• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Institucionet e reja të drejtësisë, Kuvendi ngre Komisionin e Monitorimit
Home
Shqipëri

Institucionet e reja të drejtësisë, Kuvendi ngre Komisionin e Monitorimit

29 May, 2018 Redaktor2 Politikë, Shqipëri

Përzgjedhja e kandidatëve për anëtarë të institucioneve të reja të drejtësisë, si Këshilli i Lartë i Prokurorisë, Këshilli i Lartë i Gjyqësorit, Inspektori i Lartë i Drejtësisë dhe Gjykata dhe Prokuroria e Posaçme antikorrupsion, do të monitorohen nga një Komision i Pavarur që do të ngrihet pranë Kuvendit.

Parlamenti pritet të diskutojë sot ngritjen e Komisionit të Pavarur për Koordinimin, Monitorimin dhe ndjekjen e zbatimit të ligjit për “organet e qeverisjes në sistemin e drejtësisë”. Kjo strukturë e re do të jetë në varësi të Kuvendit, por do të përbëhet nga 5 anëtarë të përzgjedhur nga radhët e profesionistëve, si juristë, gjyqtarë, prokurorë, avokatë, profesorë ose lektorë të së drejtës, apo juristë të nivelit të lartë në administratën publike. Në relacionin e projektvendimit, thuhet se ky Komision do të ketë edhe rolin e rekomanduesit të sanksione ndaj institucioneve, që nuk zbatojnë brenda afateve ligjin.

“Komisioni i Pavarur do të evidentoje rastet kur institucionet përgjegjëse nuk zbatojnë ligjin brenda afatit dhe nuk kryejnë detyrat e tyre të përcaktuara, duke ia bërë me dije komisionit të përhershëm përgjegjës për çështjet ligjore, ose drejtpërdrejt Kuvendit, nëpërmjet raportimit me qëllim që të mund t’i propozohet Kuvendit marrja e masave përkatëse për moszbatimin e ligjit. Duke mbajtur parasysh sa më sipër si dhe vetë emërtesën, komisioni është konceptuar si një organ kolegjial, i përbërë nga profesionistë të fushës. Kuvendi në aspektin procedural e krijon këtë komision bazuar në dispozitat e parashikuara në rregulloren e tij”, thekson relacioni.

VOTIMI

Në projektvendim theksohet se zgjedhja e anëtarëve të Komisionit të Pavarur të zgjidhet me shumicë të thjeshtë nga Parlamenti. Ky komision do të paguhet dhe do të shfrytë- zojë ambientet e Parlamentit dhe administratën e saj. “Komisioni i Pavarur përbëhet nga 5 anëtarë, që zgjidhen nga Kuvendi me votim të fshehtë, më shumicë të thjeshtë, nga lista e kandidatëve, e miratuar në komisionin e përhershëm përgjegjës për çështjet ligjore në Kuvend. Komisioni i Pavarur i ushtron funksionet e tij deri në përfundimin e procesit të krijimit dhe fillimin e veprimtarisë së organeve të parashikuara në ligjin nr.115/2016”, thuhet në projektvendim.

Në të sqarohen dhe etapat se si do të bëhet përzgjedhja e kandidatëve. “Komisioni përgjegjës për çështjet ligjore, brenda 1 jave nga përfundimi i seancës dëgjimore, përmes një procedure votimi të hapur, ku votohet me radhë për të gjithë kandidatët, miraton listën me jo më pak se 7 dhe jo më shumë se 10 kandidatë, si dhe harton një raport mbi vlerësimin e kandidatëve. Raporti i vlerësimit dhe lista e kandidatëve për votim i përcillen menjëherë Kuvendit në seancë plenare. Në përfundim të procesit të votimit, konsiderohen të zgjedhur pesë kandidatët që kanë marrë më shumë vota. Në rast barazie të votave, anëtari përzgjidhet me short manual”, thekson projektvendimi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Srbija Danas: CIA e rrëzon Vuçiçin/ Jeremiç lider i ri
Previous article LAJM I FUNDIT/ Plagosen rëndë dy minator në minierën e Bulqizës

Redaktor2

Postime të ngjashme

"PAK RELAKS ME LLAJKEFOLLOUVE TË GUNËS"/ Video gazmore e Edi Ramës me influenceret e protestës Politikë

"PAK RELAKS ME LLAJKEFOLLOUVE TË GUNËS"/ Video gazmore e Edi Ramës me influenceret e protestës

FJALIMI I RAMËS/ Reagon Spiropali: Mblidh trutë e kokës! Partia duhet të pastrohet Politikë

FJALIMI I RAMËS/ Reagon Spiropali: Mblidh trutë e kokës! Partia duhet të pastrohet

"SPONSORËT E PROTESTËS PO HARXHOJNË SHUMË PARA..."/ Rama: Sa për mua dhe PS-në, le të vazhdojnë të paguajnë naftë e qeleshe deri në maj 2029 Breaking News

"SPONSORËT E PROTESTËS PO HARXHOJNË SHUMË PARA..."/ Rama: Sa për mua dhe PS-në, le të vazhdojnë të paguajnë naftë e qeleshe deri në maj 2029

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT