• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
INTELIGJENCA ARTIFICIALE/ BE draft për kufizimin e ChatGPT për mbrojtjen e sigurisë së përdoruesve
Home
Nderkombetare

INTELIGJENCA ARTIFICIALE/ BE draft për kufizimin e ChatGPT për mbrojtjen e sigurisë së përdoruesve

11 May, 2023 s.autor Botë, Nderkombetare

Anëtarë të Parlamentit Europian votuan të enjten në mëngjes me shumicë dërrmuese një draft-rregullore që do të sigurojë “zhvillimin në mënyrë etike” të Inteligjencës Artificiale.

Votimi, që u krye në një seancë të përbashkët të komiteteve të tregut të brendshëm dhe të lirive civile, shtoi dispozita të reja në tekstin origjinal të propozuar nga Komisioni Evropian, veçanërisht detyrimet mbi të ashtuquajturat modele të themelimit gjenerues, si ChatGPT, një chatbot i zhvilluar nga OpenAI që ka revolucionarizuar industrinë e teknologjisë.

Amendamenti ka si qëllim që të sigurohet që chatbot-et të jenë transparentë, të përfshinë opsione sigurie kundër përmbajtjeve të palejuara nën ligjin e Bashkimit Europian dhe të respektojnë të drejtat kryesore si liria e shprehjes.
Deputetët e PE-së, po ashtu duan të ndalojnë atë që është cilësuar si përdorime ndërhyrëse apo diskriminuese të Inteligjencës Artificiale, të tilla si identifikimi biometrik në vende publike dhe sisteme të njohjes së emocioneve.

Projekt-rregullorja e së enjtes u aprovua me 84 vota pro, shtatë kundër dhe 12 abstenime. Megjithatë, deputetet duhet ta kalojnë draftin në një seanca tjetër plenare negociuese me shtetet anëtare.
Këto bisedime, të njohura në Bruksel si “trilogje”, pritet të rezultojnë në një tekst kompromisi që më pas do të bëhet ligj.

Akti i Inteligjencës Artificiale u propozua për herë të parë nga Komisioni në prill 2021 dhe i ndan sistemet e Inteligjencës Artificiale në katër kategori sipas rrezikut që ato paraqesin për shoqërinë.
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EMRAT/ Aksidenti tragjik i merr jetën 18- vjeçarit shqiptar, plagoset rëndë i ati
Previous article PRESIDENTI I POLONISË VIZITË DY DITORE NË SHQIPËRI/ Pritet në një ceremoni zyrtare nga Begaj

s.autor

Postime të ngjashme

SHBA GODET RRJETIN KINEZ: Vunë në shënjestër NASA-n, Senatin dhe institucione të tjera amerikane Botë

SHBA GODET RRJETIN KINEZ: Vunë në shënjestër NASA-n, Senatin dhe institucione të tjera amerikane

I NXEHTI EKSTREM NË GJERMANI/ Vdekje rekord nga vapa ekstreme, rreth 16 mijë viktima Botë

I NXEHTI EKSTREM NË GJERMANI/ Vdekje rekord nga vapa ekstreme, rreth 16 mijë viktima

"DUAM FUNDIN E LUFTËS NË UKRAINË"/ Trump: Diçka mund të vijë nga vizita e shefit të CIA-s në Moskë Botë

"DUAM FUNDIN E LUFTËS NË UKRAINË"/ Trump: Diçka mund të vijë nga vizita e shefit të CIA-s në Moskë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT