“Shkeljet e bëra nga Presidenti Ilir Meta janë aq të rënda, sa po të ishim në Austri, në Itali, në Gjermani, në Sllovaki, në Kroaci etj, ai do të ishte sot në burg.”
Kështu mbyllet intervista me Avokatin e njohur Idajet Beqiri i cili si kryetar partisë së Unitetit Kombëtar të Shqipërisë kërkoi të dalë nga zgjedhjet lokale për shkak të ç’dekretimit nga presidenti Meta.
Kjo kërkesë e av. Beqirit u hodh poshtë nga Kolegji Zjedhor pasi kërkonte daljen nga zgjedhjet dhe data 30 qershur u quajt NUL.
Në intervistën e dhënë për AlpeNews.al av. Beqiri shprehet se Presidenti Ilir Meta ka shkelur rëndë Kushtetutën dhe se ka futur në politikën shqiptare politikën e grabitjes, vjedhjes, korrupsionit, partisë biznes për të ç’vatur Shqipërinë dhe shqiptarët.
Intervista e plotë e dhënë për AlpeNews.al
1. Perse ju dhe partia juaj kerkuat qe te dilnit nga zgjedhjet lokale?
Av. Idajet Beqiri: Dekreti i Presidentit të Republikës Ilir Meta për çdekretimin e dekretit që zgjedhjet të zhvillohen në 30 qershor 2019 krijoi de fakto dhe de jure një ngërç institucional. Me të vërtetë ky dekret çdekretimi ishte absolutisht i pavlefshëm, ishte Nul e i pazbatueshëm sepse nuk prodhon asnjë efekt juridik, por një problematik justifikimi për të prishur zgjedhjet, për të “përligjur” dhunën që kishte kohë që kishte vënë në zbatim opozita kriminale vetvrasëse e Berishës, Bashës, Metës dhe Kryemadhit, e krijonte. Nisur sa sipër lindi si domosdoshmëri ndërmarrja e një nisme jurudiko-politike për të përfituar proçesi zgjedhor një zgjidhje juridike institucionale. Pas konsultimeve juridike mbritëm në konkluzionin se një kërkesë për t’u tërhequr PUK nga zgjedhjet, me shkak padie dekretin absurd çdekretimit të Presidentit. E vumë përballë KQZ t’i jepte përgjigje ligjore këtij dekreti absolutisht të pavlefshëm. Ju drejtuam KQZ si organi më i lartë dhe i vetëm me ligj, me Kod Zgjedhor, për administrimin e zgjedhjeve, sepse nuk mund t’i drejtoheshim dot Gjykatës Kushtetuese. Kjo Gjykatë Kushtetuese me vendimin e saj nr.150 të vitit 2017 i kishte dhënë përgjigje dekretit të Nishanit duke e quajtur akt administrativ individual, i cili nuk kishte asnjë arsye të shqyrtohej nga Gjykata Kushtetuese.
Pasi morëm përgjigjen e KQZ, për t’i dhënë fuqi ligjore konsiderimit si absolutisht të pavlefshëm të dekretit të Presidentit të Republikës për anullimin e datës së zgjedhjeve, ju drejtuam me padi Kolegjit Zgjedhor, si organi më i lartë vendimmarrës për proçesin zgjedhor në Republikën e Shqipërisë. Shkaku i vetëm i ngritjes së padisë dhe i kërkesës tonë për çrregjistrimin nga zgjedhjet ishte pikërisht dhe vetëm dekreti i Presidentit të Republikës për anullimin e datës së zgjedhjeve. Kolegji Zgjedhor me 5 votat maksimale i tha jo dekretit të Presidentit për anullimin e datës së zgjedhjeve dhe i hapi rrugë vazhdimit normal ligjor të proçesit zgjedhor dhe shkuarjes së shqiptarëve në votimet e 30 qershorit. Me këtë lëvizje të mirëstudiuar juridiko-politike ne si PUK “humbëm”, sepse n’a rrëzuan padinë në Kolegjin Zgjedhor, por fitoi Shqipëria kundër antikushtetushmërisë dhe paligjëshmërisë dhunuese kundër shtetit dhe shqiptarëve të katërshes famëkeqe Berisha- Meta-Basha-Kryemadhi.
2. Sa kandidat ka partia juaj per kryetar bashkie dhe per keshilltar ne te gjithe Shqiperine?
Av. Idajet Beqiri: Ne jemi në koalicion me Aleancën për Shqipërinë Europiane. Kemi një kandidat të vetëm për kryetar bashkie në të 61 bashkitë e vendit. Ky kandidat është i PS dhe të gjithë ne, 24 partitë e koalicionit, mbështesim dhe votojmë për kryetar kandidatët e vendosur nga PS.
Ndërsa për këshillat bashkiake arritëm të konkurojmë në afro 60 përqind të territorit të Shqipërisë. Kemi numurin 27 në fletën e votimit duke filluar nga Tirana, Tropoja, Kukësi, Hasi, Mati, Bulqiza, Klosi, Mirdita, Puka, Malësi e Madhe, Lezha, Kruja, Gjirokastra, Himara, Ura Vajgurore, Maliqi, Pogradeci, Mallakastra, etj etj.
3. A eshte e mjaftuedhme qe ju brenda ketyre diteve te fitoni bashki ose keshilltar duke ditur se koha eshte e pamjaftueshme?
Av. Idajet Beqiri: Kohën e kemi shumë të pamjaftueshme, sepse për interesa më të larta kombëtare, ishim të detyruar të humbisnim kohë për të bërë fushatë. Mbase nuk do të arrijmë ato rezultate që kishim në zgjedhjet e vitit 2015, por kur fiton Shqipëria, të fituar jemi edhe ne si PUK.
4. Ne studio televizive ju keni thene se frika e politikaneve eshte jo 30 qershori por ajo qe do ndodh pas tij. Cfare do ndodh pas 30 qershorit?
Av. Idajet Beqiri: Akti barbar kundërkushtetues dhe kundër Republikës Parlamentare të Shqipërisë i opozitës për djegien e mandateve të deputetëve, ishte vetvrasje për të, por edhe plagosje e rëndë për Shqipërinë, për të ardhmen europiane të Shqipërisë, për hapjen e negociatave me BE. Ky akt që u shoqërua edhe me mosdaljen në zgjedhje të opozitës, me mosparaqitje të kandidatëve për konkurim, u bë thjeshtë dhe vetëm për t’i shpëtuar kokën nga ndëshkimi penal 4 kryemafiozëve dhe kryebanditëve që i kanë bërë gjëmën 28 vjet me radhë Shqipërisë dhe shqiptarëve. Kjo kastë mafioze politiko-kriminale u tmerrua nga ngritja e SPAK dhe BKH, u tmerrua nga hapja e negociatave me BE. Pas këtyre dy akteve do vinte qameti për t’a! Ndaj nxorrën nga sirtari “përgjimet” që kishin siguruar përmes një rrugaçi kriminel prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda si alibi qysh në momentin që u votua në Kuvend nga detyrimi i SHBA kapitulli i vettingut në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Këtu “fle lepuri”! Fundi i këtij kapitulli kriminal që ka sunduar 28 vjet Shqipërinë është në 30 qershor. Në 1 korrik fillon të jetësohet Shqipëria europiane me shtetin e saj ligjor.
5. Ku po gabon sot Ilir Meta, Lulzim Basha, Sali Berisha dhe mazhoranca ne situaten e krijuar dhe pse?
Av. Idajet Beqiri: Nuk është fjala se po gabon Berisha- Meta- Basha. Ata kanë bërë dhe vazhdojnë të bëjnë krime, të dhunojnë Shqipërinë, institucionet ligjore të saj dhe shqiptarët. Ata e kanë kthyer opozitën në një organizatë kriminale të dhunshme. Ata kanë shkelur dhe vazhdojnë të shkelin rënd ligjin themelore të shtetit, Kushtetutën e Republikës. Mazhoranca, për herë të parë në historinë 28 vjeçare të rrumpallës “tranzicion berishian”, nuk po e lë më në duartë e krimit dhe të kriminelëve të politikës sistemin kushtetues të funksionimit të Republikës, zgjedhjet, sistemin e drejtësisë etj. Kjo mazhorancë i vuri “kufirin te thana” politikës kriminale berishiste të kthimit të Shqipërisë në “Republikë Marrëveshjesh”, sa herë kokat politike të vendit bëjnë krime kundër Shqipërisë dhe shqiptarëve. Kushtetuta dhe ligji do bëhen të shenjta pas 30 qershorit 2019.
6. Ne shume deklarata te politikaneve permendet drejtesia e re, ju qe e njhni mire sistemin e drejtesise a mendoni se do te ndeshkohen politikane te larte ne Shqiperi?
Av. Idajet Beqiri: Lulëzim Basha tashmë u fut në “rrjetë”. Është marr i pandehur dhe do të gjykohet për pastrim të parave të pista të Rusisë. Ai nuk ka më vënd në politik sepse e ndalon përjetësisht ligji për dekriminalizimin. Paralel me të do të ecin në këtë rrugë për krime shumë më të rënda Meta, Berisha, Kryemadhi, Nishani, etj etj ish funksionarë dhe funksionarë të lartë të shtetit…
7. Ku gaboi Ilir Meta sipas ligjit me cdekretimin e zgjedhjeve lokale?
Av. Idajet Beqiri: Presidenti Ilir Meta ka shkelur rënd Kushtetutën, ka futur në politikën shqiptare politikën e grabitjes, vjedhjes, korrupsionit, partisë biznes për të çvatur Shqipërinë dhe shqiptarët. Ai u bë luftënxitësi më i tmerrshëm shqiptari kundër shqiptarit me dekretin e pavlefshëm të krimit të 8 qershorit 2019. Ai po vazhdon sharlatanizmin e tij të dhunshëm kundër Shipërisë dhe shqiptarëve vetëm për interesat e tij dhe të familjes së tij.
8. Mazhoranca ka marre vendimin per shkarkimin e presidenti Meta si ju duket ky vendim?
Av. IdajetBeqiri: Është një nisëm ligjore e bazuar në Kushtetutën e Republikës. Shkeljet e bëra nga Presidenti Ilir Meta janë aq të rënda, sa po të ishim në Austri, në Itali, në Gjermani, në Sllovaki, në Kroaci etj, ai do të ishte sot në burg për përdhosjen e rëndë të Kushtetutës së Republikës.


