• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
INSPEKTON PUNIMET NË “DON BOSKO”/ Veliaj: Do mbahemi mend për shkollat që kemi ndërtuar me standarde evropiane
Home
Politikë

INSPEKTON PUNIMET NË “DON BOSKO”/ Veliaj: Do mbahemi mend për shkollat që kemi ndërtuar me standarde evropiane

19 September, 2020 Delo.autor Politikë

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi kantierin e ndërtimit të shkollës 9- vjeçare “Vaçe Zela”, në të cilën është integruar edhe një kopësht, dhe të shkollës së mesme “Kristo Frashëri”, të cilat zgjidhin përfundimisht nevojat e 7 mijë banorëve të këtij komuniteti.

“Kjo që po ndodh në fund të “Don Boskos” është një mrekulli. Dikur konsiderohej si një nga zonat informale të lëna pas dore, sot jo vetëm është urbanizuar nga ndërtesat edhe banesat private, po më në fund i përgjigjemi një komuniteti prej 7 mijë banorësh, që e ka vuajtur çështjen e arsimit prej rreth 30 vitesh. Sot themi se kjo zonë kufitare mes njësisë 9 dhe njësisë 11, është integruar në Tiranë me dy nga shkollat më të bukura, shkollën “Vaçe Zela” dhe “Kristo Frashëri”, të cilat kombinuar si dy “L”, për të krijuar një oborr të brendshëm dhe për të dhënë një sens qetësie dhe sigurie”, u shpreh Veliaj.

Dy shkollat e reja pritet të përfundojnë përpara afatit, ndërsa do të nisë rehabilitimi i dy shkollave të tjera “Qazim Turdiu” dhe “Hasan Vogli”. “Po sigurohemi që klasat të kenë më pak nxënës. Është super lajm që, semestrin tjetër, do të kemi një shkollë e cila ka 60 klasa, rreth 2000 nxënës, përfshirë këtu edhe parashkollorin. Të heqësh 2000 nxënës nga mbingarkesa e shkollave të tjera, është diçka fantastike sepse krijon kushte shumë më të mira për ta. Do të mundohemi të përfundojmë përpara afatit, që semestri i dytë të na kapë me shkolla të reja, në mënyrë që nxënësit e shkollave “Qazim Turdiu” dhe “Hasan Vogli”, të cilat do të restaurohen për shkak të tërmetit, të kemi mundësi t’i sistemojmë këtu”, shpjegoi kryebashkiaku.

Ai theksoi se kjo bashki do të mbahet mend për vëmendjen ndaj arsimit dhe numrin e madh të shkollave të reja. “Unë nuk e di për çfarë do mbahemi mend, por shpresoj shumë që nga shumë punë që kemi bërë, të jetë kjo e shkollave. Me shkollën “Vaçe Zela” dhe “Kristo Frashëri”, dy emra të mëdhenj, shpresoj se do gjejnë frymëzim breza të tërë dhe do kuptojmë se arsimi dhe kultura janë gjithçka, nuk i prish as tërmeti, as përmbytja, as Covid-i. Ato që kemi në kokë, në zemër dhe vlerat që na karakterizojnë si shoqëri, nuk ka tërmet që na i heq”, tha Veliaj.

Ndërtimi i dy shkollave të reja ka sjellë që tani rritje të vlerës së pronës dhe më shumë interes për banorët, për të investuar në këtë zonë. “Me ardhjen e shkollës këtu, ka filluar edhe urbanizimi i zonës. Shumë prej atyre që kanë pasur shtëpitë të ndërtuara keq, pa leje, po konsolidohen në pallate që do prodhojnë apartamente, çifte të reja dhe pastaj, fëmijë që do frekuentojnë këto shkolla. Më vjen mirë që më në fund nuk bëjmë arna, por bëjmë një shkollë, që do mendojë edhe për Tiranën e 30 viteve”, deklaroi ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAMJET/ Ky është "Genti Faqja", "i tmerrshmi" i Elbasanit që plagosi me pistoletë tre persona brenda në lokal (FOTO)
Previous article COVID-19/ Trump: Do të ketë mjaftueshëm vaksina për të gjithë amerikanët

Delo.autor

Postime të ngjashme

“JENI MË TË MIRËT”/ Rama publikon pamjet nga takimi me Policinë: Durim me të rinjtë, forcë ndaj dhunuesve Politikë

“JENI MË TË MIRËT”/ Rama publikon pamjet nga takimi me Policinë: Durim me të rinjtë, forcë ndaj dhunuesve

ANULOHET VIZITA E RAMËS NË VJENË/ Mediat austriake: Pala shqiptare kërkoi që… Politikë

ANULOHET VIZITA E RAMËS NË VJENË/ Mediat austriake: Pala shqiptare kërkoi që…

"OPOZITA ËSHTË E PAAFTË"/ Rama: Nuk jap dorëheqjen, negociatat me BE-në duhet të përfundojnë deri në fund të 2027 Politikë

"OPOZITA ËSHTË E PAAFTË"/ Rama: Nuk jap dorëheqjen, negociatat me BE-në duhet të përfundojnë deri në fund të 2027

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT