• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
INFEKSIONET E BAJAMEVE/ A është zgjidhje heqja e tyre apo veprim i gabuar?!
Home
Shëndet

INFEKSIONET E BAJAMEVE/ A është zgjidhje heqja e tyre apo veprim i gabuar?!

25 February, 2023 s.autor Shëndet

Infeksionet e bajameve janë një ndër shqetësimet kryesore të vjeshtës.

Në rastin infeksioneve, bajamet enjten, skuqen dhe vishen me një shtresë të bardhë ose të verdhë.

Infeksionet e bajameve shoqërohet me vështirësi në gëlltitje, dhimbje, temperaturë dhe enjtje të gjendrave limfatike në zonën e qafës.

Probleme të tilla zakonisht shkaktohen si pasojë e infeksioneve bakteriale apo virale.

Çfarë roli luajnë bajamet nNë organizëm?
Bajamet janë pjesë e sistemit limfatik.

Ndonëse të vogla dhe në pamje të parë të padobishme, bajamet luajnë një rol të rëndësishëm në organizëm.

Bajamet mund t’i përshkruajmë si një portier të fytit.

Ato parandalojnë futjen e substancave dhe objekteve të huaja në mushkëri.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, ato filtrojnë bakteret dhe viruset dhe mbi të gjitha, prodhojnë rruaza të bardha të gjakut dhe antitrupa.

Kur infeksionet e bajameve bëhen të vazhdueshme, mjekët zakonisht rekomandojnë heqjen e tyre nëpërmjet kirurgjisë.

Ky rekomandim është i nevojshëm kur bajamet transformohen në një vatër kronike infeksioni për organizmin.

Ndërhyrje të tilla rekomandohen pas moshës 3 vjeçare.

Heqja E Bajameve, A Është E Nevojshme?
Heqja e bajameve rekomandohet nëse një fëmijë ka pasur mbi 3 infektime të fytit në vit për të paktën 3 vjet me radhë.

Një studim britanik, të cilit i referohet AgroWeb.org, analizoi të dhënat shëndetësore të mbi 1.6 milionë fëmijëve gjatë harkut kohor të 2005-2016.

Të dhënat treguan se për vetëm 2,000 nga 18,000 fëmijë që kishin kryer ndërhyrje, heqja e bajameve kishte qenë e justifikueshme në bazë të problemeve të përsëritura të fytit.

Pra vetëm 11 përqind e tyre i kishin hequr bajamet për arsye të forta.

BBC raporton se 7 në 8 fëmijë të cilëve u ishin hequr bajamet, ishin prekur nga këto probleme vetëm një herë, dhe heqja ka qenë veprim i panevojshëm.

A rritet rreziku i azmës me heqjen e bajameve?
Një studim danez sugjeron se heqja e bajameve tek fëmijët mund të rrisë numrin e infeksioneve të rrugëve të frymëmarrjes.

Po ashtu dhe rrezikun e azmës kur ata të rriten.

Ky sugjerim u bazua në të dhënat shëndetësore të mbi 1.2 milionë personave që nga fëmijëra për 30 vjet me rradhë.

Studiuesit vunë re se njerëzit që kishin hequr bajamet kur ishin fëmijë, ishin më të prekur nga infeksionet në rrugët e frymëmarrjes dhe azma./AgroWeb

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VETËM PALLATET E TIJ NUK U SHEMBËN/ Flet inxhinieri turk: I numëroja hekurat një nga një
Previous article NGA KONFLIKTET TE SËMUNDJA E SË ËMËS/ Zbulohet marrëdhënia e Luiz Ejllit me familjarët e tij

s.autor

Postime të ngjashme

"ETHET E NILIT" NË KORÇË/ Përmirësohet gjendja shëndetësore e 72-vjeçarit të sëmurë! Vijon hetimi epidemiologjik Shëndet

"ETHET E NILIT" NË KORÇË/ Përmirësohet gjendja shëndetësore e 72-vjeçarit të sëmurë! Vijon hetimi epidemiologjik

ÇFARË TË HANI PËR TË HUMBUR PESHË? Ushqimet që shkenca i rekomandon... Shëndet

ÇFARË TË HANI PËR TË HUMBUR PESHË? Ushqimet që shkenca i rekomandon...

FLOKËT PO JU BIEN? Ja ushqimet që mund të ndihmojnë në mirëmbajtjen e tyre Shëndet

FLOKËT PO JU BIEN? Ja ushqimet që mund të ndihmojnë në mirëmbajtjen e tyre

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT