Ka nisur seanca plenare me një interpelancë të kërkuar nga deputeti socialist, Erjon Braçe, për ministrin e Bujqësisë, Niko Peleshi. Braçe ka ngritur shqetësimin e çmimeve nga foltorja e Kuvendit, duke thënë se të vetmit që nuk fitojnë janë bujqit dhe blegtorët, ndërsa fitimet shkojnë te tregtarët. Në kundërpërgjigje ndaj tij, Peleshi ka pranuar si të vërteta pohimet e deputetit, duke shtuar se ka dhe një të vërtetë edhe më të madhe, që sipas tij, 89% e atyre që jetojnë në fshat e që quhen fermerë në fakt nuk kanë as 2 hektarë tokë.
Braçe: Bujqësia është sektori më i gjerë. Do çohen gjithë teoricienët e ekonomisë, e do kundërshtojnë me magjinë e tregut forcën e tij. Por këtu pazari është fuqia e vetme që funksionon. Ata që nuk fitojnë janë bujqit dhe blegtorët e zakonshëm, por fitojnë tregtarët. Marrëdhënia sot në këto pazare është e tillë ‘ose lëre produktin me çmimin që them unë, ose ik’. Këto çmime po bëjnë që në këtë vend në bujqësi po të punosh nuk fiton, por edhe po të investosh paratë e tua, i humb ato.
Peleshi: Të gjitha që tha Braçe janë të vërteta. Ka një të vërtetë të madhe që mbase nuk kemi guxuar ta themi, ne quajmë sot fermer këdo që punon e jeton në fshat, në fakt 89% e fermerëve kanë më pak se 2 hektarë tokë. Kjo do të thotë se të ardhurat që siguron nga bujqësia nuk janë të ardhurat primare të familjes tënde. Së pari, jemi duke punuar për përkufizimin e fermës dhe fermerit dhe të bëjmë një ndarje të qartë. Duhet zgjuarsi dhe politikë e zgjuar. Kjo qasje do të ndryshojë në vitin 2018. Këtë problem e kemi pasur dhe do ta kemi, se nuk jemi vend i zhvilluar, por në vitin 2018 do përballemi me një realitet tjetër, ku mundësitë do jenë shumë më të madhe se nevojat.
Ne kemi dyfishuar sipërfaqen nën ujë, megjithatë kemi dhe disa mijë hektarë të tjera pa ujë. Brenda këtij viti do përfundojmë 29 skema, do shtojmë me 10 mijë hektarë nën ujë. Do vazhdojmë decentralizimin, pjesën më të madhe të infrastrukturës dytësore dhe tretësore ua kemi dhënë bashkive. Po përmbyllim negociatat me BB për 25 milionë euro të tjera për skemën e ujitjes për vitin 2018.
Imputet bujqësore jo cilësore shpeshherë ndikojnë koston e prodhimit, kur janë të shtrenjta. Përjashtimi nga TVSH i një pjese të mirë të imputove, që nuk e bëjmë dot në paketën fiskale të këtij viti, por hap pas hapi, brenda mandatit. Fermeri nuk ka përgjegjësi për imputet bujqësore dhe unë jam këtu për ta mbajtur nën vëzhgim. Duhet kontroll për të mos penetruar në treg produktet e falsifikuara. Pra, çështja e kontrollit na takon ne dhe po përgatitemi ta bëjmë më mirë.
Infrastruktura ndikon, 100 milionë dollarë po negociojmë me BB për infrastrukturën. Do lidhet fshati me rrugën nacionale.
Mungesa e dijes, faktor i rëndësishëm. Drejtoritë e bujqësisë kanë pasur e vazhdojnë të kenë shumë funksione.
Në rend dite janë parashikuar edhe diskutime për çështje jashtë rendit të ditës, kohë kur pritet të ketë debate dhe akuza nga ana e opozitës, akuza të nisur këto në komisionet kuvendore. Duke filluar nga e hëna, deputetët e opozitës kanë qndruar pak nëpër komisione, ndërsa më pas i kanë bojkotuar ato.
***
Pas një jave të mbushur me debate në komisionet kuvendore për shkak të situatës së krijuar nga çështja “Tahiri” dhe për shkak të mospajtimit me projektbuxhetin, Kuvendi i Shqipërisë mblidhet sot në seancën e përjavshme plenare.
Në rend dite është parashikuar një interperlance me ministrin e Bujqësisë Niko Peleshi, kërkuar nga deputeti Erjon Braçe. Në rend dite është gjtihashtu projektligji “Për miratimin e buxhetit faktik të shtetit për vitin 2016” si dhe projektligji “Për tarifat dhe shpenzimet gjyqësore në Republikën e Shqipërisë”.
Në rend dite janë parashikuar edhe diskutime për çështje jashtë rendit të ditës, kohë kur pritet të ketë debate dhe akuza nga ana e opozitës, akuza të nisur këto në komisionet kuvendore. Duke filluar nga e hëna, deputetët e opozitës kanë qndruar pak nëpër komisione, ndërsa më pas i kanë bojkotuar ato.
Rendi i ditës në Kuvend për ditën e sotme është:
Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 25.10.2017 (neni 44, Rregullore)
Njoftimi i projektligjeve të depozituara në Kuvend (neni 44, pika 3 e Rregullores)
Interpelancë me Ministrin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, kërkuar nga deputeti Erjon Braçe (neni 96, Rregullore)
Projektligji “Për miratimin e buxhetit faktik të shtetit për vitin 2016” (nenet 73-77, Rregullore, votim me shumicë të thjeshtë) Pyetje Shprehet komisioni përgjegjës për Ekonominë dhe Financat Diskutime (Shprehen grupet parlamentare): Koha e votimit (në parim/nen për nen/në tërësi)
Projektligji “Për tarifat dhe shpenzimet gjyqësore në Republikën e Shqipërisë” (nenet 73-77, Rregullore, votim me shumicë të thjeshtë) Pyetje Shprehet komisioni përgjegjës për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut Diskutime (Shprehen grupet parlamentare): Koha e votimit (në parim/nen për nen/në tërësi)
Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës (neni 45, Rregullore) Koha e diskutimeve deri në 60 minuta.


