• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
INTERPELANCA NË KUVEND/ Diskutimi Braçe-Ahmetaj dhe reagimi i Finos. Ja çfarë ndodhi jashtë Parlamentit
Home
Shqipëri

INTERPELANCA NË KUVEND/ Diskutimi Braçe-Ahmetaj dhe reagimi i Finos. Ja çfarë ndodhi jashtë Parlamentit

11 October, 2018 k.autor Politikë, Shqipëri

Po zhvillohet seanca e rradhës Parlamentare. Përsëri opozita ka vendosur të bojkotojë duke mos qenë prezente. Gjatë kësaj seance deputeti Erion Braçe kërkoi që të fillohej me interpelancën me ministrin Arben Ahmetaj për kontrollin që duhet kryer në FSHF për evazion, më pas të vijohet me rendin e ditës.

Deputeti Braçe e mori fjalën i pari ku mori disa shembuj sesi futbollistë apo trajnerë e drejtues të ndryshëm e mjaft me zë, janë dënuar e gjobitur për shkak të evazioneve fiskale. Nga ana tjetër ministri Ahmetaj iu përgjigj duke i rikujtuar investimet e kryera në 3 stadiumet nga ana e qeverisë “Rama 1”, dhe sesi FSHF, nga një institutcion pa zë, tashmë është me një vëmendje të konsiderueshme. E nga ana tjetër mori dhe disa shembuj për pagën që futbollistët apo trajnerët marrin, duke i konsideruar ato rroga si për futbollistët që “s’kanë bukë të hanë”.

Ndërsa Braçe vazhdoi me këmbënguljen e tij duke thënë se nuk do ta mbyllë gojën përpara kësaj që po ndodh. Ai deklaroi se:

Unë pyeta për tatimin mbi të ardhurat që paguhet nga FSHF dhe sa është 10% që i takon buxheti nga e drejta TV në 10 vitet e fundit, por nuk mora përgjigje. Që në shkurt, kam kërkuar te Financat për tatimin në burim, honoraret dhe bonueset që paguhen nga FSHF në 8 vitet e fundit. por përgjigje nuk kam marrë. Për 8 muaj nuk jepet përgjigje, por as këtu. Ministri iu referua të dhënave për pagat të personelit. Çfarë është zëri ‘paga jashtë federatës’? Pasi vlera është tre herë më e madhe se vlera e pagave të paguara për personelin. 

Pas mbylljes së diskutimeve reagimi erdhi menjëherë nga deputeti dhe isha kandidati për kreun e FSHF, Bashkim Fino i cili gjendej në fundin e sallës. Fino u ngrit në këmbë në fund të fjalimit të Braçes dhe duartrokiti për disa momente.

Në këtë moment ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka filluar të qeshë, gjest i cili nuk ka mbetur pa përgjigje nga ana e Finos.

Mos qesh, je i akuzuar nga PD-ja për vjedhje votash. Ktheji përgjigje Saliut e Lulit, atë bëj!

Po nga jashtë Parlamentit çfarë ndodhi?

Teksa ministri ishte në interpelancë më deputetin Braçe, ish të përndjekurit politikë po protestonin ndaj Ahmetajt. Ata kërkonin që të ritakoheshin me të. Kjo për shkak se ata nuk kanë përfituar vitet e punës të cilat i kanë kryer gjatë kohës së komunizmit në burg.

Sipas tyre, ministri Ahmetaj u kishte premtuar një zgjidhje, por nuk kanë marrë ende përgjigje, ndaj kërkojnë që tashmë të takojnë kryeministrin Rama.

“Ne duam të trajtohemi me ligjin e 2014-ës, dhe jo me ligjin e 2005. Po dhe të vijmë çdo herë në Tiranë s’kemi takat, se ka shpenzime. Dua të takoj kryeministrin, se më këta të tjerët na ka dalë boja, s’na përfillin fare.”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "PASTRIMI I PARAVE NË VEND"/ Tabaku: Indeksi i Baselit vendos alarmin
Previous article SKANDALI/ Rrahën BARBARISHT zyrtarin e shtetit, 2 lojtarët e NJOHUR marin DËNIMIN DRASTIK

k.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA/ Ministri i Brendshëm Demo: Skenar i politikës së vjetër dhe duarve të huaja Politikë

PROTESTA/ Ministri i Brendshëm Demo: Skenar i politikës së vjetër dhe duarve të huaja

SKANDALI I SHISH/ Rama në Luksemburg: Askush nuk është mbi ligjin, ne duhet të ecim ne përpara Politikë

SKANDALI I SHISH/ Rama në Luksemburg: Askush nuk është mbi ligjin, ne duhet të ecim ne përpara

MBYLLJA E NEGOCIATAVE PËR KAPITULLIN 20/ Rama në Luksemburg: Do bëjmë maksimumin për integrimin Politikë

MBYLLJA E NEGOCIATAVE PËR KAPITULLIN 20/ Rama në Luksemburg: Do bëjmë maksimumin për integrimin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT