• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
INSPEKTON ZYRAT E PUNËS NË DURRËS/ Rama: Kurse paraprake për të papunët
Home
Politikë

INSPEKTON ZYRAT E PUNËS NË DURRËS/ Rama: Kurse paraprake për të papunët

15 April, 2019 F.autor Politikë

Personat e papunë që ju drejtohen zyrave të punës, por nuk kanë një kualifikim fillestar dhe nuk dinë se nga t’ia fillojnë apo ç’lloj pune duhet të kërkojnë, tashmë ndihmohen nga zyrat shtetërore përmes një trajnimi disa javor. Kryeministri Edi Rama ishte në mjediset e Qendrës së Formimit Profesional në Durrës, që ofron kursin e trajnimit “Start SMART”.

“Qendra e Formimit Profesional Durrës i shërben të gjithë zonës së Durrësit, Krujës, Fushë-Krujës me shërbime trajnimi afatshkurtër që variojnë nga disa javë në disa muaj, maksimumi në rreth 6 muaj. Konkretisht, një nga paketat e fundit që kjo qendër e formimit profesional ka lancuar është paketa “Start Smart” dhe që targeton të gjithë ata që kanë qenë të papunë për një kohë të gjatë, të larguar nga tregu i punës dhe i trajnon ata me aftësi bazë si të kërkojnë një vend pune, por edhe si të kenë shprehitë e duhura për të fituar një vend pune”, u shpreh zëvendësministrja e Ekonomisë, Dajna Sorensen.

Një nga mësueset e qendrës është shprehur se zyra e punësimit orienton të gjithë në formim profesional ose në punësim. “Janë të gjithë punëkërkues të papunë, që vijnë nga zyra e punësimit dhe sot fillojnë kursin në qendrën tonë. Kursi është dyjavor, 4 orë mësimore çdo ditë, bëjmë vlerësimin e aftësive sociale dhe në fund bëjmë profilin që e çojmë në zyrën e punësimit”, tha një nga mësueset e Qendrës

Kryeministri iu premtoi kursantëve se mbështetja do të vijojë edhe më pas kursit, duke i ndihmuar ata në gjetjen e një pune. “Të jeni të sigurt që kjo ju ndihmon shumë se ju e keni dëshirën për punë, por s’keni akoma një kualifikim minimal. Kështu që këtu merrni disa parime bazë, pastaj në vijim ne do t’ju ndihmojmë për të pasur kontaktet e duhura me sipërmarrjet dhe për të filluar punë”, tha Rama.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAS SHUMË DEBATESH/ BE miraton përfundimisht reformën e të drejtës së autorit
Previous article SQARON VENDIMIN PËR TË ARDHMEN E ICARDIT/ Marotta: Përcaktuese do të jetë...

F.autor

Postime të ngjashme

ANULOHET VIZITA E RAMËS NË VJENË/ Mediat austriake: Pala shqiptare kërkoi që… Politikë

ANULOHET VIZITA E RAMËS NË VJENË/ Mediat austriake: Pala shqiptare kërkoi që…

"OPOZITA ËSHTË E PAAFTË"/ Rama: Nuk jap dorëheqjen, negociatat me BE-në duhet të përfundojnë deri në fund të 2027 Politikë

"OPOZITA ËSHTË E PAAFTË"/ Rama: Nuk jap dorëheqjen, negociatat me BE-në duhet të përfundojnë deri në fund të 2027

PROTESTAT/ Rama nuk tërhiqet: Mandati ynë është i qartë, Shqipëria në BE në 2030! S’do lejoj askënd të rrezikojë të ardhmen e vendit Politikë

PROTESTAT/ Rama nuk tërhiqet: Mandati ynë është i qartë, Shqipëria në BE në 2030! S’do lejoj askënd të rrezikojë të ardhmen e vendit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT