• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
INTERVISTA/ Isabel Santos tremb “Non grata”-t në Shqipëri: BE do ketë të njëjtën qasje si SHBA, për sanksionet
Home
Intervista

INTERVISTA/ Isabel Santos tremb “Non grata”-t në Shqipëri: BE do ketë të njëjtën qasje si SHBA, për sanksionet

23 April, 2022 s.autor Breaking News, Intervista, Politikë

Gazetarja Erisa Zykaj ka zhvilluar një intervistë me raportuesen për Shqipërinë në parlamentin Europian, pas aprovimit nga komisioni i punëve të jashtme të këtij institucioni të raportit të saj mbi vlerësimin e Komisionit Europian për ecurinë e Shqipërisë në rrugën e integrimit Europian gjatë 2021.

Santos është shprehur se Parlamenti Europian thotë me një zë, se Shqipëria është gati për hapjen zyrtare të negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Europian dhe duhet fiksuar një datë për mbajtën e konferencës së parë ndërqeveritare.Ajo thekson se raporti i saj ka rekomandime specifike për reformat kyçe për përmirësimin e procesit demokratik në vend, luftës kundër korrupsionit dhe të drejtat themelore.

Në fund ka dhe një mesazh për të korruptuarit dhe “non grata”-at, duke thënë se BE do ketë të njëjtën qasje si SHBA.

A mund të themi që këtë radhë të gjitha grupet politike në Parlamentin Europian janë në favor të hapjes zyrtare të negociatave të anëtarësimit, ndryshe nga vitet e shkuara, kur kërkohej përmbushja e 15 kushteve nga Shqipëria?

Po, ne themi qartësisht, që Shqipëria përmbush kushtet për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare dhe i bëjmë thirrje Këshillit të ministrave të Bashkimit Europian të fiksojë një datë për këtë konferencë shumë shpejt. Raporti për Shqipërinë është aprovuar nga një shumicë e gjerë deputetësh Europianë: 66 vota pro, 3 kundër, 4 abstenime. Bashkimi Europian duhet të kuptojë gjithashtu rrezikun dhe sfidat që i kanosen rajonit të Ballkanit Perëndimor nga lufta në Ukrainë dhe duhet t’i përmbahet angazhimit për t’u zgjeruar me rajonin.

Ju keni qenë në mision faktmbledhës në Shqipëri në 2021 dhe keni nënvizuar rëndësinë e dialogut politik. A ka përmirësim sipas jush?

Shoh që ka përmirësim tani që opozita është kthyer në Kuvend me partitë që duhet të negociojnë për të zgjidhur çështje të rëndësishme në vend. Gjithashtu procesi legjislativ vijon. Thënë kjo, unë e pranoj, që duhet përmirësuar dialogu politik. Kjo nuk ndodh brenda ditës, por kërkon kohë, pasi bëhet fjalë për ndërtimin e një kulture të re politike.

Në kompromiset politike bëhet thirrje për të evituar shitblerjen e votës në zgjedhjet e ardhshme. A mund të imagjinohet Shqipëria me problem të shitblerjes së votës në zgjedhjet e 2025?

Jam e sigurtë, që kjo nuk do të ndodhë, do të ketë përmirësime me ligjin e ri elektoral. E di që partitë politike po diskutojnë mbi përmirësimin e ligjit elektoral dhe besoj, se hapi i radhës do të jetë i rëndësishëm për të ofruar një proces demokratik më të mirë. Ne i kushtojmë gjithashtu vëmendje problematikës së medias dhe jam e sigurtë, që rekomandimet e këtij raporti do të merren në konsideratë nga autoritet shqiptare.

Ka një ndryshim të rëndësishëm dhe pozitiv në reformën në drejtësi që reflektohet dhe me aprovimin e zgjatjes së mandatit të organeve të Vetting. Shqipëria ka probleme specifike për luftën kundër korrupsionit. Ndaj, kemi bërë rekomandime të nevojshme për të ecur përpara, përfshirë këtu me dënimet finale për korrupsionin e zyrtarëve të lartë, nëse drejtësia e gjykon të tillë. Lidhur me sanksionet e SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, ne themi që jemi dakord me to dhe shohim si mundësi që të kemi të njëjtën qasje.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DALIN SHIFRAT E COVID-19/ 54 të infektuar dhe asnjë humbje jete në 24 orë
Previous article "NA NDIHMONI..."/ Flet fqinji i familjes që humbi vajzën në Bosnje: Ranë gurë. Elmira doli nga dhoma kur…

s.autor

Postime të ngjashme

LIQENI I SHKODRËS NE UNESCO/ Rama: Dëshmi se Shqipëria nuk abuzon me mjedisin! Projekti në Zvërnec do të bëhet Breaking News

LIQENI I SHKODRËS NE UNESCO/ Rama: Dëshmi se Shqipëria nuk abuzon me mjedisin! Projekti në Zvërnec do të bëhet

"HISTERI DIGJITALE..."/ Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron Politikë

"HISTERI DIGJITALE..."/ Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90 Aktualitet

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT