• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
INTERES I LARTË/ Drejtoresha e DAP-it: Mbi 900 aplikime në platformën e ekselentëve, SHTYJMË afatin deri…
Home
Sociale

INTERES I LARTË/ Drejtoresha e DAP-it: Mbi 900 aplikime në platformën e ekselentëve, SHTYJMË afatin deri…

6 February, 2019 k.autor Aktualitet, Sociale

Interes jashtëzakonisht i lartë nga studentët ekselentë për të fituar një vend pune në administratën publike, përmes platformës online punëtëmbarë.al.

Drejtoresha e Departamentit të Administratës Publike, Albana Koçiu, deklaroi në studion e ERTV se deri tani janë mbi 900 aplikime nga studentët ekselentë në këtë platformë.

Ndërkohë që shumë studentë nuk kanë siguruar dot nga sekretaritë e fakulteteve dokumentacionin e nevojshëm për aplikimin, qeveria ka vendosur të shtyjë afatin për aplikimet në platformë, për t’u dhënë kohë ekselentëve.

“Absolutisht që platforma ka gjetur interes të jashtëzakonshëm sepse aplikimet deri tani shkojnë në mbi 900 aplikime. Mos të harrojmë që akoma ka kërkesa që vijnë pranë DAP-it, nga studentë që duan të aplikojnë por për shkak se sekretaritë nuk funksionojnë siç duhet, studentët nuk kanë marrë dokumentacionin e nevojshëm. Kjo është arsyeja pse qeveria ndërmori afatin për të shtyrë afatin e aplikimit, për t’u dhënë mundësi studentëve që të marin dokumentacionin. Interesi është i lartë por ndërkohë kemi filluar procesin e seleksionimit, pra kemi parë nëse të gjithë aplikantët plotësojnë kriterin e mesatares dhe gjatë këtij procesi kemi mundur të seleksionojmë si kandidatë potencialë rreth 400 aplikantë”, tha Koçiu.

Drejtoresha e DAP sqaroi se dokumentacioni i nevojshëm për aplikim është shumë i thjeshtuar, një diplomë, lista e notave është e detyrueshme, vetëdeklarimi i gjendjes gjyqësore, karta e identitetit dhe një CV.

“Mjafton të klikosh në platformë, të krijosh një profil personal, të hedhësh dokumentacionin dhe të aplikosh në një nga shpalljet e vlefshme në platformë”, tha Koçiu.

Zyrtarja shpjegoi edhe një herë se për të fituar një vend pune në administratë, nuk është e vërtetë që nevojitet me patjetër edhe niveli master. Aktualisht sipas saj, janë mbi 500 vende të lira pune që kërkojnë vetëm nivelin bachelor.

“Janë mbi 500 pozicione për të cilat niveli minimal është niveli bachelor. Kush e ka bachelorin me një listë notash me mesatare 9 deri në 10, është i vlefshëm të vijë dhe të aplikojë në platformë duke patur në konsideratë që duhet të ketë mbaruar studimet nga viti 2017 e tutje. Kjo i pëgjigjet një shqetësimi që vinte në DAP me të sapodiplomuarit që thonin se ku do e zhvillojmë karrierën se nuk kemi eksperiencë. Kjo është një mundësi e shkëlqyer për këdo që kërkon vend pune, por nuk ka eksperiencë”, përfundoi Koçiu.

ERTV Intervista 🎤: Drejtoresha e Departamentit të Administratës Publike, Albana Koçiu, mbi interesin e lartë të studentëve të ekselencës për vendet e punës të shpallura në platformën punëtëmbarë.al.Deri më tani janë depozituar mbi 900 aplikime.Ndërkohë shumë studentë të interesuar nuk kanë siguruar ende dokumentacionin e nevojshëm nga sekretaritë e fakulteteve, për shkak të bllokimeve absurde. Kjo ka sjellë si nevojë shtyrjen e afatit për aplikimet për të mos u penalizuar askush. Pa mik, pa parti, pa tepsi, nëse ke mesataren nga 9 deri në 10, punën e fiton vetë! 🙏

Gepostet von Edi Rama am Mittwoch, 6. Februar 2019

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E KISHTE FALUR POR.../ Del FOTO, kush është burri që VRAU gruan me thikë në Vlorë
Previous article BARCELONA-REAL MADRID/ Valverde do të vuajë mungesën e madhe (FORMACIONET ZYRTARE)

k.autor

Postime të ngjashme

TRAGJEDI NË KURBIN/ 3-vjeçarja humb jetën pasi u godit aksidentalisht nga babai me mjet bujqësor Aktualitet

TRAGJEDI NË KURBIN/ 3-vjeçarja humb jetën pasi u godit aksidentalisht nga babai me mjet bujqësor

THE TELEGRAPH: Kryebashkiaku i Tiranës e drejton qytetin nga paraburgimi me video të realizuara me IA Aktualitet

THE TELEGRAPH: Kryebashkiaku i Tiranës e drejton qytetin nga paraburgimi me video të realizuara me IA

AKSIDENT I RËNDË NË BULGAREC/ Makina përplas këmbësorin, plagoset 18-vjeçari Aktualitet

AKSIDENT I RËNDË NË BULGAREC/ Makina përplas këmbësorin, plagoset 18-vjeçari

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT