• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
INSPEKTON PUNIMET NË SPITALIN E SHKODRËS/ Manastirliu: Brenda vitit salla të reja operacioni
Home
Politikë

INSPEKTON PUNIMET NË SPITALIN E SHKODRËS/ Manastirliu: Brenda vitit salla të reja operacioni

5 June, 2021 s.autor Politikë

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka inspektuar fillimin e punimeve në spitalin rajonal Shkodër, për rikonstruksionin bllokut operator.

“Jam këtu në Shkodër me mjekët e shërbimit të kirurgjisë, ku fillon puna në një tjetër kantier, për të bërë të mundur përmirësimin e shërbimit të kirurgjisë në këtë spital dhe ngritjen në një nivel të ri të këtij shërbimi për qytetarët dhe për pacientët që kanë nevojë”, tha Manastirliu.

Drejtori i Spitalit të Shkodrës, dr. Ardian Dajti u shpreh se me këtë investim të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, do të rinovohen edhe aparaturat dhe të gjithë pajisjet e sallave të operacionit, si dhe do të investohet në salla moderne, sipas standardeve bashkëkohore.

Kirurgu Gëzim Galiqi tha se ky është një investim i shumëpritur për spitalin e Shkodrës, i cili po bëhet realitet.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, gjatë vizitës së saj në Spitalin Rajonal të Shkodrës, është ndalur edhe me mjekët dhe infermierët e shërbimit të urgjencës dhe të repartit Infektiv të këtij Spitali, i cili ka shërbyer deri para pak kohësh si pavion COVID.

“Dua t’iu falenderoj për gatishmërinë dhe për të gjithë punën që keni bërë për përballimin e pandemisë, për trajtimin e rasteve të dyshuara, të infektuara por edhe post-covid. Edhe pse, ashtu sikurse Spitali I Durrësit dhe Elbasanit, nuk jeni tashmë pavion COVID, edhe në këtë spital do të vijojnë të trajtohen rastet post-covid dhe sigurisht do të jemi në gatishmëri maksimale për çdo situatë. Gjej rastin që t’iu falenderoj pra edhe njëherë për gjithë punën, angazhimin tuaj, profesionalizmin, përgjatë kësaj periudhe të vështirë. Por sfida të reja na presin. Sepse, siç e dimë pandemia ende nuk ka përfunduar. Impakti i pandemisë do të ndihet gjatë në sektorin shëndetësor. Kështu që duhet të vijojmë të harmonizojmë shërbimet dhe gjithashtu edhe të mbështesim ekipet tona mjekësore kudo në vend, në të gjithë nivelet, për të garantuar shërbime më të mira për qytetarët”, tha Manastirliu.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ROBOTË NË VIJËN ANËSORE/ FIFA mund të nxjerrë në pension asistentët
Previous article NDODH PËR HERË TË PARË/ Një grua në krye të muzeut të Luvrit: Laurence des Cars

s.autor

Postime të ngjashme

"KËSAJ I THONË TË KESH DY B*THA, NJË TA MBASH NJË TA ÇASH"/ Rama kritikon blogerët që mbështesin protestat në Zvërnec Politikë

"KËSAJ I THONË TË KESH DY B*THA, NJË TA MBASH NJË TA ÇASH"/ Rama kritikon blogerët që mbështesin protestat në Zvërnec

"ISHTE SKANDAL I MADH"/ Rama ndan me socialistët historinë se si u zgjodh në krye të partisë: Në Fier më thoshin “hë, erdhe ti”, por… Politikë

"ISHTE SKANDAL I MADH"/ Rama ndan me socialistët historinë se si u zgjodh në krye të partisë: Në Fier më thoshin “hë, erdhe ti”, por…

FOTOLAJM/ Rama ‘harron’ për një çast politikën, kapet ‘mat’ i përqafuar me djalin e vogël në Fier Politikë

FOTOLAJM/ Rama ‘harron’ për një çast politikën, kapet ‘mat’ i përqafuar me djalin e vogël në Fier

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT