• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
INTEGRIMI NË BE/ Shkupi shpresëplotë për 2022: Bullgaria do të heqë veton ndaj Maqedonisë së Veriut
Home
Rajon

INTEGRIMI NË BE/ Shkupi shpresëplotë për 2022: Bullgaria do të heqë veton ndaj Maqedonisë së Veriut

2 January, 2022 Delo.autor Rajon

Shkupi Zyrtar ka shpresa se Bullgaria mund të heq veton dhe t’i hapë rrugën drejt integrimit në BE. I dërguari special i Maqedonisë së Veriut në Bullgari për zgjidhjen e mosmarrëveshjes mes dy vendeve, Vlado Buçkovski u shpreh optimist se Bullgaria do të heqë veton për Maqedoninë e Veriut në 2022.

Buçkovski shprehet se është bërë përparim në ndërtimin e besimit mes dy vendeve, ndërsa shpreson të ketë rezultate pas takimit të kryeministrit të ri maqedonas Dimitar Kovaçevski me homologun e tij bullgar Kiril Petkov, i  parashikuar për në mesin e muajit Janar.

“Në vitin 2021 Bullgaria nuk kishte qeveri të rregullt për 8 muaj. Në vend u mbajtën tre zgjedhje parlamentare dhe një presidenciale. Kjo ndikoi seriozisht në përpjekjet tona për të gjetur një zgjidhje të pranueshme reciprokisht dhe për të hequr bllokadën në rrugën tonë drejt BE. Në vitin 2022 pres që të arrihet një zgjidhje e pranueshme reciprokisht me Bullgarinë. Një zgjidhje që do të bazohet në respektin e ndërsjellë dhe do të ruhet. Bllokada bullgare do të hiqet. Fillimi i negociatave me BE më në fund do të jetë një realitet,” tha Buçkovski.

Jo vetëm Shkupi, por edhe Tirana Zyrtare është me sytë nga Sofja, ku vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut ka bllokuar edhe Shqipërinë në rrugën drejt BE-së, pasi Brukseli kërkon që dy vendet të ecin së bashku drejt integrimit.  Megjithëse Bullgaria ishte nën presionin ndërkombëtar për të zhbllokuar fillimin e bisedimeve të anëtarësimit në BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, kjo nuk ndodhi. Një ditë para ndërrimit të viteve edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama tha se nëse Bullgaria bllokon sërish Maqedoninë  e Veriut për integrimin enë BE, atëherë Shqipëria do të kërkojë ndarjen.

Bullgaria, shtet anëtar i BE-së, në nëntor të vitit 2020 ka vendosur veto ndaj Maqedonisë së Veriut, për shkak të mosmarrëveshjeve që kanë të bëjnë me gjuhën dhe identitetin. Sofja pranon gjuhën dhe identitetin maqedonas, por vetëm pas vitit 1945, para kësaj periudhë, ato, sipas saj, kanë pasur “rrënjë bullgare”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article COVID-19 NË HOLANDË/ Mijëra protestues mbushin rrugët e Amsterdamit kundër izolimit, përplasje e dhunshme me policinë (Foto)
Previous article Tirana nis rrugëtimin si Kryeqyteti Europian i Rinisë, banda frymore parakalon në rrugët e qytetit

Delo.autor

Postime të ngjashme

E RËNDË/ Gjendet pa shenja jete drejtori i TV Alsat, Lirim Hajredini Rajon

E RËNDË/ Gjendet pa shenja jete drejtori i TV Alsat, Lirim Hajredini

PDK PARALAJMËRON KURTIN: Nuk duam pushtet, do jemi aktiv jashtë Kuvendit Rajon

PDK PARALAJMËRON KURTIN: Nuk duam pushtet, do jemi aktiv jashtë Kuvendit

NGËRÇI POLITIK NË KOSOVË/ PDK akuzon Kurtin pas tensioneve në Kuvend: Po bllokon institucionet, Republika është mbi ne Rajon

NGËRÇI POLITIK NË KOSOVË/ PDK akuzon Kurtin pas tensioneve në Kuvend: Po bllokon institucionet, Republika është mbi ne

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT