• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
INTEGRIMI DHE E ARDHMJA E BALLKANIT NË BE/ Kroacia: Mbështesin reformën në drejtësi!   
Home
Politikë

INTEGRIMI DHE E ARDHMJA E BALLKANIT NË BE/ Kroacia: Mbështesin reformën në drejtësi!   

10 April, 2019 F.autor Politikë

 

Delegacioni i Kuvendit të Shqipërisë pranë APKiE, i përbërë nga z. Ervin Bushati, kryetar i delegacionit dhe anëtaret, Znj. Eglantina Gjermeni dhe Znj.
Klotilda Bushka, po merr pjesë në sesionin e radhës të APKiE, që mbahet në Strasburg me 8-12 prill 2019. 
Gjatë punimeve të sesionit, delegacioni zhvilloi një takim me Zëvendës Kryeministren dhe Ministren e Punëve të Jashtme kroate, znj. Marija Pejčinovic Burič, njëkohësisht njëra nga dy kanditaturat zyrtare për Sekretar të Përgjithshëm të Këshillit të Evropës.

Gjatë takimit, dy palët vlerësuan marrëdhëniet tradicionalisht shumë të mira mes dy vendeve dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm dypalësh dhe në kuadër të organizatave shumëpalëshe.

Anëtarët e delegacionit shqiptar, prezantuan arritjet e Shqipërisë në përmbushjen e 5 prioriteteve kyçe të reformave të integrimit, përcaktuar nga Këshilli Europian, dhe kërkuan mbështetjen e Kroacisë për çeljen e negociatave në qershor 2019.
Integrimi në BE është fokusi ynë kryesor!
“Reforma jonë në Drejtësi është kurora e reformave tona si mazhorancë, dhe shumë e inspiruar nga rastet më të suksesshme si Kroacia: kampione në luftën kundër Korrupsionit në Europë”.

Ministrja e Jashtme e Kroacisë Znj. Burič, përgëzoi delegacionin për progresin e Shqipërisë në rrugën e saj drejt BE, mbi të gjitha duke vlerësuar në mënyrë të veçantë Reformën në Drejtësi dhe u shpreh se Kroacia do vijonte të mbështeste Shqiperinë pasi besonte se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor ishte né BE.
“Reforma në Drejtësi, legjislacioni i ri dhe sidomos ndryshimet në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë janë më të thellat dhe efikaset në Europë, edhe më radikale apo më të mëdha se ato në Kroaci”.

Kroacia është mbështetëse kryesore, sot por dhe në Qershor 2019, e procesit të Integrimit pë Shqipërinë & Maqedoninë e Veriut sa më shpejtë në familjen e Bashkimit Europian.
Angazhimi me BE i Ballkanit Perëndimor është prioritet!

Zëvendës Kryeministria dhe Ministria e Punëve të Jashtme kroate i prezantoi delegacionit platformen e saj si kanditate per Sekretar të Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, duke kërkuar mbështetjen e delegacionit shqiptar në këtë garë.
Votimi per Sekretar të Pergjithshëm të KiE do të jetë gjatë sesionit të qershorit të APKiE.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KUR VJEN PUNA TEK PËRMASAT.../ Ç'duhet bërë nëse ai ka një penis të madh?
Previous article HARROJENI MUZIKËN/ Këngëtari shqiptar del rrugëve e shet lule (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

PAKETA FISKALE/ Rama: Grijeni sallatën tuaj të urrejtjes dhe padijes, nesër qeveria do thotë fjalën e saj Politikë

PAKETA FISKALE/ Rama: Grijeni sallatën tuaj të urrejtjes dhe padijes, nesër qeveria do thotë fjalën e saj

PARALAJMËRON MËSUESIT/ Rama: Nxitja e nxënësve nën 18 vjeç për protesta do të sjellë pezullim ose largim nga detyra, ja çfarë parashikojnë masat e reja Politikë

PARALAJMËRON MËSUESIT/ Rama: Nxitja e nxënësve nën 18 vjeç për protesta do të sjellë pezullim ose largim nga detyra, ja çfarë parashikojnë masat e reja

PROTESTAT/ Rama: Kush kërkon dorëheqjen time, gabon nëse mendon se mund të ma imponojë me dhunë Breaking News

PROTESTAT/ Rama: Kush kërkon dorëheqjen time, gabon nëse mendon se mund të ma imponojë me dhunë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT