Ka disa detaje të vogla në gjërat që ne i përdorim në përditshmëri që në fakt as nuk ia dimë kuptimin, por që kanë shumë rëndësi. “DailyMail” zbulon gjërat e vogla që nuk mund t’i keni ditur për objektet e përdorura në çdo aspekt të jetës.
- Vrima e vogël në anën e pasme të iPhone-t, është një mikrofon që shërben për të marrë audio gjatë videos. Por siç duket ne nuk paskemi dalluar asgjë. Ja që tani e dijmë se ku rregjistrohet me zë videoja.
- Këto xhepa në dukje të padobishëm kanë madhësinë perfekte për të mbajtur orën e xhepit. Por pse jo edhe monedhat e vogla. Sidomos kur merr shumë herë autobuzin, dhe mund t’i nxjerrësh shpejt e shpejt lekët e biletës.
- Vrimat të vogla që gjenden në këpucët Converse dhe në shumë atlete të tjera shërbejnë për ventilim dhe ofrojnë një mënyrë alternative për të lidhur lidhëset, në mënyrë që t’i japin mbështetje më të mirë kyçit të këmbës.
- Sipas “DM” për të hedhur më shpejt ketchupin që ndodhet në një shishe qelqi duhet të shtypni fort ku ndodhet numri 57. Vetëm 11% e njerëzve e dinë këtë gjë.
- Pajisja cilindrike e gjendur në disa kabllo të energjisë, e quajtur bërthamë ferrite dhe shërben për të zhdukur zhurmën e frekuencës së lartë.
Pjesa blu e gomës mund të përdoret për të fshirë bojë, pasi është shumë më gërryes, por do t’ju duhet një letër e trashë për të punuar si duhet. Por jo gjithnjë. Shumë prej nxënësve e dijnë që fshin gabimet me stilolaps, por e vërteta paska qenë ndryshe. Është për bojë!
/Përgatiti: AlpeNews.al







