Kantieri i ujit Maçurisht- Plasë në Fier përfundon pas 2 muajsh dhe do të sjellë 24 orë ujë për 6 mijë banorë.
Kështu thotë kryeministri Edi Rama i cili ka qenë nga afër duke inspektuar punimet. Ndërkaq edhe Liboniku e zona të tjera të kësaj bashkie kanë tanimë ujë 24 orë.
Ky program Rama tha se ka nisur prej vitesh dhe tanimë ështrë duke u finalizuar.
“Kjo është gjëja kryesore se shumëkush nuk e di këtë gjë se shofin këtë dhe thonë u kujtua për fushatë. Ky është një program i tërë që ka nisur prej vitesh dhe tani është duke u finalizuar në shumë pika. Brenda 2022 të gjitha qendrat urbane do të jenë me 24 orë ujë dhe me qendra urbane kam parasysh jo vetëm bashkitë e vjetra por edhe komunat me banimin më intensiv”, shtoi Rama.


