• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
INTEGRIMI NË BE/ Rama: Jemi në një pozicion që shumëkush në rajon do të donte të ishte
Home
Politikë

INTEGRIMI NË BE/ Rama: Jemi në një pozicion që shumëkush në rajon do të donte të ishte

4 February, 2025 s.autor Politikë

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në prezantimin e raportit të monitorimit të OECD/SIGMA, është shprehur se vlerësimet pozitive janë inkurajuese, por shtoi se ngritja e një administrate publike të denjë për familjen e BE nuk është një fjalë goje, por një ushtrim kompleks.

Megjithatë, në lidhje me reformat, Rama tha se vendi ynë është në pozicionin ku shumë nga shtete e rajonit do të donin të ishin.

“Ne jemi në një pozicion që shumëkush nga vendet e rajonit do të donte të ishte. Duke patur popullin pro europian, kemi një bazë të fortë që të gjitha reformat dhe përpjekjet drejt BE-së të kemi mbështetjen e domosdoshme”, tha Rama.

Kreu i qeverisë shprehu pakënaqësi në ecurinë në menaxhimin e administratës publike, duke theksuar se ka shumë punë për t’u bërë.

“Jam i palumtur me mënyrën sesi kemi ecur në top mengment-in e administratës publike. Kemi shumë punë për të bërë dhe do ta mirëpresim çdo financim në dije, sepse jemi në një faze historike me gjithë procesin e reformës në drejtësi, çlirimit të drejtësisë nga duart e politikës, ku duhet të përballim bashkërisht proceset e punës në administratë, proceset që lidhen me vendimmarrjen, dhe prokurimet. Nuk janë procese të lehta për t’u administruar, hetuar apo gjykuar dhe ndodh për fat të keq që në tërësinë e gjithë punëve të mira, të shohim edhe një tkurrje të administratës si rezultat i një ndjenje pasigurie që krijohet në këtë drejtim. Është një problematikë që duhet ta adresojmë ne BE”, tha kryeministri.

Rama: Dua t’i shpreh mirënjohjen time SIGMA-s dhe të gjithëve atyre brenda kësaj organizate që punuan dhe punojnë për të dhënat e Ballkanit Perëndimor.

Është burim dijeje dhe është inkurajuese që ne të marrim vlerësime kaq pozitive, por nga ana tjetër është shumë nxitëse që po nga ky burim të marrim edhe dije mbi çfarë mbetet për tu përmirësuar dhe adresuar, sepse ngritja e një administrate publike të denjë për familjen e BE nuk është një fjalë goje, por një ushtrim kompleks dhe unë besoj se të qenit në mes të Europës dhe të pasurit të bekimit të qenit europian, me mundësinë për tu bërë pjesë e BE-së është një e dhënë që garanton optimizmin për të ardhmen.

BE dhe mekanizmat e tij janë e vetmja forcë lëvizëse në këtë të që mund ti japin një vendi si i ynë, me një traditë shumë të varfër në asketin e institucioneve dhe administratës, instrumentet për të realizuar këtë mision.

Përplasja midis legjislacionit është një adaptim i atij europian dhe i kulturës së vendeve që është një kulturë jo fort e gatshme sot për t’iu përgjigjur legjislacionit me vënien në jetën e përditshme të të gjitha aspekteve.

Do të shkoja pak më thellë me këtë sepse kur flasim për kulturën, thelbi është te kultura e institucioneve. Duke na munguar kjo, ne kemi një hendek shumë më të madh për të mbushur. Këtu vijmë të BE, SIGMA dhe të gjitha instrumentet e tjera. Vijmë te edukimi institucional në këtë periudhë është vënë në qendër të vëmendjes.

Vijmë te informimi i të gjithë institucioneve dhe te vullneti politik.

Nga ana tjetër, të gjitha këto janë me shumë shpresë për faktin se është presioni i dyfishtë, i publikut dhe i BE për të marrë prej nesh provën e përmbushjes së të gjiha kritereve.

Ne jemi në një pozicion që shumëkush nga vendet e rajonit do të donte të ishte. Duke patur popullin pro europian, kemi një bazë të fortë që të gjitha reformat dhe përpjekjet drejt BE-së të kemi mëbshtetjen e domosdoshme.

Jam i palumtur me mënyrën sesi kemi ecur në top mengment-in të administratës publike. Kemi shumë punë për të bërë dhe do ta mirëpresim çdo financim në dije, sepse jemi në një faze historike me gjithë procesin e reformës në drejtësi, çlirimit të drejtësisë nga duart e politikës, ku duhet të përballim bashkërisht proceset e punës në administratë, proceset që lidhen me vendimmarrjen, dhe prokurimet. Nuk janë procese të lehta për t’u administruar, hetuar apo gjykuar dhe ndodh për fat të keq që në tërësinë e gjithë punëve të mira, të shohim edhe një tkurrje të administratës si rezultat i një ndjeje pasigurie që krijohet në këtë drejtim. Është një problematikë që duhet ta adresojmë ne BE.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "TËRHIQ KËRKESËN, OSE..."/ E rëndë në Vlorë, 46-vjeçari kërcënon me thikë bashkëjetuesen
Previous article PRIVATËSIA NË WHATSAPP/ 'Njoftim' nëse bëhet screenshot i një bisede?

s.autor

Postime të ngjashme

"TË NJËJTËT INVESTITORË JANË EDHE NË ZVËRNEC"/ Rama nxjerr shembullin nga Katari: Budallallëku nuk do ta mbajë peng Shqipërinë Breaking News

"TË NJËJTËT INVESTITORË JANË EDHE NË ZVËRNEC"/ Rama nxjerr shembullin nga Katari: Budallallëku nuk do ta mbajë peng Shqipërinë

QYTETARËT KËRKOJNË DORËHEQJEN E RAMËS/ Gonxhja për protestat: Duhet reflektim i thellë nga çdokush Politikë

QYTETARËT KËRKOJNË DORËHEQJEN E RAMËS/ Gonxhja për protestat: Duhet reflektim i thellë nga çdokush

"HONXHO-BONXHOT MË TREGOJNË..."/ Qytetarët i kërkojnë dorëheqjen, Rama injoron 5 kërkesat e protestuesve Politikë

"HONXHO-BONXHOT MË TREGOJNË..."/ Qytetarët i kërkojnë dorëheqjen, Rama injoron 5 kërkesat e protestuesve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT