Instagrami, një nga platformat sociale më tepër të përdoruara nga përdoruesit me një rritje të jashtëzakonshme edhe në vendin tonë, por i ‘lënë’ pak pas dore nga bizneset. Kjo ndoshta për të vetme arsye, sepse në Instagram nuk mund të skedulojmë punën, duke humbur kohën që mund të përdorej për punë të tjera më kreative.
Nëse deri tani të mbash postimet në faqet zyrtare Facebook dhe Instagram të kompanisë ku ti punon në të njëjtën linjë e të postosh në të njëjtën kohë, ka qenë një sfidë më vete, guida e mëposhtme në bashkëpunim me Altropost.com ju mëson si të fitoni kohë, si të menaxhoni më mirë postimet, si të rrisësh ndërveprimin me ndjekësit e tu duke zgjedhur mënyrën më të mirë për të automatizuar praninë në Instagram. Më fantastikja është që mund të skedulosh edhe Instastory.
Pse të skedulosh postimet në Instagram?
Çdo sipërmarrës dhe menaxher e di shumë mirë që koha është para. Kështu që nëse po kërkoni një mënyrë më të mirë për të optimizuar mënyrën se si ta përdorni kohën duke e kursyer atë për veten tende dhe për punë më kreative kjo është mënyra e duhur. Nevojiten vetëm 30 minuta në ditë për të skeduluar të gjitha postimet e të gjithë javës në Instagram, kështu që jeta jote do të bëhet më pak stresuese dhe do të kursesh më shumë kohë çdo ditë.
Edhe pse koha është e rëndësishme, nuk është arsyeja e vetme pse duhet të skedulosh postimet në Instagram. 3 janë më të rëndësishmet:
1. Ngarkon postimet nga kompjuteri (Postime Foto/Video/ Multi photo/ Instastory photo & video)
Nëse për të realizuar fotot për postimet e tua në Instagram, je duke përdorur një aparat fotografik, kjo do të thotë që do të të duhet edhe t’i editosh ato nga kompjuteri jot. Duke përdorur altropost.com që të lejon ty të ngarkosh postimet e tua në Instagram nga rehatia e kompjuterit tënd, merr fund edhe mankthi i memories së telefonit tënd.
Altropost.com është platforma e vetme që të lejon ty të skedulosh postimet në Instagram, Postime Foto/Video/ Multi photo/ Instastory photo & video, duke i aksesuar jo vetëm nga kompjuteri, por edhe nga cloud storage: one drive, google drive, dropbox, sigurisht edhe nga telefoni apo tableti juaj.
2. Krijo përshkrime më të bukura
E ke parasysh momentin kur duhet të gjesh inspirimin në çastin e fundit dhe të duhet ta shkruash duke vrapuar? Me altropost.com, ky mankth merr fund, ti mund të skedulosh postimet e tua duke menduar mirë edhe përshkrimet e tyre, tags dhe hashtags e duhura që do të shoqërojnë foton tënde. Në këtë mënyrë puna jote, postimet në instragram nuk do të varen nga ‘hëna e shkrimtarit’ duke i kursyer vetes stresin e përditshëm dhe ja dedikon energjitë e tua punëve më kreative.
3. Planifiko një Instagram feed të bukur
Nëse je ti, apo departamenti ku ti punon që merret me realizimin e kontentit për Instagram, këshilla që vjen nga Altropost.com është të caktosh një ditë për ‘Shoot day’ duke krijuar kështu një mori me materiale për postime. Më pas zgjidh fotot që do të qëndrojnë njëra pas tjetrës dhe fillo skedulimin e postimeve të tua në Instagram në avancë. Duke i dhënë mundësinë vetes të shikosh edhe pikturën e gjerë të strategjisë që ndjek me komunikimet e tua në Instagram.
Krijo tani account-in tënd dhe fillo të përdorësh edhe modulet e tjera për të automatizuar punën në Instagram.
Etiketa: “Pedalo dhe krijo eko energji”, Account, Altropost, automatizim, Biznes, cloud storage, Dropbox, energji, facebook, foto, Google Drive, hashtags, Instagram, instagram feek, Instastory, komunikim, kontent, mareriale, multi photo, one drive, përshkrime, platforme sociale, postime, punë kreative, shkrimtarit, shoot day, skedulim, tablet, tags, Telefon, Video.


