Duke folur në studion emisionit ‘FaAKT’ në SYRI.net, kreu i PD-së theksoi se kjo do të jetë protesta më e madhe ndonjëherë.
Basha: Unë dhe PD kemi qendruar fuqishëm dhe gjithccka që kemi thënë ne ka daklë e vërtetë. Besueshmëria e PD dhe e Bashës si kryetar i saj është përtej ccdo dyhsimi. Këtë betejë do e vazhdojmë deri në fitore. Basha: Mos besoni se hapja e dosjes së Tahirit e shumë të tjera janë rastësi. Në ccdo kancelari europiane e kanë të qartë se PD ka thënë të drejtën dhe tani ka nisur ora e rënies së narkoshtetit. Asnjë përpjekje e PD nuk ka shkuar. Basha: Unë besoj se do jetë protesta më e madhe që është bërë ndonjëherë dhe këtë e kam parë në turin e qyteteve që kam qënë. Do të jetë një mesazh për banditët. Natyrisht që dhënia e këtij mesazhi do të jetë përmes pjesëmarrjes. Kjo është një protest që nuk i përket vetëm opozitës por cdo qytetari, sepse shkelja e Ksuhtetutës është problem i ndaj ccdo prindi dhe qytetari.


