Një tjetër vrasje e rëbndë ka tronditur sot vendin. Bëhet fjalë për atë në Memaliaj, ku një 42 vjeçar mbeti viktimë e plumbave, vetëm se ishte informatory i policisë. Mbi ngjarjen ka reaguar edhe deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu.
Postimi:
“Si Deputet i Qarkut te Gjirokastres jam i shokuar nga vrasja makabre ne Rabije te Memaliajt e shkaqet e saj, qe tashme i gjen kudo te publikuara.
Nje vrasje kjo e parapregatitur, e organizuar dhe e realizuar me snajper nga nje dore “profesionale”.
Ky makabritet tregon se jeta e cdo qytetari, e cdo kujt qe perpiqet t’i kundervihet sado pak kriminalitetit, eshte ne rrezik!
Alket Muhaj, sipas te gjitha burimeve, ka denoncuar ne Polici mbjelljen e Kanabisit e perfshirjen ne kete veper kriminale edhe te punonjesve te saj.
Ne vend qe te merte mbrojtjen e domosdoshme nga Policia, ai ju “dorezua” vdekjes.
Ky krim therret: “Shteti ka rene perfundimisht”!
Ngushellimet me te sinqerta familjes, bashkefshatareve te tij, duke i garantuar per vendosmerine dhe qendresen ne luften me drogen, krimin, antishtetin, per te rivendosur te drejten, ligjin e vlerat.”


