• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
INFLACIONI NIS VITIN ME RËNIE/ Zbret në 1.9%, por mishi, bulmeti e zarzavatet mbeten më të shtrenjtat
Home
Ekonomi

INFLACIONI NIS VITIN ME RËNIE/ Zbret në 1.9%, por mishi, bulmeti e zarzavatet mbeten më të shtrenjtat

13 February, 2025 s.autor Ekonomi

Viti 2025 ka nisur me një zbehje të mëtejshme të inflacionit në vend.

Çmimet në muajin janar rezultuan 1.9% më të shtrenjta, një ritëm më i ngadaltë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë 2023.

Ndonëse me një rënie, ushqimet dhe pijet alkoolike, mobiljet por dhe qiratë po i mbajnë çmimet e larta edhe këtë fillimvit. Ekspert të tregut e shpjegojnë këtë tendencë me parimin e kërkes-ofertës në treg.

“Po të shikosh trajektoren e inflacionit ka ardhur vetëm në rënie në mënyrë konstante çka tregon veç të tjerash efikasitetin e politikës monetare dhe pasja në fokus e inflacionit për ta ulur meqënëse akoma një pjesë e konsiderueshme e ushqimeve importohet por marrë parasysh dhe sezonit turistik kërkesa në tregin shqiptar ka ardhur në rritje”, shpjegon eksperti.

40% e të ardhurave të shqiptarëve shkojnë për ushqimet, por këtë fillim vit nuk janë kursyer as tek argëtimi, veshja apo kultura, inflacioni i të cilëve arriti përkatësisht në 5.7% dhe 3.3%.

“Kërkesa për këtë lloj kategorie ka ardhur në rritje meqenëse edhe oferta është në nivelet më të ulëta normalisht që ndikon në rritjen e çmimeve të grupmallrave siç ka ndikuar edhe nga të dhënat e publikuara nga Instat”.

Një rritje e çmimeve por më e ngadaltë vërehet edhe për baret e restorantet ndërsa sektori i transportit ka ndikuar më shumë në këtë rënie të inflacionit. Por a duhet të jetë shqetësuese një tendencë e tillë për ekonominë shqiptare?

“Objektivi dhe analiza e bankës është që gjatë 2025 inflacioni do jetë 2-3% por shqetësues inflacioni bëhet kur i afrohet nivelit 1% apo ulet edhe më poshtë sepse pavarësisht sesi duket ajo që është në brendesi të fenomenit ka të bëjë me ftohjen e ekonomisë”.

Sipas Bankës së Shqipërisë një rënie e inflacionit në vend ndodh si pasojë e inflacioni të importuar më të vogël me vendet partnere , forcimi i kursit të këmbimit të Lekut, si dhe efektet e politikës monetare se ndërmarrë deri më tani. Ndërsa parashikon që Inflacioni të kthehet në objektivin 3% gjatë vitit 2025.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AGRESIONI RUS/ Analiza e VOA-s: Kievi dhe BE të alarmuar nga perspektiva për një ‘marrëveshje të padrejtë’ në kurriz të Ukrainës
Previous article "SI KA FYTYRË TË THOTË..."/ Gjestit nuk i del e keqja me Xhenetën: Asnjëherë nuk më ka dashur

s.autor

Postime të ngjashme

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve Ekonomi

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg Ekonomi

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore Ekonomi

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT