Çdo vit jeni mësuar ta ndërroni orën, herë ta shtyni e herë ta ktheni, por kësaj praktike duket se po i vije fundi
Deputetë të Parlamentit Europian kanë miratuar sot në Strasbourg rezolutën në të cilën propozohet heqja dorë nga regjimi i llogaritjes së kohës verore e dimërore në Bashkimin Europian, është publikuar sot në sajtin BE-së, transmeton gazetametro.net
Sipas fjalëve të komisares për Komunikacion, Violeta Bulz, shërbimet e saj kanë analizuar argumentet e ofruara të cilët kanë treguar se ndryshimi i pakoordinuar i llogaritjes së kohës në vendet anëtare ka qenë i dëmshëm për tregun përbashkët për ç’shkak ajo edhe është deklaruar kundër.
Ndryshimi i orës bëhej me qëllim të shfrytëzimit sa më të mirë të kohës gjatë stinëve të caktuara.


