• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
INTEGRIMI NË BE/ Kryemadhi: Politika të bëhet bashkë për të ndihmuar procesin…
Home
Politikë

INTEGRIMI NË BE/ Kryemadhi: Politika të bëhet bashkë për të ndihmuar procesin…

17 March, 2022 s.autor Politikë

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi është ndalur te Këshilli i Integrimit Evropian dhe raporti i përpiluar prej tyre. Ajo tha se në këtë proces, politika duhet të bëhet bashkë.

Kryemadhi sugjeroi që të formohet një grup i mirë ekspertësh për të negociuar, nëse BE vendos t’i hapë rrugë procesit. Kryetarja e LSI bëri thirrje që të hapet sa më shpejt negociata, në mënyrë që qeveria të largohet nga ideja e Ballkanit të Hapur.

“Të nderuar kolegë. Në fakt procesi i integrimit është jetike për shqiptarët, sidomos në kushtet që jemi sot. Do të doja të merresha me raportin vjetor të Këshillit të Integrimit. E lexova me ëndje, sepse duke pasur parasysh që roli i LSI, dua t’ju rikujtoj se në procesin e statusit kandidat, që ka ardhur si marrëveshje e LSI me PS, për të vazhduar më tej me procesin në Reformën në Drejtësi. Për hir të së vërtetës ishte dhe liberalizimi i vizave, ku marrëveshja e LSI dhe PD kishte një ndikim edhe LSI. Në këto vite kemi marrë rekomandim pozitiv nga Komisioni, por vendet anëtare s’e kanë votuar. Duke pasur parasysh se vendet. Sot i qëndroj këtij mendimi që negociatat me Shqipërinë duhet të kishin hapur dje. Kërkoja të gjeja disa rekomandime, nuk janë. Mendoj që shkolla verore është projekt i mirë që ndihmon, por s’e di se ndihmon për ekspertët nëse hapen negociatat për Shqipërinë. Ne sot ekspert kemi zv.ministrat që janë politikë. Këshilli i Integrimit duhet të përbëhet me ekspertë. Procesi i integrimit me aq njohuri që kam unë, se ne e kemi njohur në Ministrinë e Integrimit, duhet të rishikohet në tre degë. Çfarë ndodh me procesin dhe ku jemi? Nëse hapen negociatat a do të jetë i gatshëm grupi për t’u përballur. A është i gatshëm Shqipëria për procesin. Duhet të kthejmë ekspertët shqiptarë që sot janë larguar nga Shqipëria, në mënyrë që këta ekspertë të jenë pjesë e grupit negociator. Të mos bëjmë që të marrim ekspertë të huaj me paga të mëdhaja.

Dua të theksoj përsëri çështjen e integrimit Evropian që duhet të na bashkojë të gjithëve. Këtë nuk e lidh me inceneratorët, rritjen e naftës, të ushqimeve dhe problematikave të tjera. Këtë do e shihja si dashamirësi për koncesionet. Çështjen e integrimit do e shihja si thelbësore. Kërkoj që të hapen sa më shpejt negociatat, sepse sa më shumë të afrohemi me BE aq më larg kryeministri do të jetë me Ballkanin e Hapur. Ky proces është një proces që nuk duhet kthyer qesharak, në një proces që bëhet sa për të kthyer rrallën. Procesi i integrimit duhet parë me seriozitet, edhe i shoqërisë civile dhe botës akademike. Këshilli Evropian të mos përdoret si fasadë, por të jetë si institucion. Nuk ka gjë të keqe që fermerët shqiptarë të thërriten. Projektet të mos shkojnë për kantina vere që nuk ekzistojnë, por të shkojnë për fermerët, qoftë për të ulur çmimet e naftës në mënyrë të tillë që produktet shqiptare të mbushin prodhimin dhe ajo që është më e rëndësishmja të ndihemi të pavarur, jo vetëm ekonomikisht, por edhe politikisht”, tha Kryemadhi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LUFTA/ Lukashenko: Nëse Zelensky nuk nënshkruan marrëveshjen me Putin, do t’i nënshkruaj kapitullimin
Previous article SITUATA NË PD/ Basha: Mbetem në dispozicion për gjithçka për të bashkuar...

s.autor

Postime të ngjashme

FJALA E PLOTË/ Edi Rama në OKB: Makineria e Inteligjencës Artificiale do të bindet, pyetja është 'kujt' Breaking News

FJALA E PLOTË/ Edi Rama në OKB: Makineria e Inteligjencës Artificiale do të bindet, pyetja është 'kujt'

"KENI DËGJUAR PËR REVOLUCIONIN E FLAMINGOVE?" Rama flet në OKB për protestën në Tiranë: Zemërimi u shndërrua në mobilizim... Breaking News

"KENI DËGJUAR PËR REVOLUCIONIN E FLAMINGOVE?" Rama flet në OKB për protestën në Tiranë: Zemërimi u shndërrua në mobilizim...

NIS FJALIMIN NË ASAMBLENË E OKB-së/ Rama: Jemi një komb që e kemi jetuar të ardhmen që të tjerët... Breaking News

NIS FJALIMIN NË ASAMBLENË E OKB-së/ Rama: Jemi një komb që e kemi jetuar të ardhmen që të tjerët...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT