• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“INJORANCA ËSHTË PRIND I FRIKËS…”/ Mjeku Ilir Alimehmeti: “Delta” nuk lejon përhapjen e…
Home
Sociale

“INJORANCA ËSHTË PRIND I FRIKËS…”/ Mjeku Ilir Alimehmeti: “Delta” nuk lejon përhapjen e…

15 September, 2021 F.autor Aktualitet, Sociale

Varianti “Mu” i COVID-19 rriti frikën e qytetarëve në shumë vende. Por epidemiologu Ilir Alimehmeti shprehet se “Delta” e dominon variantin “Mu” dhe nuk lejon përhapjen e tij.

Mjeku thotë se “virusi nuk di greqisht, kështu që emërtimi i varianteve me shkronja greke nuk pasqyrohet domosdoshmërisht në agresivitet apo infektueshmëri më të lartë” duke qetësuar qytetarët.

Postimi i plote i Alimehmetit:

“Injoranca është prindi i frikës”

Cit.: Herman Melville (1819-1891)

📺 Sapo një variant i SARS-CoV-2 pagëzohet me një shkronjë greke fillon një valë e re mediatizimi miqtë e mi!

🦠 Këtë herë e kishte rradhën varianti Mu.

👉 Le t’i hedhim një sy së bashku!

👉 Duke përdorur platformën dhe të dhënat zyrtare të GISAID mund të shohim që:

🦠 varianti Mu është i përhapur gjerësisht në Kolumbi dhe në shtetet përreth saj në pjesën veriperëndimore të Amerikës së Jugut (varianti Mu me ngjyrë të kuqe).

🙏 Por nuk shfaqin fare përqindje domethënëse asnjë nga:

👉 shtetet e tjera të Amerikës Jugore,

👉 shtetet e Europës, apo

👉 shtetet e Amerikës Veriore.

🦠 Varianti Mu është shfaqur për herë të parë më 7 janar 2021, ndërsa

🦠 Varianti Delta është shfaqur më vonë, rreth shkurtit 2021.

🦠 Por varianti Delta (ngjyrë e gjelbër) u bë dominant në të gjithë botën brenda pak muajve, duke reduktuar qarkullimin e të gjitha varianteve të tjera.

👉 Ndërsa varianti Mu nuk është në gjendje të tregojë këtë dominancë.

👉 Dominanca e Deltës ndaj Mu-së vërehet edhe për faktin që sapo ka hyrë në qarkullim ka ulur përqindjen e variantit Mu në Amerikën Jugore.

🇨🇴 Pasi hyri në korrik 2021 në Kolumbi varianti Delta ka filluar të zërë vend, fillimisht në kurriz të varianteve lambda dhe gama, por ka filluar një tkurrje e lehtë edhe e variantit Mu.

🇧🇷 Në Brazil shohim shumë qartë që varianti Mu është pothuajse inekzistent, pasi shfaqja e tij ndodhi njëkohësisht me variantin Delta dhe qartësisht u dominua prej këtij të fundit.

🇪🇺 Në Europë vëzhgohen me interes Britania e Madhe që bën nivele shumë të larta sekuencimesh gjenetike të varianteve, Spanja për marrëdhëniet e ngushta me ish-kolonitë spanjolle dhe Portugalia për marrëdhëniet e ngushta me Brazilin.

👉 Vërejmë se:

🇬🇧 Britania e Madhe pothuajse nuk ka pasur asnjë ndikim nga varianti Mu, krejtësisht i padukshëm në grafik.

🇪🇸 Spanja ka pasur pak raste Mu nga maji deri në korrik 2021, kur është vendosur dominimi i plotë i variantit Delta.

🇵🇹 Portugalia nuk ka pothuajse asnjë rast me variantin Mu.

📃 Shkurtimisht mund të dalim me përfundimet se:

✅ Delta duket se e dominon variantin Mu dhe nuk lejon përhapjen e tij, dhe

✅ Virusi nuk di greqisht, kështu që emërtimi i varianteve me shkronja greke nuk pasqyrohet domosdoshmërisht në agresivitet apo infektueshmëri më të lartë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ME LOT NË SY/ Vëllai i Sabrina Bengajt kërkon drejtësi për të motrën: Ai ishte dhelpër, na i punoi bukur mbrapa...
Previous article "RAMA 3" PËR SIGURINË/ Policia do të ketë akses në regjistrat e llogarive bankare, pasuritë dhe...

F.autor

Postime të ngjashme

TRAGJIKE/ Motori del nga rruga dhe përplaset me bordurën, dy të vdekur në Golem të Kavajës Aktualitet

TRAGJIKE/ Motori del nga rruga dhe përplaset me bordurën, dy të vdekur në Golem të Kavajës

VRAU NËNËN DHE PLAGOSI BABANË/ Florion Dalladaku kishte tentuar të vriste me çifte edhe një bashkëfshatar Aktualitet

VRAU NËNËN DHE PLAGOSI BABANË/ Florion Dalladaku kishte tentuar të vriste me çifte edhe një bashkëfshatar

TRONDITET LUSHNJA/ Djali vret me sqepar nënën dhe plagos babain, arratiset pas krimit Aktualitet

TRONDITET LUSHNJA/ Djali vret me sqepar nënën dhe plagos babain, arratiset pas krimit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT