• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
INSPEKTIM NË KOMISARIATIN E POGRADECIT/ Lleshaj: Policia kishte rezultate, goditëm një grup të rrezikshëm kriminal…
Home
Politikë

INSPEKTIM NË KOMISARIATIN E POGRADECIT/ Lleshaj: Policia kishte rezultate, goditëm një grup të rrezikshëm kriminal…

2 September, 2020 s.autor Breaking News, Politikë

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, gjatë një vizite, zhvilloi një inspektim në Komisariatin e Policisë së Pogradecit. Ai shoqërohej nga Prefekti i qarkut dhe drejtuesit e lartë të Policisë së Shtetit.

Lleshaj vlerësoi punën e strukturave lokale të Policisë për mbarëvajtjen e sezonit, si dhe rendin në tërësi. Lleshaj veçoi goditjen e një grupi me tendenca të forta kriminale.

Ai theksoi se shërbimet online kanë ulur me 70 % prezencën e qytetarëve që marrin shërbime në polici, duke i ofruar ato online.

Prononcimi i ministrit Lleshaj për mediat:

Kemi ardhur sot në Pogradec për të inspektuar punën që po bëjnë strukturat e këtushme të Policisë, në funksion të rendit dhe të sigurisë. Dhe dua të them me kënaqësi se puna e bërë nga Komisariati dhe nga strukturat e tjera vendore të Policisë ka dhënë rezultate të mira.

Së fundmi, opinioni publik është njohur me një ngjarje të rëndë, e cila u shoqërua pastaj me një aksion shumë të rëndësishëm të Policisë që çoi në zbulimin dhe goditjen e një grupi shumë të rrezikshëm kriminal, i cili ka shkaktuar një moment shumë optimist në mbarë qytetin e Pogradecit, për faktin se u godit vërtetë fort dhe shpejt një grup i ndërlikuar kriminal.

Shohim me kënaqësi se masat e marra edhe në funksion të shërbimeve të tjera policore, në funksion të menaxhimit të sezonit turistik, të masave të marra për policimin në komunitet dhe po ashtu masat e marra për ofrimin e shërbimeve online janë në rrugën e duhur.

Konstatova me kënaqësi se fluksi i qytetarëve që vijnë fizikisht në hyrje, ose në Zyrën e Shërbimit të Qytetarëve në Komisariat, tashmë ka rënë me një përqindje të madhe. Kjo për arsye se shërbimet ofrohen online dhe është eliminuar dukshëm, gati mbi 70 % nevoja e prezencës fizike të qytetarëve në mjediset e Komisariatit. Ne do ta vazhdojmë këtë punë me konseguencë të madhe, për të bërë të mundur që qytetarët të mund të marrin shërbime online, pa qenë nevoja të harxhojnë kohë apo dhe para për këto shërbime.

Ndërkohë burimet njerëzore që çlirohen do t’i angazhojmë më mirë në funksion të rendit dhe sigurisë publike. Besoj se edhe investimi i bërë nga Qeveria për shtimin e madh të numrit të Policisë së Shtetit do të japë ndikimin e vet edhe në Pogradec përmes shtimit të patrullave dhe përmes shtimit të kapaciteteve në funksion të rendit dhe të sigurisë në këtë qytet të rëndësishëm turistik të vendit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KOSOVË/ Viktimat nga koronavirusi, të moshës nga 30 deri në 50 vjeç
Previous article NË TIMON TË DEHUR E PA LEJE DREJTIMI/ Arrestohen 19 persona e vihen nën hetim 10 të tjerë në Korçë

s.autor

Postime të ngjashme

DEBAT NË KUVEND/ Bardhi dhe Peleshi përplasen për marrëveshjen me SHBA Politikë

DEBAT NË KUVEND/ Bardhi dhe Peleshi përplasen për marrëveshjen me SHBA

VIDEOLAJM/ Kredia 302 mln $ nga SHBA, Agron Shehaj merr marrëveshjen konfidenciale në Kuvend dhe ikën me vrap Politikë

VIDEOLAJM/ Kredia 302 mln $ nga SHBA, Agron Shehaj merr marrëveshjen konfidenciale në Kuvend dhe ikën me vrap

PËRPLASJE PARA PARLAMENTIT/ Hidhen vezë e domate ndaj policisë! Nisin shoqërimet, mes tyre edhe Arben Kola Aktualitet

PËRPLASJE PARA PARLAMENTIT/ Hidhen vezë e domate ndaj policisë! Nisin shoqërimet, mes tyre edhe Arben Kola

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT