• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
INFEKTIVI PLOT/ MSH ka një apel të fortë për qytetarët pas shtimit të rasteve
Home
Sociale

INFEKTIVI PLOT/ MSH ka një apel të fortë për qytetarët pas shtimit të rasteve

22 June, 2020 s.autor Aktualitet, Sociale

Ditët e fundit janë rritur ndjeshëm rastet e reja me koronavirus në vend duke bërë që në të gjithë Shqipërinë të ketë 790 të sëmurë aktivë.

Po ashtu, është rritur edhe numri i të shtruarve tek Infektivi, ku sipas ISHP deri sot numërohen 82 të tillë, 10 prej të cilëve janë në terapi intensive.

Numri i të vdekurve gjithashtu është rritur duke shkuar në 44 humbje jete që prej fillimit të pandemisë.

Nisur nga situata e krijuar, Ministria e Shëndetësisë ka një apel të fortë për qytetarët duke kërkuar më shumë kujdes me qëllim shmangien e kontakteve.

“Gjatë javës që lamë pas kemi patur një trend të rritur të rasteve të konfirmuara pozitiv, zgjerim të fashës së moshës së prekur me simptoma të shprehura, shtim të rasteve të hospitalizuara, por kemi pasur edhe humbje jete.

Kjo situatë ka reflektuar faktin që kemi ende ndërgjegjësim të ulët për respektimin e masave, por dhe prezencë të virusit me të njejtin nivel trasmetueshmërie. Ndaj Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet qytetarëve, të tregojnë kujdes në ambientet e punës, aty ku ofrohen shërbime dhe në çdo ambient publik, për të respektuar masat e higjienës, distancës fizike, shmangni kontaktet dhe vendosni maskat kur nuk është e mundur të ruhet distanca“, u shpreh Eugena Tomini

Ndër të tjera, ajo u shpreh:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon për vetëndërgjegjësim qytetarët, që të jenë të kujdesshëm në zbatimin e masave të vendosura: për të ruajtur distancën fizike prej 1.5 metër nga njëri tjetri, për të ruajtur higjienën personale dhe për të mbajtur maskat kudo ku nuk respektohet dot distanca.
Bizneset të zbatojnë me korrektësi protokollet e sigurisë në punë: të dezinfektojnë ambientet, të kryejnë ajrosjen rregullisht, të përdoren maskat apo barrierat mbrojtëse në çdo subjekt shërbimi për qytetarët, siç e përcaktojnë protokollet e autoriteteve shëndetësore.

Shkelja e rregullave nga kushdo do të konsiderohet rrezik për jetën dhe shëndetin e të tjerëve.

Shmangni çdo lloj grumbullimi, pasi janë rrezik për përhapjen e infeksionit.

Familjarët e pacientëve në spitale të shmangin sa më shumë vizitat, kurse të moshuarit kur është e mundur të shmangin kontaktet me qendrat shëndetësore, por të kontaktojnë nëpërmjet telefonit me mjekun e familjes për barnat me rimbursim.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article GJITHMONË NDRYSHE/ Luana Vjollca zgjedh fushën e tenisit për setin fotografik të radhës
Previous article AKSIDENT NË FIER/ I dehur në timon, shoferi aksidenton një burrë dhe djalin e tij 12-vjeçar

s.autor

Postime të ngjashme

"SHQIPËRIA KËRKON REVOLUCION"/ Protestuesit mbërrijnë pranë Parlamentit, ushton thirrja: Ju erdhi fundi! Aktualitet

"SHQIPËRIA KËRKON REVOLUCION"/ Protestuesit mbërrijnë pranë Parlamentit, ushton thirrja: Ju erdhi fundi!

PROTESTË E PARALAJMËRUAR NESËR PARA KUVENDIT/ Aktivistët: T’i ndalojmë deputetët të futen! Merrni vezë e miell me vete Aktualitet

PROTESTË E PARALAJMËRUAR NESËR PARA KUVENDIT/ Aktivistët: T’i ndalojmë deputetët të futen! Merrni vezë e miell me vete

PROTESTA NË TIRANË/ Imitohet rrëzimi i shtatores së Enver Hoxhës me foton e Ramës Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ Imitohet rrëzimi i shtatores së Enver Hoxhës me foton e Ramës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT