Një tjetër vrasje e rëndë ka tronditur sot vendin. Bëhet fjalë për atë në Memaliaj, ku një 42 vjeçar mbeti viktimë e plumbave, vetëm se ishte informatory i policisë.
Ndonëse në ndihmë të kapjes së “keqbërësëve”, informatorët jo rrallëherë kanë përfunduar të vdekur, e kjo pasi ndoshta nuk e kanë ruajtur mirë “maskimin e tyre”.
Një rast është ai i informatorit të gazetarit të Artan Hoxhës, e tjetri bëhet fjalë jashtë kufijvë por në lidhje më një shqiptar.
Një person është gjendur i vrarë me armë zjarri në Memaliaj të Tepelenës këtë të enjte. Mësohet se viktima është Alket Muho, 43 vjeç, informatori i policisë lokale. Muho u gjet i pajetë në Gllavë të Memaliajt, në fshatin ku edhe jetonte.
Dyshimet e para lidhur me ekzekutimin e 43-vjeçarit lidhen me një sinjalizim të bërë nga ai disa ditë më parë te organet ligjzbatuese.
AlpeNews.al mëson se viktima 42 vjeç është personi mëposhtë:
***
Në 2016, vritet informatori i gazetarit Artan Hoxha:
Gazetari investigativ Artan Hoxha në 2016 bëri live në studio një deklaratë shumë të fortë, ku ndërsa fliste për raportin e fundit të policisë italiane që ka evidentuar 363 parcela droge në Shqipëri, ai tha se ndërsa investigonte për parcelat e hashashit në Devoll, vetëm dy muaj më pas informatori i tij u rrëmbye nga shtëpia në orën 23.00 të mbrëmjes dhe u ekzekutua me plumb në kokë, duke u hedhur në krah të rrugës nacionale Korçë-Devoll.
Ai është shtetasi Jani Kollçinaku, ose ndryshe Landi i Mirasit, banues në Miras të Devollit. Landi i Mirasit i njohur për lidhjet e tij me narkotrafikun u gjet i vrarë mëngjesin e 20 dhjetorit 2015 në krah të rrugës Korçë-Devoll shumë larg banesës së tij, i qëlluar me një plumb në kokë. Çka ngriti dyshimin te policia se viktima është rrëmbyer dhe më pas ekzekutuar disa kilometra larg banesës së tij.
Vritet gruaja e shqiptarit, ishte rekrutuar nga policia për të dhënë informacione për të shoqin
Gruaja e një shqiptari të dyshuar si trafikant droge në Skoci, është varë pasi mendohej se informonte policinë në lidhje me veprimtarinë e bashkëshortit të saj dhe të anëtarëve të tjerë të rrjetit të narkotikëve.
Lynda Spence, 27 vjeç, konsulente financiare, e martuar me shqiptarin Sokol Zefaj, u rrëmbye, u mbajt peng dhe më pas u masakrua më prill 2011.
Përgatiti: AlpeNews.al






