Nje shofer i dehur në timon, ka aksidentuar një person me inicialet R.H, 44 vjeç dhe djalin e tij 12 vjeçar, të cilët po ecnin me biçikletë në vendin e quajtur ‘Ura e Mbrostarit”.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier, arretuan në flagrancë shtetasin: Sh. G., 38 vjeç, banues në Fier.
Arrestimi i këtij shtetasi, bën me dije policia, u bë pasi pasditen e djeshme, në vendin e quajtur “Ura e Mbrostarit”, duke drejtuar mjetin tip “Benz” në gjëndje të dehur, ka aksidentuar lehtë shtetasin R. H, 44 vjeç dhe djalin e tij 12- vjeçar, të cilët po udhëtonin me biçikletë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor


