Kreu i qeverisë, Edi Rama, refuzoi të përgjigjej për presidentin Ilir Meta, teksa u pyet nga gazetarët në konferencë në lidhje me dekretin e tij për anëtarin e parë të Gjykatës Kushtetuese.“Në 48 orët e fundit nuk kam pasur asnjë sekondë për Ilir Metën”, tha Rama gjatë konferencës që erdhi pas samitit të BE-së që nuk doli dot me një vendim për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.