• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
INFEKSIONI I VESHIT TË MESËM/ Nga se shkaktohet dhe si kurohet
Home
Shëndet

INFEKSIONI I VESHIT TË MESËM/ Nga se shkaktohet dhe si kurohet

24 June, 2022 s.autor Shëndet

Infeksionet e veshit të mesëm mund të çojnë në çarje të daulles së veshit apo më keq akoma, në infeksion të kockës pas veshit apo infeksion të cipave të trurit, e njohur ndryshe si meningjit. Infeksionet e veshit të mesëm mund të shërohen edhe vetë në disa raste, por ajo që ndodh rëndom është çarja e daulles. Qelbi nuk ka nga të dalë, është në presion në hapësirën e veshit të mesëm, për rrjedhojë çan daullen e veshit të mesëm.

Sa ndikojnë zhurmat, higjiena e duarve, pastrimi me mjete jo të përshtatshme?

Me infeksionet e veshit të mesëm nuk ka të bëjë shumë higjiena e duarve, pra nuk është si shkak për fillimin e otitit të mesëm akut ose infeksioneve akute të otitit të mesëm. Ne mund ta shkaktojmë vetë në qoftë se kemi çarje të daulles ose mund të jetë një çarje traumatike e membranës, daulles së veshit. Nganjëherë mund të shkaktohet edhe nga një mjekim i pakujdesshëm i otitit të mesëm akut. Kur fëmija ose i rrituri nuk merr mjekimin e duhur, qelbi nuk gjen vend të dalë dhe çan daullen e veshit. Në këtë rast, qelbi del në kanalin e jashtëm të dëgjimit.

Mënyra se si trajtohen infeksionet e veshit të mesëm?

Kryesisht trajtohen me antibiotikë të thjeshtë. Sigurisht që një ndër mjekimet kryesore është mjekimi lokal me pika në hundë që të zhbllokohet hunda dhe të hapet tubi, me të cilin ajroset veshi i mesëm. Ky është mjekimi bazë që mund të shoqërohet edhe me qetësues për dhimbjen, por që çdo skemë mjekimi kushtëzohet nga gjendja e pacientit.

Kur mjekohesh gabim apo kur trajtimi është i vonuar, çfarë pasojash mund të ketë? A përbëjnë këto rastet më të vështira për t’u menaxhuar?
Ne duhet të jemi vigjilentë që nëse pas një gjendje virale, një fëmijë apo i rritur ankohet për dhimbje veshi, duhet mjekim i specializuar. Në këtë rast mbahen dy qëndrime, nëse kemi një skuqje të lehtë të membranës, ne nuk i fillojmë antibiotikë fëmijës, por i japim vetëm mjekim simptomatik duke i çliruar frymëmarrjen.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHOK SKUADRE ME ERIKSEN? Klubi i Premier League në “sulm” për Armando Brojën
Previous article ZBARDHET VENDIMI/ Çfarë parashikon propozimi francez për zgjidhjen e kontestit Bullgari-Maqedoni e Veriut

s.autor

Postime të ngjashme

VËMENDJE! Njihuni me disa fruta që ndihmojnë në sistemin tuaj imunitar! Shëndet

VËMENDJE! Njihuni me disa fruta që ndihmojnë në sistemin tuaj imunitar!

DONI TË LUFTONI OBEZITETIN? Ja çfarë nuk duhet të mungojë kurrë në dietën tuaj... Shëndet

DONI TË LUFTONI OBEZITETIN? Ja çfarë nuk duhet të mungojë kurrë në dietën tuaj...

"ETHET E NILIT" NË KORÇË/ Përmirësohet gjendja shëndetësore e 72-vjeçarit të sëmurë! Vijon hetimi epidemiologjik Shëndet

"ETHET E NILIT" NË KORÇË/ Përmirësohet gjendja shëndetësore e 72-vjeçarit të sëmurë! Vijon hetimi epidemiologjik

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT