Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në një intervistë për “Tempora” nga Sonila Meço në Ora News u shpreh se prej 5 vitesh, dialogu me Serbinë e ka dobësuar.
Haradinaj:Deri tani kanë ndodhur 5 vite dialog për me e dobësuar Kosovës. Kosova nuk mundet me u mashtru më nga askush. Ka vendosur taksën. Nëse dëshiron marrëveshje urdhëro e ke tregun mbrapa. Marrëveshja është njohja. Nuk janë kufijtë mbrapa.
Ne duam që o të mbyllet kjo gjendje një herë përgjithmonë. Nuk është se jemi vetëm ne në hall. Gjithë presioni është mbi Kosovën me bo kompromise që Serbia të mbyllë një kapitull.
Meço: Pse duhet ta kenë liderët shqiptarë një shqetësim të tillë?
Haradinaj: Sepse janë të tillë dhe nuk marrin vesh për proceset globale. Mendojnë sot për sot. Krejt janë gabim. Ose kanë arsye të tjera. Serbia ka kapitur me hapë dhe me mbyllë (kapitujt për në BE). Një nga kapitujt, Serbia e ka obligim për të zgjidhur çështjen me Kosovën. Pse duhet të bëjmë kompromise kur vitin tjetër nuk ka nga shkon. Taksa nuk lidhet me kufijtë. Taksa lidhet me agresivitetin e Serbisë. Serbia ka lobuar me hekë njohjet. Serbia luftoi kundër nesh në Interpol dhe u tall me ne. Sulmoi familjen e pjesëtarëve të FSK-së. Ne të rrimë? Ata veprojnë, ne veprojmë. Është reciprocitet i vendosur.


