetën 19 vjeçari shqiptar. Kushëriri i tij në gjendje të rëndë
Previous article E FUNDIT/ Merr FLAKË AUTOBUZI në Shkodër. Policia dyshon se është...

k.autor

Postime të ngjashme

SHMANGET TRAGJEDIA NË UJËRAT GREKE/ Shpëtohen 59 emigrantë në veriperëndim të Kala Limenas Rajon

SHMANGET TRAGJEDIA NË UJËRAT GREKE/ Shpëtohen 59 emigrantë në veriperëndim të Kala Limenas

INTERVISTA E PLOTË/ Rama për ‘Vanity Fair’: E vërteta mbi ishullin e Sazanit dhe kush qëndron pas protestave Breaking News

INTERVISTA E PLOTË/ Rama për ‘Vanity Fair’: E vërteta mbi ishullin e Sazanit dhe kush qëndron pas protestave

TJETËR TËRMET I FORTË NË GREQI/ Lëkundje 5.1 ballë në Methoni Rajon

TJETËR TËRMET I FORTË NË GREQI/ Lëkundje 5.1 ballë në Methoni

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT