• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Bundesliga
  • Eredivisie
  • La Liga
  • Ligue 1
  • Premier League
  • Seria A
  • Seria A
Interi kontakton Barcelonën për transferimin e yllit të skuadrës
Home
Futboll

Interi kontakton Barcelonën për transferimin e yllit të skuadrës

6 January, 2018 Q.Autor Futboll, Sport

Rikthimi i Gerard Deulofeu për Barcelonën nuk është duke u pritur, sepse, në fund të fundit nuk ka pasur vazhdimësi aktivizimi nën komandën e Ernesto Valverde. Kjo do të thotë se futbollisti në fjalë mund ta vlerësojë të ardhmen e tij përsëri, larg nga “Camp Nou”. Duke pasur parasysh situatën e Deulofeu, Interi, nëpërmjet drejtorit të tij sportiv, Piero Ausilio, tashmë e ka kontaktuar klubin katalanas për të kërkuar huazimin e numrit 16 të Barçës deri në fund të sezonit, pa përcaktuar nëse në fund të vitit do të kishte ndonjë mundësi blerjeje përfundimtare për lojtarin, i cili vitin e kaluar shkëlqeu në Seria A, duke mbrojtur ngjyrat e Milanit. Disa burime tregojnë se mosprania e Deulofeu në Vigo kishte për qëllim ta pengonte atë të vuante nga ndonjë fatkeqësi fizike dhe ta vinte operacionin në rrezik. “Për momentin nuk kemi paraqitur asnjë ofertë, por ne po e ndjekim atë. Ai është një nga lojtarët që e ndjekim, por jo i vetmi”, – pranoi Ausilio në një intervistë me “Premium Sport”, para ndeshjes kundër Fiorentinës.

Megjithatë, Interi do të jetë i gatshëm për të aplikuar për një huazim të Deulofeu, pasi zikaltrit janë në rrezik për dështimin në përputhje me “Fair Play Financiar”. Azulgrana-t preferojnë një transferim të lojtarit, në rast se vendosin “ta heqin qafe” përforcimin e verës së kaluar. Napoli është një tjetër klub italian, që e ndjek me interes këtë pistë, por nuk ka përfunduar asnjë propozim të fortë, ndërkohë që Milani nuk përfshihet në merkaton e dimrit, sepse beson që pozicionet në sulmin kuqezi janë të mbuluara. Gerard Deulofeu, 23 vjeç, ka marrë pjesë në 16 ndeshje me katalanasit këtë sezon, ku ka shënuar dy gola dhe ka dhënë tri asiste, por futbolli i tij nuk ka mbaruar ta bindë Ernesto Valverde, i cili preferon të “vërë bast” për lojtarë të tjerë në frontin e sulmit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "Verë" në mes të dimrit,spektakël nga pelikanët në Parkun e Divjakës (FOTO)
Previous article ASAMBLEJA E PS/ Rama: 2200 mësues do të largohen nga sistemi

Q.Autor

Postime të ngjashme

HISTORIKE/ Të gjithë lojtarët e lindur jashtë vendit, Maroku bëhet skuadra e parë në Botëror që… Futboll

HISTORIKE/ Të gjithë lojtarët e lindur jashtë vendit, Maroku bëhet skuadra e parë në Botëror që…

MILIONA EURO PËR MUÇIN/ Zbulohen dy klubet e Bundesligës pas futbollistit të Kombëtares Futboll

MILIONA EURO PËR MUÇIN/ Zbulohen dy klubet e Bundesligës pas futbollistit të Kombëtares

E PAZAKONTË/ Argjentina i dërgon FIFA-s emrat e 13 mijë baballarëve që nuk paguan suportin ekonomik për fëmijët: T’u ndalohet... Futboll

E PAZAKONTË/ Argjentina i dërgon FIFA-s emrat e 13 mijë baballarëve që nuk paguan suportin ekonomik për fëmijët: T’u ndalohet...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT