• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
INSKENOI VDEKJEN NË PUKË/ Biznesmeni italian: Jam gati të kthehem në Shqipëri dhe të bëj burg
Home
Aktualitet
Kronikë

INSKENOI VDEKJEN NË PUKË/ Biznesmeni italian: Jam gati të kthehem në Shqipëri dhe të bëj burg

12 November, 2021 F.autor Aktualitet, Kronikë

Edhe pse ka kaluar më pak se një vit, ai është gati të paguajë për krimet e kryera në Shqipëri. Davide Pecorelli shpreh gatishmërinë e tij për t’u kthyer në Tokën e Shqiponjave për të vuajtur çdo dënim.

Në ditët në vijim, Prokuroria e Pukës (vendi nga ku në fillim të janarit të këtij viti sipërmarrësi kishte inskenuar vdekjen), mund të kërkojë gjykimin ndaj Pecorellit për zjarrvënie të makinave dhe vjedhje të eshtrave të njerëzve nga një varr. Akuza jo shumë të rënda, por që mund të çojnë në burg.

Njeriu që inskenoi vdekjen e tij në Pukë dhe më pas u zbulua se ishte gjallë dhe gjithçka e justifikoi se e kishte bërë me argumentin se sipërmarrja e tij falimentoi, deklaron se është gati që të rikthehet në Shqipëri ku e presin disa akuza dhe rrezikon burgun.

“Jam i gatshëm të përfundoj pas hekurave në Shqipëri, – thotë ish-gjyqtari sportiv italian, – dua të kthehem, aty kam lënë miq dhe vende që dua. Nëse dënimi është i drejtë, unë do të paguaj për atë do të akuzohem”.

Për mediat italiane, ai shprehet se ka kërkuar falje. “Po, meqë ra fjala, tashmë i kam kërkuar falje të gjithëve në Shqipëri, përfshirë kryetarin e Bashkisë Pukë dhe në çdo rast të gjithë komunitetit. Fatkeqësisht kam bërë disa gabime, – kujton ai. – Siç dihet, kur mbërrita në Tiranë në janar, po kaloja një moment shumë të vështirë në jetën time. U përpoqa të bëja vetëvrasje dhe ai prifti që takova rastësisht më shpëtoi. Atëherë ju e dini historinë, periudha në bashkësinë e priftërinjve në Medjugorje ishte thelbësore: ënë do t’u jem mirënjohës atyre përgjithmonë”.

I pyetur nëse është i sigurt për t’u kthyer në Shqipëri dhe të bëjë burg ai tha: “E kuptoj që është një zgjedhje e rëndësishme, por nëse kjo më jep mundësinë të jem qytetar i lirë edhe në Shqipëri, atëherë jam gati për çdo gjë.

Për sa i përket planeve për të ardhmen, Pecorelli tha: “Siç e kam theksuar disa herë, synimi im është të themeloj një shoqatë për të mbështetur ata që, si në rastin tim, po përballen me krizë për shkak të punës. Tani jam me familjen, me 4 fëmijët e mi. Do të përpiqem t’i rikthehem jetës së përditshme”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “PARALAJMERON” BERISHËN/ Demokrati: Po se hoqe Lulin, Rama do bëhet mbret
Previous article "I MOHOJ KËTO ZËRA"/ Ylli i Inter-it: Conte nuk më ka kontaktuar për këtë çështje

F.autor

Postime të ngjashme

TENSIONET PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët rezistencë: Arrestoni Ramën! Hidhet ujë në drejtim të protestuesve Aktualitet

TENSIONET PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët rezistencë: Arrestoni Ramën! Hidhet ujë në drejtim të protestuesve

TRAGJEDIA NË VAUN E DEJËS/ Urgjenca reagon pas akuzave të banorëve: Ambulanca kishte defekt teknik... Aktualitet

TRAGJEDIA NË VAUN E DEJËS/ Urgjenca reagon pas akuzave të banorëve: Ambulanca kishte defekt teknik...

"NA PROVOKOI"/ Zbardhet arsyeja pse ndryshoi skenari i protestës së sotme: Rama në zyrë… Aktualitet

"NA PROVOKOI"/ Zbardhet arsyeja pse ndryshoi skenari i protestës së sotme: Rama në zyrë…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT