• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“Infermierë për Shqipërinë”, përzgjjidhen vendet e punës sipas renditjes së fituesve
Home
Sociale

“Infermierë për Shqipërinë”, përzgjjidhen vendet e punës sipas renditjes së fituesve

24 April, 2018 Redaktor2 Aktualitet, Sociale

Fituesit e konkursit “Infermierë për Shqipërinë” në qarkun e Tiranës përzgjodhën vendet e punës sipas klasifikimit përfundimtar në bazë të pikëve të marra në testim.

Me nje procedurë të hapur të zhvilluar në ambientet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, 185 kandidatët që kaluan pragun dhe u shpallën fitues për infermierë, mami, fizioterapistë, teknikë laboratori dhe teknikë imazherie në qarkun e Tiranës, përzgjodhën sipas renditjes 87 vendet e lira të punës për këto specialitete në qendrat shëndetësore dhe spitalet e qarkut Tiranë.

Më konkretisht, për qarkun Tiranë:

Vende të lira pune për infermierë ishin 69, nga ku fitues dolën 69 kandidatë sipas renditjes, bazuar në pikët e grumbulluara nga secili kandidat. 27 kandidatë refuzuan vendet e punës, vende të cilat u plotësuan nga kandidatët fitues të listës në vijim. Kandidatët që refuzuan vendet e punës kalojnë në listë pritje dhe janë kontigjenti I parë për tu punësuar për vendet e reja të punës që hapen në qarkun Tiranë për infermierë.

Vende pune për mami kishte 5, nga ku fitues dolën 5 dhe nuk kishte asnjë refuzim.
Vende pune për teknik laboratori kishte 3, fitues dolën 3 dhe nuk kishte asnjë refuzim.
Vende pune për teknik imaxherie kishte 9, fitues dolën 9 dhe 1 kandidat refuzoi (u zëvendësua nga kandidati pasardhës).

Vende pune për fizioterapist kishte 1, fitues doli 1 dhe nuk kishte refuzime.
E njëjta procedurë do të vijojë në çdo qark të vendit deri në plotësimin e 416 vendeve vakante për infermierë, mami, fizioterapistë, teknikë laboratori dhe teknikë imazherie në institucionet shëndetësore. Procesi do të përmbyllet brenda datës 27 Prill.

Për t’u theksuar, pjesa tjetër e fituesve që janë më poshtë në renditje janë kandidatët e parë për t’u punësuar për çdo vend të lirë pune që hapet në spitalet dhe qendrat shëndetësore sipas qarqeve ku kandidatët kanë aplikuar dhe janë shpallur fitues.

Procesi I testimit të kandidatëve në platformën “Infermierë për Shqipërinë” ka qenë një process transparent në të gjitha fazat e tij, që nga regjistrimi, testimi, procesi I ankimimit, deri në shpalljen e listës përfundimtare të fituesve dhe përzgjedhjes së vendeve të reja të punës me bazë merite, në bazë të pikëve të marra nga secili kandidat nga të gjitha fazat e konkurimit.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SKANDALI ME TOLLONAT/ Prokuroria regjistron padinë. Pse po hetohen administratori dhe menaxheri i Gulf
Previous article Nuk kanë marrë masa kundër zjarrit, gjobiten 10 kompani të mëdha në Tiranë

Redaktor2

Postime të ngjashme

"SHQIPËRIA KËRKON REVOLUCION"/ Protestuesit mbërrijnë pranë Parlamentit, ushton thirrja: Ju erdhi fundi! Aktualitet

"SHQIPËRIA KËRKON REVOLUCION"/ Protestuesit mbërrijnë pranë Parlamentit, ushton thirrja: Ju erdhi fundi!

PROTESTË E PARALAJMËRUAR NESËR PARA KUVENDIT/ Aktivistët: T’i ndalojmë deputetët të futen! Merrni vezë e miell me vete Aktualitet

PROTESTË E PARALAJMËRUAR NESËR PARA KUVENDIT/ Aktivistët: T’i ndalojmë deputetët të futen! Merrni vezë e miell me vete

PROTESTA NË TIRANË/ Imitohet rrëzimi i shtatores së Enver Hoxhës me foton e Ramës Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ Imitohet rrëzimi i shtatores së Enver Hoxhës me foton e Ramës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT