• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Informaliteti është më i ulët se 2015, problem mbetet puna në të zezë
Home
Sociale

Informaliteti është më i ulët se 2015, problem mbetet puna në të zezë

14 January, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Sociale

Bizneset raportojnë për informalitetin në 2017, se ka rënie të lehtë në krahasim me 2015, ndërkohë që pragu i tatimfitimit dhe TVSH, marrëdhënia me administratën dhe zbatueshmëria e ligjit, mbeten faktorët kryesorë që influencojnë informalitetin.

Konkurrenca e pandershme nga aktivitetet informale vazhdon të mbetet shqetësim i konsiderueshëm i biznesit edhe në vrojtimin e 2017. Rreth 69 për qind e bizneseve shprehen se ndeshen me një formë apo tjetër të informalitetit në fushën e aktivitetit të tyre. Megjithatë, edhe pse shprehen që ndeshin konkurrencë informale, pjesa më e madhe nuk pranojnë se kanë informalitet në aktivitetin e tyre.

Janë këto disa nga gjetjet e anketës së Biznesit mbi Klimën e Investimeve për 2017, që u prezantuan në mbledhjen e Këshillit të Investimeve. Pyetësori u krye online gjatë periudhës korrik – shtator 2017 dhe u plotësua nga 146 kompani dhe objekt i vrojtimit ishte kontrolli tatimor, rimbursimi i TVSH-së, marrëdhëniet me administratën tatimore dhe informaliteti. Të pyetur nëse kanë strategji për t’u formalizuar, në shumicë, bizneset janë përgjigjur që nuk kanë informalitet në aktivitetin e tyre.

Sipas raportit, vërehet se ka një mospërputhje nga përgjigjet e vetë bizneseve, ndërmjet perceptimit të lartë mbi informalitetin në sektorin e tyre, ku 69 për qind e përgjigjën se ndeshen me informalitetin gjatë eksperiencës konkrete dhe 74 për qind deklarojnë se nuk kanë informalitet në aktivitetin e tyre. Bizneset raportojnë për 2017 se evazioni fiskal është natyra më e shpeshtë e shfaqjes së informalitetit, e pasuar nga puna në të zezë. Puna në të zezë qëndron në të njëjtat nivele si në 2015, ndërkohë ka rënë fenomeni i bizneseve të paregjistruara.

Ka një ndryshim pozitiv të perceptimit për korrupsionin dhe kontrabandën nga 2015 dhe pse sërish mbetet në nivele të larta. Reduktim i burokracive administrative, rritja e profesionalizimit të administratës, por dhe incentiva për bizneset e ndershme dhe që investojnë, janë disa nga kërkesat kryesore të biznesit për të nxitur formalizimin e shpejtë të ekonomisë dhe investimet private. Panorama/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Trezeguet: Ato dy tituj të fituar me Juven kanë qenë të merituar
Previous article McGregor befason tifozët, poston foton me cigare kanabis

Ina.Autor

Postime të ngjashme

TRITOL VILËS NË FSHATIN RRILË TË LEZHËS/ Çifti i bashkëshortëve ishin brenda në momentin e shpërthimit Aktualitet

TRITOL VILËS NË FSHATIN RRILË TË LEZHËS/ Çifti i bashkëshortëve ishin brenda në momentin e shpërthimit

PARASHIKIMI PËR SOT/ Mot i kthjellët, temperaturat shkojnë deri në 31 gradë Celsius Aktualitet

PARASHIKIMI PËR SOT/ Mot i kthjellët, temperaturat shkojnë deri në 31 gradë Celsius

AKSIDENT TRAGJIK NË FIER/ Përplaset për vdekje një person Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË FIER/ Përplaset për vdekje një person

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT