• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 31 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

31 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
INTEGRIM NË BE/ Balla: Gjermania mbështetëse kyçe për Shqipërinë
Home
Politikë

INTEGRIM NË BE/ Balla: Gjermania mbështetëse kyçe për Shqipërinë

26 April, 2019 F.autor Politikë

Kreu i grupit parlamentar në Partinë Socialiste pas takimit me një grup deputetësh të Bunbdetagut gjerman në Tiranë tha se Shqipëria i ka të gjitha shanset për të përcaktuar një datë për fillimin e bisedimeve me Bashkimin Europian.

Ai pohoi se Gjermania është një mbështetëse e fortë për vendin tonë në rrugën e anëtarësimit në BE.

“Së pari dua t’ju njoftoj se ne jemi në një fazë të rëndësishme në komunikim me kolegë gjermanë. Në 13 maj fillon një proces diskutimi në Bundestag, që ka të bëjë për vendimin për fillimi e bisedimeve me BE për celjen e negociatave. Nuk vihet në dyshim mbështetja e grupit parlamentar, me përjashtim të AFD . Ka një shumicë mbështetëse dhe inkurajuese për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Shqipëria qëndron shumë lart jo vetëm me Maqedoninë, por edhe me Malin e Zi dhe Serbinë. Shqipëria ka bërë hapa të rëndësishëm dhe të pakthyeshëm  të reformës në drejtësi. Ne  i kemi të gjitha shanset për përcaktimin e një date për fillimin e bisedimeve”-tha Balla.

Gjithashtu Balla teksa iu përgjigj interesit të medias, pohoi se me deputetët gjermanë është biseduar edhe për ndikimet e vendeve të tjera në Ballkan. Sipas tij,  Shqipëria ka vetëm një plan dhe ai është përmbushja e reformave dhe anëtarësimi sa më shpejt në BE.

“Dua të them se bashkë-ndamë  me kolegët gjermanë për një rritje të ndikimit të vendeve të tjerë në Ballkan, por pozicioni ynë është shumë i qartë: Shqipëria ka vetëm një plan  dhe ai është vijimi i reformave drejt anëtarësimit në BE”-theksoi Balla.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DËSHIRONI TË KENI MUSHKËRI TË SHËNDETSHME? Përdorni këto ushqime
Previous article VUANI NGA TENSIONI I LARTË? Ja sa kivi duhet të hani në ditë

F.autor

Postime të ngjashme

"DO NA MUNGOSH PËRJETË"/ Diplomati Bashkim Zeneli u nda nga jeta një ditë më parë, familja njofton homazhet, të hënën në Kuvend Politikë

"DO NA MUNGOSH PËRJETË"/ Diplomati Bashkim Zeneli u nda nga jeta një ditë më parë, familja njofton homazhet, të hënën në Kuvend

PËRFSHIRJA NË PROTESTA/ Ministri Demo: Fëmijët nuk e kanë vendin mes dhunës, së shpejti platforma “Help for You” kundër abuzimeve online Politikë

PËRFSHIRJA NË PROTESTA/ Ministri Demo: Fëmijët nuk e kanë vendin mes dhunës, së shpejti platforma “Help for You” kundër abuzimeve online

TRYEZA KOMBËTARE/ Nga rrjetet sociale te përgjegjësia e prindërve, Rama prezanton masat për mbrojtjen e fëmijëve: Së shpejti nisim diskutimin publik Politikë

TRYEZA KOMBËTARE/ Nga rrjetet sociale te përgjegjësia e prindërve, Rama prezanton masat për mbrojtjen e fëmijëve: Së shpejti nisim diskutimin publik

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT