• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“INJORANTË E MJERANË…”/ Spartak Ngjela: SHBA i ka të gjithë të korruptuarit e shtetit shqiptar të skeduar
Home
Politikë

“INJORANTË E MJERANË…”/ Spartak Ngjela: SHBA i ka të gjithë të korruptuarit e shtetit shqiptar të skeduar

5 July, 2021 F.autor Politikë

Nga Spartak Ngjela

Ky që po kalojmë është një moment i rëndësishëm historik, për Shqipërinë dhe për shqiptarët.

Moment historik quhet segmenti kohor, kur ai vjen për të zhvendosur fatin e një populli, nga mjerimi në një ndriçim gjithëshoqëror.

Por, ky moment historik qëndron i varur vetëm pas kësaj pyetjeje:

A do të informohen shqiptarët nga politika amerikane, me kompetencë dhe autoritet njoftues, për të gjithë mënxyrën që shqiptarët kanë qenë të detyruar të kalojnë, si pasojë e korrupsionit çnjerëzor?

l.Politika amerikane tani i ka të gjithë të korruptuarit e shtetit shqiptar të skeduar.

Publikimi i tyre, varet nga optika aktuale e politikës amerikane, por, e vetmja rrugë është nxjerrja në pahun e kohës e të gjithë krimit të madh antishqiptar që është bëre nga një bandë e madhe ogurzezë, kundër popullit shqiptar.

Dhe këta janë:

Vjedhës, injorantë, mjeranë, kërkues të pamendtë të asgjësë, të pasur që në fakt kanë kapur hiçin, të gëzuar e të pafestë, të varfër me para që nuk i pranon qytetërimi perëndimor – dhe, më në fund: të kapur si vjedhës që do të hyjnë me radhë  në tragjeditë familjare që i gatuan vetë. Kjo është aradha e korrupsionit të lartë shqiptar në 30 vjet histori antikombëtare.

ll.Por kjo kohë tani, mbart me vete të vemen shpresë për një histori kthyese që po presin shqiptarët: goditjen e tyre, sepse korrupsioni i lartë në 30 vjet qeverisje ka përbuzur shqiptarët me një urrejtje primitive, dhe, për faktin që këta të korrupruar kanë drejtuar gjithçka, ja çfarë kanë krijuar në Shqipëri:

Kanë sjellë varfërinë ekstreme të Shqipërisë;

Kanë krijuar me skemë të veçantë antishqiptare idenë që “ky vend nuk bëhet”, prandaj duhet ikur prej tij;

Kanë shkatërruar ekonominë me këtë qëllim;

Kanë shkatërruar arsimin;

Kanë stimuluar krimin dhe kanë krijuar partnereship me të;

I kanë dorëzuar shtetin krimit të organizuar;

Kanë shitur interesin kombëtar, sipas kërkesave të pushtuesve të territoreve shqiptare;

Kanë bashkëpunuar me Beogradin, Athinën dhe Moskën kundër interesit kombëtar;

Nuk kanë pranuar bombardimin e Serbisë dhe çlirimin e Kosovës.

Ja, kjo është e vërteta që mban brenda vetes kjo kohë.

Por shqiptarët po e duan me kërkesë ekspozimin real të kësaj kohe të trishtë që kanë kaluar – emër për emër, për keqbërësit e tyre .

Ata po presin…

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "DËNIMI QË JU JEP DJEMVE QË S'TË KËNAQIN...?" Ronela Hajati përgjigjet troç
Previous article PREZANTIMI TEK KUKËSI/ Sulmuesi brazilian: Aventurë emocionuese, ju tregoj me cilin ish-futbollit kam folur…

F.autor

Postime të ngjashme

VITI I RI SHKOLLOR/ Rama uron nxënësit dhe mësuesit: Shkolla me standarde të reja infrastrukturore Politikë

VITI I RI SHKOLLOR/ Rama uron nxënësit dhe mësuesit: Shkolla me standarde të reja infrastrukturore

PAGAT E MAGJISTRATËVE/ Rama: Marrin më shumë se kolegu në Greqi, por duan ta rrisin ende me vendimin “vetë Zot vetë Shkop” Politikë

PAGAT E MAGJISTRATËVE/ Rama: Marrin më shumë se kolegu në Greqi, por duan ta rrisin ende me vendimin “vetë Zot vetë Shkop”

"ASKUSH NUK DO T'I HEQË LOGON SELENICËS"/ Rama reagon pas bashkëbisedimit me qytetarët Breaking News

"ASKUSH NUK DO T'I HEQË LOGON SELENICËS"/ Rama reagon pas bashkëbisedimit me qytetarët

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT