• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
INTERVISTA/ Hajdari: Gazetarët në Kosovë vënë patriotizmin mbi profesionalizmin
Home
Rajon

INTERVISTA/ Hajdari: Gazetarët në Kosovë vënë patriotizmin mbi profesionalizmin

26 June, 2021 s.autor Rajon

Deutsche Welle: Una Hajdari, jetëshkrimi yt përmban shumë stacione evropiane. Cila është arsyeja?

Una Hajdari: Unë jam nga Kosova, jam lindur në Prishtinë, në vitin 1992, por jam rritur në Pragë, ku im atë ka punuar si gazetar për Free Europe. Shkollën e mesme e kam vazhduar në Sarajevë, ndërsa shkollën e gazetarisë e kam bërë në Berlin. E tani jetoj në Beograd, por punoj për mediume të ndryshme, kryesisht amerikane, si autore nga Evropa Lindore.

Una Hajdari duke marrë çmimin e Evropës Juglindore nga deputeti i gjelbër dhe president i Shoqatës së Evropës Juglindore, Manuel Sarrazin
Una Hajdari duke marrë çmimin e Evropës Juglindore nga deputeti i gjelbër dhe president i Shoqatës së Evropës Juglindore, Manuel Sarrazin

Këtë javë ti u nderove me një çmim nga Shoqata e Evropës Juglindore. Çmimi ishte një shenjë solidarizimi për gazetarë që punojnë nën presion. Si e ndjen ti presionin në punën tënde?

Unë raportoj nga të gjitha vendet e ish-Jugosllavisë dhe tema ime kryesore është nacionalizmi dhe radikalizmi i djathtë. Në të gjitha këto vende nacionalizmi është deri në pushtet dhe unë shumë shpesh e ndiej tek zyrat e të huajve, kur kërkoj ndonjë leje qëndrimi, ose tek kontrollet ndërkufitare. Kurse në Serbi, madje, që kur kam bërë një artikull për vrasjen e politikanit opozitar serb, Oliver Ivanoviç, jam në shënjestër të gazetave bulevardeske, e etiketuar si “antiserbe”. Kjo është një akuzë që rëndon, sepse tabloidet serbe kanë shumë peshë në Serbi.

E megjithatë, ti jeton në Beograd. Përse jo në Kosovë?

Unë i kam të dyja shtetësitë, sepse nënën e kam serbe. Në Beograd kam zgjedhur të jetoj se është qytet më i madh dhe mund të lëviz më lehtë në vende të tjera. Por në Kosovë është një problem tjetër. Këtu, të gjithë gazetarët, që raportojnë për çështje që bien në kundërshtim me të ashtuquajtura interesat patriotike, janë nën presion. Sidomos ne që kemi edhe prejardhje shqiptare dhe shkruajmë në gjuhë të huaja. Kur në një miting shqiptarët lëshojnë shprehje nacionaliste e raciste nga unë pritet që të mbyll veshët dhe të bëj sikur nuk e dëgjoj. Ama kolegëve të huaj u lejohet. Në Kosovë është shumë i përhapur ky fenomen, që gazetarët vënë patriotizmin mbi gazetarinë. Kjo bën që shumë probleme që mund të kenë pjesëtarët e pakicave, pjesa më e madhe e gazetarëve i injorojnë.

Berlin Termin im Bundestag von der Preisverleihung des Journalistenpreises der Südosteuropa Gesellschaft. Dragan Bursaç dhe Una Hajdari, dy fituesit e çmimit të solidaritetit të Shoqatës së Evropës Juglindore (2020/2021) para ndërtesës së Reichstagut me tre depuetët gjermanë, Josip Juratovic (SPD), Manuel Sarrazin (Të Gjelbrit) dhe Peter Beyer (CDU)

Una Hajdari dhe Dragan Bursac ishin fituesit e çmimit të Solidaritetit të Shoqatës së Evropës Juglindore. Ceremonia e dhënies së çmimit u zhvillua në formë hibride në mjediset e Bundestagut gjerman në Berlin. Është hera e parë që Shoqata e Evropës Juglindore ndan këtë çmim. Ai mbështetet edhe nga presidenti i Gjermanisë, Frank Walter Steinmeier, i cili i dërgoi shoqatës një mesazh përshëndetës.(DW)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Çfarë na mëson fundi i Jugosllavisë
Previous article LETRA/ Ministrat e Jashtëm të BE: Jemi të shqetësuar, pse nuk po hapen negociatat për Shqipërinë e Maqedoninë

s.autor

Postime të ngjashme

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ Numërohen mbi 92% e votave, kryeson LVV. Si ndahen ulëset në Kuvend Rajon

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ Numërohen mbi 92% e votave, kryeson LVV. Si ndahen ulëset në Kuvend

PËRMISIM I SITUATËS SË SIGURISË NË KOSOVË/ NATO paralajmëron ulje të pranisë së KFOR-it Rajon

PËRMISIM I SITUATËS SË SIGURISË NË KOSOVË/ NATO paralajmëron ulje të pranisë së KFOR-it

KOSOVË/ Ngrihet aktakuzë ndaj gjashtë serbëve për barrikadat në veri Rajon

KOSOVË/ Ngrihet aktakuzë ndaj gjashtë serbëve për barrikadat në veri

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT