• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Instituti i Statistikave/ Vijon të rritet çmimi i ushqimeve. Në janar 3,1% më shtrenjtë
Home
Sociale

Instituti i Statistikave/ Vijon të rritet çmimi i ushqimeve. Në janar 3,1% më shtrenjtë

8 February, 2018 luljetaautor Aktualitet, Sociale

Ushqimet i kushtuan shqiptarëve në janar 3.1% më shumë se sa i patën kushtuar në dhjetor, ndërkohë që inflacioni vjetor, treguesi kyç për ecurinë e konsumit dhe gjendjen e ekonomisë u ngadalësua në 1.7%, shumë më poshtë se sa objektivi i Bankës së Shqipërisë dhe pritshmërive të qeverisë.
Indeksi i Çmimeve të Konsumit u rrit në janar me 1.7% në krahasim me një vit më parë, një rritje e dobët dhe shumë më e ulët se sa parashikimi i qeverisë për inflacion mesatar 2.7 për qind, ndërkohë që shqiptarët paguan shumë më shtrenjtë për ushqimet bazë dhe më pak për mallrat dhe shërbimet e tjera.

Instituti i Statistikave publikoi të enjten Indeksin e Çmimeve të Konsumit për muajin janar, ku kostoja e përgjithshme e jetesës u rrit me 1.7% në bazë vjetore. Rritja e ngadaltë reflekton pjesërisht bazën e krahasimit, (janari i vitit 2017 shënoi rritjen më të lartë të çmimeve në shumë vite), si dhe dobësitë në kërkesë.

Ministria e Financave ka parashikuar në programin ekonomik dhe fiskal të miratuar në janar inflacion mesatar në masën 2.7% për vitin 2018 [link] ndërsa rezultati i janarit sugjeron se pritshmëritë e Financave mund të jenë të ekzagjeruara.

Ekonomia shqiptare konsiderohet e shëndoshë në rastin kur inflacioni mesatar është rreth 3% ndërsa rritja ekonomike reale luhatet rreth 4%. Kur inflacioni është më i ulët, kjo sugjeron se edhe rritja ekonomike nominale apo reale do të jetë më e ulët.

Parashikimi aktual i Bankës së Shqipërisë është që ekonomia do të kthehet në normalitet rreth gjysmës së dytë të vitit 2019, kur inflacioni mesatar pritet të arrijë në 3% dhe rritja ekonomike reale në 4.3%. Por IÇK e muajit janar sugjeron se kjo pritshmëri mund të jetë e gabuar.

IÇK me dy shpejtësi

Indeksi i Çmimeve të Konsumit është rritur me dy shpejtësi shumë të ndryshme përgjatë tre viteve të fundit. Nga dhjetori i vitit 2015 deri në janar 2018, grupi i Ushqimeve dhe Pijeve Joalkoolike është shtrenjtuar me gati 11% ndërkohë që indeksi i përgjithshëm është rritur me 5.6%. Te grupi i ushqimeve, pjesa më e madhe e rritjes është furnizuar nga çmimet e zarzavateve, (40%), frutave (39%) dhe peshk (9.1%). Pjesa tjetër e çmimeve të ushqimeve kanë mbetur pothuajse të pandryshuara për më shumë se katër vjet. Buka dhe mishi kanë njohur rritje të papërfillshme, vaji dhe yndyra kushtojnë sot efektivisht më lirë se sa në vitin 2015 dhe po kështu edhe pijet joalkoolike.

Pjesa tjetër e shportës, të tilla si veshje, mobilime shtëpie apo shërbime hotelerie e kafenesh ka njohur ndryshime të papërfillshme në çmime. Kafenetë kushtojnë sot njësoj si tre vjet më parë ndërsa grupi i mallrave Mobilje, Pajisje Shtëpie dhe Mirëmbajtje kushtojnë sot 0.1% më shumë se sa në dhjetor 2015.

Inflacioni zakonisht konsiderohet pozitiv në ekonomi pasi pasqyron kërkesën e lartë për mallra dhe shërbime si dhe rritjen e kostos në formën e pagave. Por ky lloj inflacioni i përqendruar në masën dërrmuese në pak grupe mallrash si në rastin e Shqipërisë nuk mund të konsiderohet si inflacion i shkaktuar nga kërkesa konsumatore. Nuk mund të argumentohet se shqiptarët papritur kanë shfaqur kërkesë shumë të lartë dhe për rrjedhojë, rritje çmimesh, për frutat, zarzavatet dhe peshkun ndërkohë që nuk kanë shfaqur kërkesë për të gjitha mallrat e tjera./BIRN

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Në shtetin e Arizonës do të mund t’i paguani taksat me Bitcoin
Previous article DOSJA "2.4 tonë drogë"/ Ja sa VITE BURG kërkon PROKURORIA për 4 bashkëpunëtorët e Moisi Habilaj

luljetaautor

Postime të ngjashme

AKSIDENT TRAGJIK NË VLORË/ Përplasen tre makina, një viktimë! Dy nga automjetet u shkrumbuan nga flakët Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË VLORË/ Përplasen tre makina, një viktimë! Dy nga automjetet u shkrumbuan nga flakët

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri Aktualitet

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës Aktualitet

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT