• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“INTEGRIMI NË BE”/ Ruçi, akuza nga Vjena për financimet ruse në Shqipëri: Ka dyshime për …
Home
Politikë

“INTEGRIMI NË BE”/ Ruçi, akuza nga Vjena për financimet ruse në Shqipëri: Ka dyshime për …

9 April, 2019 F.autor Politikë

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, mori pjesë dje në Konferencën e Kryetarëve të Parlamenteve të vendeve të Bashkimit Europian në Vjenë.

rucci

 

Gjatë këtij aktiviteti, kreu i Kuvendit mbajti edhe një fjalë përshëndetëse, ku vuri theksin te rëndësia që ka integrimi i gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor në BE. Sipas Ruçit, ngadalësimi i procesit integrues për vendet e Ballkanit Perëndimor e ekspozon këtë rajon ndaj influencave ruse, duke theksuar se në Shqipëri ka dyshime për financime të paligjshme të partive politike të caktuara.

“Kolegë, fillimi i bisedimeve për anëtarësim nuk është anëtarësim, por pikësëpari është një mundësi që ju, BE dhe vendet anëtare, të monitoroni e vlerësoni më mirë dhe më strikt vendet tona. Procesi i negociatave për anëtarësim është shumë i gjatë, i bazuar tërësisht në meritën e çdo vendi. Zgjerimi duhet të mbetet një synim i pandryshuar i Bashkimit Europian, sikurse dhe thellimi apo reformimi, dhe se zgjerimi nuk do të thotë vetëm shtim i vendeve anëtare, por investim për paqen, sigurinë e stabilitetin e të gjithë kontinentit tonë. Të gjithë jemi të vetëdijshëm se ngadalësimi i procesit mund të krijojë hapësira, që mund të shfrytëzohen nga aktorë të tjerë, të cilët synojnë të rrisin ndikimin e tyre politik, ekonomik dhe kulturor në Ballkanin Perëndimor, të dëmtojnë stabilitetin dhe të devijojnë perspektivën e tij europiane. Nuk mund ta fshehim që tashmë ka një prezencë të shtuar të Rusisë në Ballkanin Perëndimor, sikurse ka dhe dyshime për financime të paligjshme të partive politike të caktuara”, u shpreh Ruçi, duke akuzuar në mënyrë indirekte Partinë Demokratike, e cila është nën hetim nga Prokuroria shqiptare për financat e saj.

INTEGRIMI

Ruçi në fjalën e tij theksoi se Shqipëria ka bërë hapa të rëndësishëm përpara homologëve të tij të vendeve të Bashkimit Evropian. Sipas Ruçit, Shqipëria ka vetëm një alternativë dhe ajo është integrimi në BE.

“Ne kemi vetëm një plan A, atë të vijimit të reformave që na bëjnë një vend të denjë për të qenë pjesë e BE-së. Prandaj, dyert e BE-së duhet të jenë të hapura për Ballkanin Perëndimor. Ne besojmë te vlerësimi juaj, bazuar në arritjet tona dhe shpresojmë që meritat e njëjta të shpërblehen me vlerësime e vendime të njëjta për vendet kandidate. Shqipëria është i vetmi vend në rajonin tonë, që ka një harmonizim 100% të politikës së saj të jashtme me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë së BE-së. Shqipëria ka pasur, ka dhe do të ketë një rol proaktiv në zhvillimin, bashkëpunimin, stabilitetin dhe paqen në rajon. Të gjitha sondazhet tregojnë se rreth 95 % e shqiptarëve mbështesin perspektivën europiane të Shqipërisë. Në emër të tyre, jam sot këtu për të kërkuar mbështetjen tuaj”, u shpreh kreu i Kuvendit.

Si përpjekje të Shqipërisë për të plotësuar kushtet dhe detyrat me vendet e tjera anëtare, Ruçi theksoi se edhe pala shqiptare po bën punën e saj për parandalimin e fluksit të emigrantëve. Kreu i Kuvendit theksoi se për vitin 2018 janë trajtuar 6 mijë emigrantë, që vinin nga vendet e luftës. “Po ashtu, Shqipëria ka marrë përgjegjësitë që i takojnë si vend europian në bashkëmenaxhimin e krizës së emigrantëve. Ne kemi pritur dhe jemi kujdesur në kampet tona vetëm gjatë vitit të kaluar për 6,000 emigrantë nga vendet në konflikt”, u shpreh Ruçi në fjalën e tij

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAKTI PËR UNIVERSITETIN/ 6 studentë ekselentë punësohen në Ministrinë e Mbrojtjes
Previous article SITA E VETTINGUT/ Kreu i Prokurorisë Sarandë replikon me KPK: Nuk mbaron këtu, po nuk ju futa të gjithëve në burg, do më shihni

F.autor

Postime të ngjashme

FOTOLAJM/ Ish-deputeti i PD Ervin Salianji i bashkohet protestës së qytetarëve te kryeministria Politikë

FOTOLAJM/ Ish-deputeti i PD Ervin Salianji i bashkohet protestës së qytetarëve te kryeministria

PROTESTAT NË TIRANË/ Ambasadorja zvicerane: Ne mbështesim Parlamentin dhe demokracinë Politikë

PROTESTAT NË TIRANË/ Ambasadorja zvicerane: Ne mbështesim Parlamentin dhe demokracinë

PËRFUNDON TAKIMI RAMA-MACRON/ Zbardhen detajet e dy orë bisedimeve në Pallatin Elysee Breaking News

PËRFUNDON TAKIMI RAMA-MACRON/ Zbardhen detajet e dy orë bisedimeve në Pallatin Elysee

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT