• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
INTERVISTA/ Bamir Topi: Ja pse shkrova librin e rrugëtimit tim!
Home
Libri

INTERVISTA/ Bamir Topi: Ja pse shkrova librin e rrugëtimit tim!

12 May, 2019 F.autor Intervista, Kulturë, Libri

Ish-kreu i shtetit shqiptar, Bamir Topi, deklaron në një intervistë për TemA Javore, se publikimi i librit të tij ishte një angazhim për të zbardhur sa më ftohtë e pa emocione angazhimin tim publik…

Ky libër është një stacion politik i Bamir Topit që paralajmëron diçka apo thjesht një kohë e përshtatshme për të thëne të vërtetat ?

Së pari ishte koha e përshtatshme për të sjellë në libër rrugëtimin e angazhimit tim publik. Vendosa  të shkruaj rreth 6 vjet pas përfundimit të detyrës si President për të qenë i detoksikuar nga çdo emocion që buron nga ngjarjet apo personazhet që kam hasur në rrugën e angazhimit tim politik dhe për t’i analizuar ngjarjet me qetësi dhe realizëm.

Ky liber mund të ishte shkruar edhe më parë por ndoshta edhe më vonë dhe nuk është e influencuar nga aktualiteti politik i Shqipërisë. Thjesht gjeta motivimin për ta sjellë në këtë kohë dhe pa asnjë konotacion tjetër.

Keni me libër definicione për të mëdhenjtë e politikës që janë shë të forta; si për Ramën ashtu për Berishën. A keni për këto  20 vjet një .mendim pozitiv.per ndonje shtetar te vendit?

Sigurisht që kam vlerësime të ndryshme sipas sjelljes politike publike e personale. Nuk besoj se figurat e njohura publike trajtohen njësoj por me specifikat e sjelljes dhe në vendimarrjet e rëndësishme me ndikim për Shqipërinë. Sikurse shihet ka edhe vlerësime pozitive për çka qenë pozitive. Nuk besoj se gjërat janë trajtuar me negativizëm, por veç me realizëm nga këndvështrimi i të vërtetave të mia në raport me njerëzit që jam njohur duke qenë i detyruar institucionalisht të bashkëpunoj.

Sigurisht ka figura që vlerësohen shumë pozitivisht si Arbnori , Meksi apo Moisiu.

Flisni në libër për një nga plagët e mëdha të vendit si prona. Ju e njihni mirë këtë problem. A duhet që ky fenomen të ketë një studim përfundimtar për të mos e lënë pezull por të zgjidhe një ngërç që pengon zhvillimin e vendit?

Fakti që unë sjell në libër një analizë për çështjen e pronës të bërë rreth 20 vite më parë dhe gjërat duket sikur janë njësoj edhe sot dëshminë një falimenti të dy krahëve të politikës të cilat janë sjellë njësoj me çështjen e pronës. Ashkush prej tyre nuk ka patur e nuk ka respekt për pronën e tjetrit apo pronën publike duke penguar rëndë zhvillimin normal të marrëdhënieve të pronësisë  dhe ekonomisë. Për një vend të së vogël si Shqipëria është një dëm i madh që kjo çështje është lënë pa zgjidhje. Abuzimet me pronën nuk shikohen si gjë e rëndë vetëm kur preken interesa të mëdha të njerëzve të veçantë të pushtetit apo njerëzve të lidhur me të.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZGJEDHJET E 30 QERSHORIT/ Prezantohet kandidati i PS për Vorën, kush është Agim Kajmaku
Previous article HOROSKOPI/ E hënë, 13 maj: Kujdes! Kjo shenjë do të ketë probleme me...

F.autor

Postime të ngjashme

“DIAMANTI”/ Alfred Peza vjen me romanin e ri: Ambicie, lavdi dhe një botë përtej politikës Kulturë

“DIAMANTI”/ Alfred Peza vjen me romanin e ri: Ambicie, lavdi dhe një botë përtej politikës

"SONTE DO TË DARKOJMË NË SHTRAT"/ Shfaqet në Teatrin "Zihni Sako" Kulturë

"SONTE DO TË DARKOJMË NË SHTRAT"/ Shfaqet në Teatrin "Zihni Sako"

PROFILI/ U shua në moshën 84-vjeçare, kush ishte Birçe Hasko, aktori që luajti në mbi 30 filma Kulturë

PROFILI/ U shua në moshën 84-vjeçare, kush ishte Birçe Hasko, aktori që luajti në mbi 30 filma

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT