• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Infertiliteti në rritje/ Fekondimin in vitro, zgjedhin ta bëjnë në Shqipëri dhe të huajt
Home
Sociale

Infertiliteti në rritje/ Fekondimin in vitro, zgjedhin ta bëjnë në Shqipëri dhe të huajt

12 February, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Sociale

Infertiliteti ose pamundësia për të ngjizur fëmijë prek 10-13% të popullsisë shqiptare. Por cilat janë shkaqet e infertilitetit femëror ose mashkullor. Pse e hasim gjithnjë e më shumë edhe tek moshat e reja?Mjeku obsetër gjinekolog në spitalin Amerikan, Elton Peçi sqaron se shkaqet janë disa dhe pohon se është në rritje numri i cifteve të cilët kanë probleme me infertilitetin.

“Mënyra e jetesës dhe ushqimi janë dy faktorë të rëndësishëm të cilët ndikojnë në këtë problematikë. Kjo vërehet zakonisht në analizat e spermogramës të meshkujve ku shohim një rënie të vlerave, të lëvizhmërisë apo të gjithë morfologjisë çka bën që të ulen shanset për një shtatëzani të femra”, shprehet mjeku obsetër gjinekolog. Ai pohon gjithashtu se Spitali Amerikan prej 10 vitesh ofron shërbim mjeksor dhe multidisiplinar për trajtimin e infertilitetit, duke filluar që nga mjekimet e thjeshta deri mjekimet më të fundit si fertilizimi in vitro.

“Tek meshkujt kemi kryesisht abuzimet me ushqimin, alkoolin, drograt që ndikojnë, ndërsa tek femrat kryesisht problemet me tubat, ose endometrioza e cila është një sëmundje e cila shkaktohet nga prania e qelizave të endometrit jashtë kaviteti të tij. Dukeqenë se sillen në mënyrë ciklike, shkaktojnë ato që quhen ciste dhe dëmtim të funksionit të tubava dhe mënyrën si inplantohet një embrion në endometër”, shprehet mjeku obsetër gjinekolog. Sipas tij, fertilizimi in vitro është një nga teknikat më të përdoruara në rastet kur në mënyrë natyrale është e pamundur shtatëzania “ Spitali Amerikan prej vitesh kryen me sukses fertilizimin in vitro dhe numri I personave që na besojnë është gjithnjë e më në rritje jo vetëm nga çiftet shqiptare por edhe të huaja. Kjo për shkak të standardeve që ka spitali për të realizuar me sukses fertilizimin in vitro, por edhe për shkak të çmimeve konkurruese”, shprehet mjeku obseter-gjinekolog, Elton Peçi.

Dr. Elton Peci Dr. Elton Peci
Sipas tij, ky trend në rritje kur garantohet cilësia ka bërë që numri I çifteve të huaja që vijnë në shqipëri për fekondimin in vitor të jetë gjithnjë e më I lartë. “ Në vende të ndryshme të perëndimit, fekondimi in vitro kushton deri në 25 mijë euro, ndërsa në Shqipëri çmimet janë nga 2500-3500 euro, pra kemi një diferenë në çmim, ndërkohë që teknologjia dhe stafi mjekësor për kryerjen e kësaj teknike është njësoj si në këto vende”, thotë mjeku obsetër gjinekolog. Madje sipas tij, në krahasim me disa vende, suksesi në Shqipëri është edhe më i madh. Mjeku gjinekolog sqaron edhe mënyrën sesi ndiqet shtatëzania me fekondim in vitro, duke u ndalur tek një nga pajisjet më moderrne si embrioskopi I cili bën të mundur monitorimin e embirioneve në ditët e para pas ngjizjes.

“Kjo teknologji bën të mundur që ne të kemi një vlerësim më të mirë të embrionit duke zgjedhur embrionin më cilësor për një shtatëzani sa më të shëndetshme. Kjo pajisje analizon embrionet në mënyrë kompjuterike duke e bërë më të lehtë zgjedhjen e një embrioni të shëndetshëm”, shprehet mjëku. Sipas tij një tjetër analizë të cilën Spitali Amerikan e ofron ekskluzivisht në Shqipëri është analiza genetike e embrionit e cila vlen jo vetëm në rastet kur pacientet bëjnë disa fekondime in vitro, pa sukses dhe në mënyrë të pa shpjegueshme, por edhe në rastet kur kanë disa lindje me fëmijë jo të shëndetshëm genetikishit. “Përmes analizës genetike ne bëjmë të mundur të përzgjedhim ato embrione që nuk mbartin anomali”, shprehet mjeku obsetër gjinekolog.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Historia e shtatzënisë së Xhensila Myrtezajt si ajo e Kylie Jenner?
Previous article Meta thirrje nga Shkodra: Gratë në shkencë janë garantimi i barazisë gjinore

Ina.Autor

Postime të ngjashme

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri Aktualitet

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës Aktualitet

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë Aktualitet

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT